Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga moonlight datë 22 Prill 2010 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Edhe Franca 1 hap larg atij vendimi eshte. Me behet qejfi qe po behen hapa para drejt ç'mashtrimit nga fete maskiliste. Dhe me behet qejfi qe eshte Franca, vendi klasik i revolucioneve qe i tregon botes kur ka filluar te myket.




..Sa do ja arrijne a thua me kete???


Postuar nga Fajtori datë 22 Prill 2010 - 22:31:

Kush e provon mund te humbase, kush nuk provon ka humbur.

Behet apo s'behet ka me pak rendesi se fakti qe Sakrozy po perdor forcen e vet politike qe ta beje.


Postuar nga kurt datë 22 Prill 2010 - 22:53:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Priten termete te forta ne Belgjike.
Me sa duket Belgjika ka votuar per ndalimin e carcafeve ne koke ne ambjente publike.

ec edhe juve femenistat se kot ja futni

bota ka marr fund (as we know it) qekur femra u lejua te votoje


Postuar nga lost_soul datë 22 Prill 2010 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


...
P.s. Ama ky ligj shkon ne kundershtim me konceptin e lirise se individit. Ama kete e permendin myslimanushet qe kane eksportuar roberimin e femres ne France dhe tani pretendojne te jene te lire.


Nqs une jam nje lider i nje kulti qe kerkon te vrase rosa ne mes te Brukselit cdo te djele, kjo do te lejohej ne emer te lirise time fetare?

Liria nuk eshte e pakufizuar ne hapesire dhe kohe, dmth qe ajo ka kuptime te ndryshme ne kohe te ndryshme dhe vende te ndryshme.

Nje vend si Belgjika apo Franca, ku mireqenia e gruas eshte vlere paresore, ligjet anti-njerezore islamike nuk kane vend. Le t'i zbatojne atje ku roberimi i gruas quhet hyjnore.


Postuar nga lost_soul datë 22 Prill 2010 - 23:39:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ec edhe juve femenistat se kot ja futni

bota ka marr fund (as we know it) qekur femra u lejua te votoje


Vallai kurto, kur shof nai femer yll te bukur, me duket sikur me dridhet toka nen kembe.. lol.. Pse ty s'te ndodh keshtu? Mire e ka ai islamiku lol.


Postuar nga cecilia datë 22 Prill 2010 - 23:50:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Priten termete te forta ne Belgjike.
Me sa duket Belgjika ka votuar per ndalimin e carcafeve ne koke ne ambjente publike.



Ishte koha te ndodhte nje "termet" i tille. Edhe pak vite po te kalonin do e kthenin europen ne vend islamist. Per mua duhet te respektosh vendin te cilin ke zgjedhur (halli apo qefi) per te jetuar...

Une nuk kam degjuar asnjehere, turista francez qe kane shkuar ne vendet arabe dhe mos te ken vene shami ne koke...kjo per te respektuar fene e tyre.

Mendoj se do jete e veshtire per t'a vene ne praktike por koha do e tregoj...

Ps: Kurse Kurti thote: "mos beni si bej une por beni si them une"


Postuar nga kurt datë 23 Prill 2010 - 00:58:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Vallai kurto, kur shof nai femer yll te bukur, me duket sikur me dridhet toka nen kembe.. lol.. Pse ty s'te ndodh keshtu? Mire e ka ai islamiku lol.

thats it
duhet revolucion, te marrim perseri pronat t'ona, because these wild creatures are totaly out of control


Postuar nga al74 datë 23 Prill 2010 - 01:29:

kjo puna e vellos eshte disi delikate. shpesh mendojme qe eshte burg per femrat por duhen pyetur edhe ato. nuk di pse mendoj qe ndihen me te mbrojtura nen te. dicka eshte e sigurt , floket i kurojne tej mase


Postuar nga Morfine datë 23 Prill 2010 - 01:40:

General Electrics vs. Shqipëria, qeveria, 5 milionë lekë për studion e avokatisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme fondin shtesë prej 5 milionë lekësh, i cili do t’i kaloi studios ligjore Grimaldi & Associatti, për përfaqësimin e mbrojtjen në Gjykatën e Apelit, Romë, në çështjen gjyqësore ndërmjet General Electrics, Athena S.P.A, kundër Republikës së Shqipërisë, proces i cili është hapur pas prishjes së kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kësaj kompanie për ndërtimin e trenit elektrikë që do të lidhte Tiranën me Kavajën. Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, e cila e dënonte shtetin shqiptar me një gjobë prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës, qeveria shqiptare ka vendosur ta apelojë këtë vendim, duke zgjedhur dhe një studio avokatie të mirënjohur në Itali, e cila do të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 5 083 755 lekësh, për detyrimin ndaj studios ligjore Grimaldi & Associatti. Ka qenë prishja e një kontrate të nënshkruar në vitin 2003 nga Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e cila ka nisur dhe kalvarin e proceseve gjyqësore mes Shqipërisë dhe kompanisë General Electrics. Në kontratën, e cila u nënshkrua në vitin 2003, ishte parashikuar ndërtimi i një treni elektrik që do të lidhte Tiranën me Kavajën dhe kompania amerikane ishte përgjegjëse për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Por në vitin 2005, kjo kontratë u prish nga qeveria, e cila i dha rrugë një projekti për një tjetër linjë hekurudhore mes Tiranës dhe Kavajës. Por menjëherë pas prishjes së kësaj kontrate, ka reaguar kompania amerikane, e cila i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit. Pasi mori në shqyrtim këtë çështje, gjykata vendosi të dënonte me 20 milionë euro gjobë shtetin shqiptar për prishje të njëanshme të kontratës.
http://www.standard.al/index.php/aktualitet/5311.html

Kush mban pergjegjesi politike e monetare per kete gjobe qe do i kushtoje shtrejt taks-paguesve Shqiptare, Berisha qe e prishi apo Nano qe e firmosi?
Vertet turp kur mendon qe para pak ditesh Berisha foli per kontributin e ish kryeministrit Shqiptare F. Nano.


Postuar nga sarandaebukur datë 24 Prill 2010 - 23:58:

Lideri i opozites "Dancing with the stars"

Duam apo jo ta pranojmë, ai ja del gjithmonë të bëjë zhurmë. Ende pa u shfaqur spektakli “Dancing with the stars” ditën e enjte, ishte përhapur lajmi se lideri i opozitës, Edi Rama do të ishte i ftuari special i mbrëmjes. Sytë e njerëzve prisnin me kërshëri kërcimin e tij, e fillimisht duket se u zhgënjyen kur ai mori rolin e avokatit në jurinë e këtij spektakli. Të gjithë e donin Ramën ta shihnin duke kërcyer! Edhe vetë artistët konkurentë duket se nuk mjaftoheshin me komentet e tij pozitive, ata prisnin në skenë sfidantin e ri. E ai ua dha këtë kënaqësi, atyre që e duan, dhe atyre që e paragjykuan: Një vals me prezantuesen e spektaklit Alketa Vejsiu.

--------------------------
Sa bukur alamet cifti..


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 106 107 108 109 110 111 112 113 114 [115] 116 117 118 119 120 121 122 123 124 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.