Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 24 Korrik 2010 - 21:44:

Concorrenza sleale (2001)

Regjia: Ettore Scola
Skenari: Furio Scarpelli, Giacomo Scarpelli, Silvia Scola, Ettore Scola
Aktore: Sergio Castellito, Diego Abadantuono, Gerard Depardieu

Ne vitet e fashizmit dy rrobaqepes kane dyqanet ngjitur. Njeri eshte katolik, ndersa tjetri çifut. Te dy shkojne maje me maje, derisa kapen me fjale e me duar. Ardhja e ligjeve raciste i vjen mire katolikut, i cili ka hale ne sy biznesit te fqinjit. Por koha kalon dhe vellai e meson katolikun te mendoje me gjuhen e llogjikes dhe me humanizem. Keshtu avash-avash ai kthehet ne mik te çifutit, e viziton, kerkon ta ndihmoje, etj. Por kjo sherben pak, sepse politika e Italise se Duçes ka marre rrjedhen e saj.

Film i xhiruar thuajse komplet ne nje shesh diku ne Itali. Pak i avashte dhe pa variacion ne kendet e xhirmit. Aktoret jane te mire, por historia ka dale e sforcuar, nuk te fut ne film. Emri i Scoles regjizor eshte e habitshme, por ndoshta kete film e ka bere ne pleqeri, dhe çmimet i jane dhene per nder te karrieres (David di Conatello, Nastro D'Argento, Moscaw film festival).

S'ia vlen te shihet. Me te njejtin argument historik eshte me i bukur filmi i Benignit "La vita è bella" (1997). Ndersa kthimi ne histori eshte vite drite larg "C'era una volta in America" i Sergio Leones (1984). Skenari ngjan me nje loje qe Ettore dhe Furio kane dashur ti mesojne femijeve, Silvias dhe Giacomos (ne mos i kane shkruar femijet dhe emrat e medhenj kane firmosur qe te shitet filmi).

Vetem ky trailer gjendet ne youtube:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.