Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga Piktor datë 27 Korrik 2012 - 20:58:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
krenaria eshte nje ndjenje qe eshte keqperdorur dhe keqtrajtuar tek shqiptaret/ Manipulimi me krenarine ka sjelle deme me te medha edhe se luftrat, thote Herodoti. Pra, keto konceptime jane me te vjetra se sa mund te mendohet. Komunizmi vetem se diti t'i perdore mire (keq).

Krenaria eshte nje mekat vdeketar sipas shume kulturave fetare dhe pagane. dantja e vendos ne rrethin e shtare, katolicizmi ne rreshtin e katert dhe cudi nje liber qe kam lexuar keto kohet e fundit "Pride: The 1st Deadly Sin" e konsideron si mekatin me te rende.

Pra vete pyetja qe shtron ky miku qe ka bere gjithe kete shkrim eshte nonsense. As qe duhet bere nje pyetje e kesaj natyre.

Jam dakort se ky shkrim nuk i pershtatet titullit.
Edhe ketu ne Itali para disa kohesh u trajtua gjere kjo çeshtje identike "mi vergogno essere italiano". Me pak fjale do thoja se difekte dhe probleme te çastit apo kohes, te dy apo tre personave nuk ka te beje me ate te qenit shqiptar, biles edhe krenar.
Pse jemi te varfer nuk eshte e thene se nuk duhet te jemi krenare por natyrisht nuk duhet as t'ia bejme mu apo as si dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Edhe dhite e pazgjebosura e mbajne bishtin perpjete nga natyra.
Pjesa e pare e shkrimit mund te trajtonte gabimin qe qendron me ideologjise se imponuar dhe realitetit. Ne u lindem e u rritem me kete ideologji te nje krenarie kombetare qe i sherbente pushtetit te asaj kohe. Te indokrinuar sa me ska e kishim dhe e kemi akoma te veshtire ta besojme qe jo vetem kjo krenari nuk egziston por mbajme gjalle nje ide fallso te nje pseudo krenarie qe gjithnje nuk egziston.
A duhet te jemi krenare qe jemi shqiptare? Une them po, por secili ta peshoje sipas hesapit te vet.
Nuk ka asgje ne bote qe me heq kete krenari te te qenit shqiptar, por as per inat te turkut, grekut shkaut apo gjermanit e italianit.
Duket sikurse nuk shkon persa thashe mesiper!?
Mua nuk me duket aspak keshtu.
Pse?
Sepse nese neser atdheu ka nevoje per mua une do shkoj e ti sherbej e nuk do bej si disa tellalle qe na shpuan timpanet e vesheve apo na qorruan syte me shkrimet e tyre patriotike dhe kur vjen puna perballe te huajve behen me keq se ata qenet langaraqer, minj dhe zhapike. Pikerisht ata.


  Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.