Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga lorie datë 25 Korrik 2006 - 01:25:

Une jam nje turiste

ne shpirt...Ashtu si turistet jetoj vetem per te shijuar gjerat e mbrekullueshme te kesaj bote, ashtu si ata humbas neper trena, me duhet te punoj per te paguar bileten,grindem me sprotelistin dhe kenaqem me nje gote vere...
Ne kete bote fakti qe beson tek nje Zot, te ben te hapen shume dyer, dhe te ben qe shume dyer te mbyllen...
Ne konferencen e New England te vitit te shkuar u njoha me nje misionar qe kishte udhetuar nga Amerika ne Rusi dhe kishte shpenzuar gjysmen e jetes se tij ne Moske, pastaj ne Ukrahine,Kiev. Ai ishte presidenti i Hope Worldwide dhe i udhetimeve misionare.Menyra sesi ai fliste per Zotin me mallengjeu shume, menyra sesi une atehere e kisha keqkuptuar identitetin dhe personalitetin e nje qenieje kaq te fuqishme duke e zvogeluar ate, duke e futur ate midis kornizash me beri te hapja syte me shume dhe te lutesha me zemren e drejte-me zemren se Zoti eshte i gjithfuqishem dhe cdo gje ,po po ,cdo gje e ka ne dore.
Me pas i thashe se ai me kishte inspiruar ne shume menyra qe une te krijoja nje enderr te madhe ,qe te punoja per Hope Worldwide, qe te merresha me jetimet ,femijet dhe te varferit neper bote dhe sidomos ne Shqiperi.
Dhe ndodh qe po ky misionar do jete ne konferencen e dyte te New England kete shtator.Dhe ndodh qe une do jem serisht atje duke degjuar live kenget kristiane hip hop te Big City, (holy hip hop) i 12-i ne radio XM,duke kenduar per Zotin sic kenduam te 2000-je studentet per te bere videoklipin e kenges se tij 'Christ is all i need' ne Virginia Beachstock.
..po ,jam nje turiste e shpirtit...


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.