Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)
Re: Edhe rete vallezonin...
...---
Gjithcka kishte shijen e nje deja-vu-je......Kete embelsi fluturake, e kishte jetuar edhe me pare.Ai , dalengadale zbulonte elemente te njejte qe e zhvendosnin me mendje ne ate mbremje kur njohu Brisin....Atmosfera ishte e njejte, me te vetmin perjashtim se ne vend te juke-box-it tingujt magjepses pervinin nga nje manjetofon i vjeter.Ishte i njejti ajer i plogesht dhe kundermues.Bile , tani po i dukej se edhe profumi i saj ishte i njejti profum.Ngazellimi i zemres se tij po arrinte fuqine e magmes se nje vullkani te heshtur prej shume kohesh.Fundi i kenges, ringjalli ndjesite e topitura.
"A mund te te ofroj dicka, ne kembim sadopak te lumturise qe me dhurove?"-e pyeti me nje fill zeri."Emocione tradhtare"-u nxe me vehte.Ai. gigoloja , te emocionohej nga nje vasheze e mitur?!S'do ta kishte menduar kurre.
U ulen afer dritares se madhe qe jepte nga jugu, siper parkexhit.Fakti se ajo kishte kerkuae thjesht nje akullore, e coroditi edhe me shume.NJihteshume vajza, por ate s'ja kishin zene syte aty rrotull.Vajza duke ndjere thengjillin e kureshtjes ne shikimin e tij te mprehte prej profesionisti te joshjes, ngriti cepin e djathte te buzes si per te buzeqeshur dhe peshperiti:"Jam Vjosa, motra e Phoebus.E njihni?"
-"Ndoshta edhe e njoh "-e mbeshteti ai."ka bere ndonje gje qe e ka ngritur ne fame?"-u ckermit ai .
"Ha, ha...bej shaka.Do te me pelqente shume ta njihja.Tregome per te."-shtoi duke hedhur poshte nje gllenjke Corvoisier.
"Im vella gjndet ne nje situate shume te nderlikuar"-filloi ajo." Ka qene gjithmone nje njeri me kerkesa te shumta nga jeta , nuk kenaqej asnjehere me ate qe kishte.Kjo e ka shtyre gjimone me tej, cdohere tej cakut.Femrat i nderronte cdo jave , por kjo nuk i mjaftonte, donte emocione te reja.U hodh ne labirintin e epshit te pakufi.Njohu njefare Mister, person shume i fisem duhet ta pranoj.Ai i mesoi hapat e pare ne artin e lirise ndjenjesore, ose me mire te themi se e beri skllav te deshirave te tij .Keshtu qe Phoebus, u dashurua cmendurisht pas Misterit, i cili ishte , sic u mor vesh me pas, biseksual."
"Eh," -mendoi ai-"gjithmone e me qarte gjerat , s'ke c'i thua!"
-"Kjo histori , filloi sot e 4 vjet"- vazhdoi ajo-"por pas pak muajsh , Mister-i u zhduk.Nuk la asnje shenje pas vetes.E kote te te rrefej tragjedine qe kjo gje paraqista per tim vella.Ka kaluar gjithe kete kohe ne kerkim te hakmarrjes, per ate qe sipas atij, e tradhetoi.Para nje jave, papritmas, i erdhi nje telefonate.Une padashur e degjova teksa shqiptonte kete adrese.Dhe ja ku jam.Sot ne mengjes sapo arrita e pata te lehte te gjej dhomen e tij, eshte prapa barit.Por gjeja qe me ka trembur pa mase eshte se e gjeta mbi krevat te zhytur ne djerse te ftohta dhe me shkume te cepi i bozes.Kam frike se dikush e ka droguar, nga shenjat s'ka dyshim.Prane tij, ne nje poltrone nga ato qe perdoren neper studiot e psikanalizes ishte shtrire nje vajze, edhe ajo sigurisht ne ethet e postdrogimit, e cila perseriste si te ishte akoma ne hipnozehoebus eshte burri im i ligjshem dhe une e adhuroj.-Kerkova ta permend, por ishte e pamundur.Ne qafe kishte nje varse me nje medalion te madh ku me ra ne sy fjala :"billionere".
"Enya?-nje klithme e shurdhet dhe nje gje e cimbisi diku thelle...
"Tani nuk e kam fare idene se c'duhet te bej."-vazhdoi Vjosa e ne keto fjale e siper nje pikez loti iu formua ne bisht te syrit.Gigolo-ja, vetem tani vuri re se sa hijeshi i jepte ajo pamje e hidheruar dhe e coroditur...."ketu as Sherlock Holmes nuk do te kishte kuptuar gje"-pertypi me vete dhe u kthye te porosiste nje gote tjeter." O Zot -mendoi-po Brisi mga na mbiu ketu?"
Ishte ulur prane tavolines se vogel ku uleshim perhere.Pashe fytyren e saj te hutuar dhe pashe fytyren e Vjoses.I njejti hutim, e njejta coroditje...Po dendesohej akoma me shume misteri qe si nje re e zymte fungushti , ishte ulur mbi piano-bar.........
....continue.....
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.