Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datë 10 Mars 2007 - 05:00:

Smile prologu i nje kapitulli te ri

Cod. A10032007

nese deri ketu keni arritur te kuptoni gjerat qe kam shkruajtur atehere mund te them qe keni bazat e duhura per te kuptuar tematikat e tjera qe karakterizojne gjenetiken sepse fundja te gjithe proceset rrotullohen rreth dyfishimit te ADN-s dhe perdorimit te saj (dhe problemeve qe kane).

ne kete pike isha ne dyshim se me cilen pjese duhet te vazhdoja.mund te filloj te shpjegoj mutacionet por pastaj po mendoja qe nese i shpjegoj do marr shembuj nga gjene te ndryshme te shperndare ne gjenomen e njeriut.keshtu qe mendova me mire qe mutacionet ti perfshi ne pershkrimin e gjenomes se njeriut duke qene se eshte nje pjese qe ka shume gjera interesante sic do mund ta konstatoni edhe vete...do kete shpjegime te gjenomes,projektit te gjenomes se njeriut,te reja nga projekti i epigjenomes,projekti i proteomes si dhe teknikate fundit per te bere qe deshifrimi i gjenomes se njeriut te arrije shifren e 1000 dollareve (objektiv ky qe institucionet amerikane donin ta arrinin brenda vitit 2014 dhe qe me te thene te drejten ka sjelle nje seri idesh shume interesante). do kete pastaj metoda si PCR, teknikat e vjetra si "Chromosome Walking" qe ndihmoi ne gjetjen e gjenit te fibrozicistikes, enzimat e restriksionit qe marrin pjese edhe ne diagnoza semundjes si psh tek anemia mesdhetare.po ashtu do mundohem te kuptoj vete iher perpara ceshtjen e ADN microarrays qe paraqesin nje avancim te rendesishem ne fushen e gjenetikes ...shpresoj ne ndihmen e ndokujt ne kete pike.do kete shkrime rreth terapise gjenike,rreth zbulimit te fundit te heshtjes gjenike me ane te ARN-ve etj etj.do kete pershkrime te semundjeve qe gjeneve ne vecanti por edhe te mutacioneve me te gjera,kuriozitete si psh qe nje gjenome me kromozome seksuale XYY mendohet se ka lidhje nje sjellje me agresive,etj etj...po ashtu do kete edhe referenca te ndryshme nga ku do jem bazuar per te sjelle informacione te ndryshme,keshtu qe te mund ti lexoni edhe vete me teper
po ashtu,here pas here ndoshta do hedh poshte shkrimet qe kam bere me para,bazuar ne gjetjet e reja qe mund te dalin :p

nuk eshte qe do zgjasi shume...rreth nja 100-200 postime

por si me e nis shpjegimin e gjithe atij kapitulli? mund ta nisim me thjeshtesine me te madhe; me nje fjali te vetme qe duket sikur na kthen ne fillim te temes:

Berthama e nje qelize te njeriut permban 46 kromozome...Europ Europ

thene keshtu duket dicka e thjeshte fare,por cfare fsheh ne vetvehte ky shkrim?a eshte gjithmone i vertete?

vazhdon...


  Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.