Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 23 Janar 2007 - 04:26:

rendesia e procesit tek antibiotiket

Cod. A23012007

atehere me siper permenda qe detajet e mekanizmave molekulare te proceseve te dyfishimt,transkriptimit dhe perkthimit te ADN-s dhe ARN mund te nevojiteshin per shume gjera dhe permenda nder te tjerat antibiotiket. antibiotiket jane per te luftuar bakteriet (europ europ ). principi i tyre bazohet ne seleksionimin qe bejne per sa i perket pikave qe godasin.me pak fjale nje antibiotik i mire eshte ai qe godet proceset e bakterit pa prishur pune ne proceset e qelizes se njeriut.kur ai godet proceset e qelizes se njeriut shfaqen efektet kolaterale qe jane sot per sot nje nder problemet qe paraqesin antibiotiket.

nje shenjester te mire per antibiotiket paraqesin procese si sintetizimi i folatit,nje proces qe ndodh vetem tek bakteriet.folati tek njeriu merret me diete kurse bakteriet duhet ta prodhojne vete...nje bllokim i kesaj pike mund te coje ne nje mungese te nje lende baze per sintetizimin e ADN. kete pike psh e sulmon nje antibiotik qe quhet trimetoprim si dhe nje tjeter qe quhet sulfamid.kur te dy bashkohen formojne nje arme te fuqishme fare qe ka emrin baktrem (sulfametoksazol-trimetoprim).

por kalojme tek sintetizimi i proteinave...thame qe njohim kalimet dhe proteinat qe nderhyjne ne procese...pak a shume kalimet qe ndodhin gjate perkthimit te nje ARN-je jane pothuajse te njejte si tek njeriu edhe tek bakteriet (e kam fjalen per zonat e ribozomeve,kalimet neper zona etj) dhe keshtu qe duke ju pershtatur atyre pikave mund te permendim disa antibiotike dhe te tregojme se ku godasin:
1.atehere kemi momentin kur futet nje aminoacid tek zona A...ketu vepron tetraciklina qe futet ne kompeticion per zonen A me t-ARN...tetraciklina ka nje aftesi me te mire per tu lidh ne ate zone dhe bllokon keshtu vazhdimin e formimit te proteines.bllokues te tjere te sintetizimit te proteinave te bakterieve jane antibiotike si gentamicina,streptomicina,eritromicina,klindamicin
a etj...
2.kloramfenikoli bllokon kalimin e zinxhirit qe formohet tek aminoacidi i ri qe sapo vjen...
3.eritromicina nuk lejon qe zinxhiri ta zhvendoset nga njera zone ne tjetren ne brendesi te ribozomit...
4.ka pastaj antibiotike si ciprofloksacina (ciproksini) qe bllokojne enzima si topoizomerazet....
5.penicilinat bllokojne prodhimin e peptidoglikaneve qe jane kryesore ne strukturen e mureve te bakterieve...

etj etj

pra jane te gjithe pika qe i shpjegova me para dhe qe behen shenjester e antibiotikeve.shume mund te thone se si mund te jene selektive per bakteriet kur kemi procese te tilla edhe tek njeriu...pergjigja ketu eshte ne faktin qe ribozomet e bakterieve dhe njeriut ndryshojne njeri nga tjetri per nga madhesia dhe per nga dimensionet gje qe i ben te jene te ndryshme edhe pikat ku mund te godasin antibiotiket.

pak a shume kjo per te dhene idene se sa rendesi kane detajet e procesit qe kam shpjeguar tek antibiotiket


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.