Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
berthamat e qelizave te njeriut kane 46 kromozome (1)
Cod. A13032007
e qe tua ngas fjalen una ...fjalia qe permenda me siper jep nje rregull qe vlen ne shumicen e rasteve por jo gjithmone.dua te them qe jo te gjitha qelizat kane 46 kromozome (shto pastaj edhe rastet patologjike te ndryshimit te numrit te tyre).fillimisht,para se te vazhdojme me tej,te mundohemi te karakterizojme keto kromozome:
ne berthamen e njeriut ka 46 kromozome qe ekzistojne ne 23 cifte.nga keto 23 cifte,22 jane autozome,dmth kromozome qe nuk jane kromozome seksuale,kurse cifti i 23-te eshte cifti i kromozomeve seksuale,sepse tregojne seksin e individit,dhe sic e dini,ato kromozome jane te shenuara ne shkronjat X dhe Y.
shpesh here 46 kromozomet e njeriut mund ti hasni te shenuara ne formen 2n qe nuk eshte tjeter vetem se nje menyre e dyte per te shenuar te njejtin numer kromozomesh ku n=23.kete menyre te thjeshtuar mund ta hasni ne skemat ku tregohet psh proceset e ndarjes se nje spermatogoni ku nga 2n behet 4n dhe pastaj me 2 meioza te njepasnjeshme behen n kromozome ne 4 spermatocite.keto n kromozome nga gameti mashkull bashkohen me n kromozome nga gameti femer dhe ne fund kemi serish 2n qe eshte edhe numri normal i nje qelize.
po ashtu nje shenim te tille mund ta hasni kur kerkohen te tregohen semundje me mungesa ose shtesa kromozomesh kur mund te shenohet numri total si 2n+1 ose 2n-1 etj etj.kjo eshte per sa i perket kuptimit te shenimit me n te numrit te kromozomeve qe ta keni parasysh nese e hasni me vone
keto 46 kromozome,sic e kam permend edhe here te tjera,kane nje gjatesi qe shkon rreth 1.8 metra ne brendesi te berthames qe eshte e rregulluar sipas gradave te paketimit berthamor qe ka qeliza.gjenoma e njeriut shkon tek rreth 3 miliard baza (numrin e sakte do ta shihni me vone) por duhet te keni parasysh dicka: kur them 3 miliard nukleotide e kam llafin per gjysmen e gjenomes dhe kjo per shkak te konceptit te komplementaritetit qe kam shpjeguar me para.dmth kemi 3 milard nukleotidet qe jane ne njerin nga zinxhiret e ADN-s ne cdo kromozom .nese llogarisni edhe nukleotidet qe jane ne zinxhirin tjeter duhet te shtoni edhe 3 miliarde te tjere.prandaj nese do ju duhej te thonit sasine totale te nukleotideve brenda berthames,pergjigja per kete do te ishte rreth 6 miliard nukleotide.
ato 3 miliard nukleotide kane ne perberje te tyre rreth 20-25.000 gjene,perfshi ketu edhe pseudogjenet (priten rezultatet perfundimtare nga projekti i proteomes per te thene se cili eshte numri i sakte i gjeneve ne gjenome) qe kodifikojne per rreth 90.000 proteina (shkaku sic e dini eshte procesi i splicing-ut qe ben qe nje gjen i vetem te kodifikoje per me shume se nje proteine)...vazhdon
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.