Forumi Horizont | Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit » Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)
"Ma kthe qytetin tim" është titulli i videoklipit më të ri të këngëtarit Ermali Mamaqi i cili, për ata që nuk e dinë, është edhe djali i tezes së Sokol Olldashit. Ata që ishin fundjavën e kaluar në "Venue dance club", nuk kanë parë vetëm këngën e re të Ermalit por njëkohesisht janë njohur edhe me siglën e fushatës së kandidatit të mazhorancës.
Mbas këngës, Olldashi mbajti një fjalim për "elektoratin" në "Venue" me parrullën "Ma kthe qytetin tim" drejtuar direkt apo indirekt kryetarit të tanishëm të Tiranës. Për të bërë një kronikë paralele, motoja e tij të kujton atë që tha rreth 4 vjet me parë kryebashkiaku i Torontos, David Miller, i cili pas fitores u shpreh se "Qytetarët e Torontos votuan që të rimerrnin qytetin e tyre".
Do të ma kishte qejfi që Ermal Mamaqi ti kishte dhuruar një sigël unike dhe jo të kopjuar kushëririt të parë. Gjithsesi, Olldashi si duket i kishte marrë masat përderisa kishte ftuar të afërm dhe simpatizantë të PDs, pasi shumë vetë e dinë që nuk ka lindur në Tiranë, por në Durrës dhe thirrja "Ma kthe qytetin tim" dukej abstrakte e thënë nga Olldashi. Kjo më kujton edhe një fragment të këngës "Tirona" nga WSF ku kryebashkiaku i tanishëm Rama shprehet "provinciali thotë, jam prej Ali Demi". Fare mirë këto fjalë do të ishin një sigël madhështore për Bamir Topin, por për një person që qytetin e tij e ka 15 minuta larg, përgjigja do ishte: "Zotëri jeni në qytetin e gabuar"
******************************
Pershendetje
Nuk me duket se personi qe ka shkruar keto fjale ka zbuluar ujin e ngrohte, apo dicka tjeter me te rendomte, dhe as qe shprehja provokuese se Olldashi ka gabuar qytet.
Shume persona ne Shqiperi jane zhvendosur dhe jane perzier ne zona te tjera te vendit dhe kjo nuk i ben ata te padenje per te konkuruar ne menyre demokratike.
Sa per nje informacion te pergjithshem edhe Edi Rama nuk eshte TIRONC por eshte lindur ne Durres dhe eshte biri i denje i deputetit te Durresit te koheve te monizmit shokut Kristaq Rama. Po me kete llogjike bie poshte shprehja bombastike e mesiperme nese themi se Fatos Nano eshte deputet i sarandes apo qe Musa Ulqini eshte deputet i qendres se Tiranes.
Por meqe personi i mesiperm ka deshire te diskutoje ne kete terren atehere po i pergjigjem me llogjiken e tij. Ne zonen time elektorale nr 10 te tiranes qe perfshin nje nga lagjet me te vjetra te Tiranes p.sh. rrugen e kavajes dhe te duresit. Ne kete lagje ne prej 6 vjetesh kemi kryetare minibashkie nje person qe quhet Mira Veizi qe eshte rreth 52 vjec dhe qe me Tiranen e ka lidhur vetem emerimi ne partine Socialiste e qe ndoshta nuk e njeh akoma sa duhet zonen qe ka nen administrim.
Perballe saj nga ana tjeter Partia Demokratike ka paraqitur si kryetar minibashkie nje djale te ri 27 vjecar qe quhet Gerti Bogdani e qe eshte pinjoll i nje prej familjeve me te vjetra te Tiranes qe i ka dhene qytetit kontribute dhe vlera qe jane trasmetuar nga te vjeterit e deri tek me te rinjte. Nuk di te flas per te vjetrit sepse une nuk e kam jetuar ate kohe por perderisa emri i kesaj familje emertonte nje nga rruget kryesore ne Tirane perpara diktatures padyshim qe do te kete patur nje arsye. sa per te rinjte jo vetem une qe i kam komshinj por edhe ju qe nuk i njihni fare do te keni degjuar per futbollistin Erion Bogdani qe e ka filluar futbollin ne keto rrugica ku dikur gjelberonin pemet qe ishin aq te shpeshta saqe perdoreshin per shtyllat kufizuese te portes se futbollit, por qe sot jane zhdukur nen themelet e 8 pallateve te reja te cilet jane ndertuat edhe me konsensusin e te ardhures Mira.
