Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Mjegulla
Dikur e urreja shume mjegullen, me pezmatonte shpirtin, me rrudhoste fytyren, me paloste buzet, me mbyllte syte, qe te mos e shihja... thjesht me vinte ne gjume.
Por papritur njoha nje shok shume te mire dhe filloi te me fliste kaq bukur dhe me pasion per mjegullen, si Amerikan qe ishte, i lindur dhe i rritur ne mjegull, a thua te ishte fryma e shenjte e Zotit dhe une ashtu avash-avash fillova ta dashuroja ate mjegullen, qe une kaq kohe e urreja, si shpjegohet?????? te dashurosh ate, qe tere jeten urreje??? Jane syte e mij, qe tashme kete mjegull te dashur e shohin ndryshe, te bukur..., te bute si pambuku, qe na ledhaton faqen, te embel dhe te gatshem per ta puthur kur na vjen kaq prane...
Mbas cdo mjegulle, shpirti im qartesohet, merr fryme thelle dhe lirshem, ashtu sic pastrohet ajri i qytetit nga mikrobet dhe bakteriet prej kesaj fryme te shenjte te Zotit.
Mjegulla eshte e nevojshme, na ben te clodhim syte nga drita e madhe dhe vezulluese e Diellit..... mjegulla na kalit syte te shohim ne erresire, na ben te mos kemi frike nga te papriturat, qe nuk mund ti shohim kur dashurojme kete mjegull.
Sa bukur eshte te biesh ne dashuri me mjegullen, lum kush e ndjeu... une e ndjeva pikerisht sot dhe jam shume e lumtur. Kaq me mjaftoi, te pakten sa ta ndjeja vetem nje here, se po e ndjeve kete bukuri njehere, qofte edhe vetem njehere, kjo bukuri qendron atje brenda, gjithmone ne shpirtin tend.
Po, mjegulla mua me zbukuroi shpirtin sot.........
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.