Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Postuar nga Auberoni datë 19 Prill 2005 - 14:35:
Citim:
Po citoj ato që tha isra
kete e ka thene Kanti dhe jo une, dhe meqe e ka thene Kanti nuk do te thote qe ne duhet ta pranojme apriori...
E solla thjesht si shembull per tju thene se ka mendime edhe keshtu edhe ashtu.....
Nderkohe Aristoteli mendon te kunderten, pra diversitet mendimesh ndermjet filozofesh,...varet se si e kupton apo interpreton njeriu....
Okay. Sa i perket interpretimeve te njeriut; jane komplekse dhe te ushtruara pikesepari nga vet interesi personal, pervoja, trashegimia. Por, kur dy te rritur bisedojne, keto i anashkalojne dhe mundohen te identifikojne cka eshte reale e cka fikcion.
Njeriu ben gabime ne te gjykuar. Merr shume gjera si fakte te kryera dhe ne te shumten e rasteve vendimet e njeriut jane ngusht te lidhura me ndjenjat e tije ne ate cast te marrjes se vendimit.
Momenti me rendesi eshte ketu; kur fetaret e pershkruajne Zotin si Krijese pertej shqisave tona ne te cilin duhet besuar. Por, cka deshtojne te kuptojne, se (edhe nese ka Zot) keta me se pari bien ndesh me vete qenien e tyre, me vete dhuraten e Zotin, intelektin.
Njeriu i cili mendon me koken e tije, jo me pervoja te trasheguara nga prinderit apo te fituara ne rini, pyet se si e kuptuam ne se Zoti eshte pertej shqisave tona kur te vetmin burim me te cilin disponojme ne jane shqisat tona?
Fetaret si Thomas Acquinski (sorry for misspell) e veren kete dhe e sollen Zotin poshte, tek njeriu. I shfrytezuan shqisat e njeriut per ta bindur njeriun se shqisat qe i ka nuk i hyjne ne pune.
Sollen Profet te ndryshem, me veti dhe atribute kontradiktore. Si mund te jete Zoti i Polotfuqishem, Plotdijshem dhe i Plotmeshirshem ne te njejten kohe?
Nese Zoti eshte sundues i se ardhmes, pra, ka njohuri se nje Ateist po lind dhe ai ateist do te vuaj ne ferr, atehere fati i atij Ateisti eshte i predestinuar e paracaktuar ne vuajtje!!! Pra, nuk qenka i plotmeshirshem.
Prape, nese thuani se njeriu ka vullnetin e lire, atehere si eshte Zoti i gjithedijshem kur nuk e din se cfare veprimesh njeriu do te beje?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.