Pra mire Olldashi nuk paska te drejte te kerkoje qytetin e tij. po Gerti Bogdani a e ka kete te drejte? A e ka te drejten ti kerkojeje te ardhures qe mos tia shkaterroje me tej rrugen ku ka hedhur hapat e para. a kemi te drejte ne qytetaret e Tiranes qe paguajme rregullisht taksat, dritat e ujin e qe kur bejme nje dritare te re i marrim leje bashkise dhe komshinjve, qe te marrim pjese ne vendimmarrje ndersa shohim se si masakrohet cdo dite qyteti yne? qe diellin qe e kemi pare qe kur kemi qene femije na e kane zene me pallatet shumekateshe?
edhe pse jam i bindur qe kam te drejte si qytetar i Tiranes dhe pasardhes i nje prej familjeve me me emer te Tiranes qe ka dhene goxha kontribute, nuk do te votoj Gertin as pse e njoh e as pse si une eshte lindur e rritur ne kete lagje ndryshe nga e ARDHURA Mira Veizi.
pra nuk do te votoj mbi baza territoriale sic na keshillon shkruesi i mesazhit qe kam cituar edhe pse do te ishte e justifikueshme.
Vota eshte e rendesishme te jepet jo per aftesi te lindura sic eshte vendlindja apo paraqitja fizike qe ne personat qe permenda me lart eshte e kunderskajshme, por per ate cka keta persona marrin persiper te bejne ne permiresimin e jetes se komunitetit dhe ne sherbimet qe ata do te bejne per kete komunitet, per formimin dhe deshiren e mire qe kane per ti bere gjerat lehtesuese per banoret e lagjeve ku konkurojne, per reputacionin dhe idete qe sjellin ne keto zhvillime.
Eshte e pamundur te kalosh ne lagjen time e te mos shohesh posterat e shumte qe shtyjne njeri tjetrin me berryla, supe e koke apo me sigel partie per te zene vend dukshem e per te dale ne vend te pare. Sheh 50 e ca vjecaret qe pasi kane shkuar tek parukieri, tek trukatori, tek fotografi i shtrenjte e pasi nje grafist u ka dhene doren e fundit te permiresimit te imazhit me programe grafike kane shkuar e jane shtypur ne shtypshkronja te shtrenjta me letra te kushtueshme. Pas kesaj militantet e shkrete jane ngjitur ne majat e shkalleve per ti vendosur posterat me lart se militantet kundershtare e pasi i kane ngjitur u kane dhene doren e fundit posterave duke u shtrire me dore rrudhat posterave te kanditateve me moshe te vjeter qe cirren e betohen se do te bejne nje politike te re. A thua nuk jemi ngopur me politiken over 50 e ca, e tani keta femije te rritur por te papjekur kane kuptuar gabimin e kaq here zgjedhjeve te meparshme e tani me buzeqeshje apo nderdheshje te perzemerta kerkojne serish vota e mandate qe te korrigjojne gabimet e te shkuares qe per nje fakt apo per nje tjeter nuk ka qene ne doren e tyre qe ti parandalonin apo ti kufizonin.
E ndersa rrethohem nga tere keto premtime, mendimi im eshte shume pragmatist. Kush nga keta do me ktheje diellin? qe nuk ndricon me shtepine time sepse ma pengojne pallatete shumekateshe prej betoni te hirte. Mund tia kerkoj kete Gertit? mund tia kerkoj kete Olldashit? Mund tia kerkoj Rames apo Mira Veizit?
Askush nga keta nuk ma kthen dot kete diell. Atehere si tia bej? cfare mund te rregulloj me voten time? hem... te pakten e kam te qarte qe keto pallate u ndertuan kur Edi Rama mbreteronte ne Tirane dhe Mira Veizi mbreteronte ne lagjet e vjetra tiranase duke menduar qe betoni ishte civilizimi. qe AJO dhe AI po u sillnin qyteterimin dhe qiellgervishtesit ketyre te pagdhendurve dhe katundareve tiranas. Pa kuptuar se ato tone kunjash hekuri po nguleshin ne tokat e gjysherve tane e se ai Beton u shtyp perdite e u thermon kockat ne varre.
Ma kthe qytetin tim... une te pakten mund ta them me gjithe shpirt ....
Gjithsej 148 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit » Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.