Forumi Horizont Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 02:13:

Re: Mustafa Nano: 'Hedh bast si do t'i nxjerrë prokurori amerikan hetimet për 21 janarin'

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
"Unë jam i idesë, se këta ekspertë do të arrijnë shumë shpejt në përfundimin, që vrasjet ose nuk janë kryer nga gardistët, ose janë kryer krejt aksidentalisht nga këta të fundit"- Kështu ka shkruar në blogun e tij online Mustafa Nano, lidhur me hetimet për 21 janarin. Më poshtë teksti i plotë i publicistit të njohur:


"..Ka disa ditë që kanë ardhur disa ekspertë amerikanë, të cilët do të ndihmojnë prokurorët tanë në hetimin e vrasjeve të 21 janarit. Unë jam i idesë, se këta ekspertë do të arrijnë shumë shpejt në përfundimin, që vrasjet ose nuk janë kryer nga gardistët, ose janë kryer krejt aksidentalisht nga këta të fundit. Pse e mendoj këtë?


Nuk është thjesht rasti i Kosta Trebickës, dhe vlerësimi i ekspertëve amerikanë, se "vdekja e tij ishte aksidentale", që më bëjnë t'i mbahem kësaj ideje. Është dhe një logjikë tjetër.


Ekspertët e FBI-së sillen si ekspertë brenda vendit, por sillen në mënyrë patriotike jashtë vendit. Dua të them se, sa herë që kërkohet ndihma e tyre në hetimin e ngjarjeve "misterioze e të komplikuara" në vende të tjera, ata e dinë se në ç'përfundim duhet të arrijnë; nuk mund të dalin me konkluzione, që bien ndesh me qëndrimet e administratës së tyre.


Në fund të fundit, ekspertë të tillë nuk zgjidhen në negociata midis Prokurorisë sonë të përgjithshme e FBI-së (kjo do të ishte e udhës); jo, zgjidhen ndryshe; zgjidhen pas "negociatash" që Departamenti i Shtetit bën me FBI-në. Ju duken haluçinacione këto që them? Ndoshta.
Po unë jam gati të vë bast, që konkluzioni i ekspertëve amerikanë ose do t'i fshehë, ose do t'i shfajësojë vrasësit. Ia mban ndokujt të vërë bast me mua? Ma vini ju çmimin që duhet të paguaj, nëse e humbas këtë bast. Doni që të mos shkel më në Amerikë, po humba? Dakord. Pranoj. Dhe ju siguroj që është çmim shumë i kripur për mua. I love USA!.."



Pirdh pirdh Muci ... u arrestua njeri nga ata qe vrane u gjet dhe arma dhe gezhoja dhe pse dite me pare thonin gjasme skane gjet asnje prove materiale;problemi qendron sa do vihet drejtesia ne vend apo sa per te hedh hi syve e per ti liruar pas 2 vjetesh si puna e Gerdecit


  Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.