Forumi Horizont Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)


Postuar nga kotka datë 23 Tetor 2007 - 22:35:

lodrat

Kur isha e vogel luaja shume me lodra, me kukulla te ndryshme, me shtepirash, me ndertime anijesh, varkash dhe ndertesash mes kubikeve te vegjel, me lodra kuzhine, me satelitet qe i rrotulloja me tere fuqine duke xhiruar aksin e tyre qendror, me kafshet e vogla, qe i kurdisja dhe te gjitha fillonin te leviznin neper dyshemene e kuzhines dhe une hidhesha pupthi nga gazi se me dukej sikur isha ne nje sahare artificiale, me makinat dhe vincat, qe ngrinin llacin tim artificial etj, etj... Sa shume i doja dhe i ruaja lodrat e mija.  Atje mbeten ato deri sa une ika nga shtepia.  Ishin si nje muzeum i vogel i biografise time, i oreve te mija kur lozja ne vetmi, i diteve te gjata te dimreve prane sobes se drurit, qe te ngrohte ne qetesi.  Sa te zena ishin keto lodra me mua, deri sa vinte behari dhe mbylleshin neper kutia, qe une te shijoja me pas lojrat e vrullshme dhe energjike me femijet e moshes time te lagjes ku une jetoja.

Se c'mu kujtuan keto lodrat sot dhe ja une tani ndjej domosdoshmeri perseri te los.  Te marr steken e argjendte dhe ne nje fushe golfi te gjelber e te bukur rrethuar me pishat perreth, ta hedh topin e bardhe e te vogel larg ne horizont dhe une keshtu te kem mundesi te mas energjite dhe forcat e mija, te mas gezimin dhe hidherimin ne te njejten kohe, energjine dhe mefshtesine time........

Se c'me vjen te hypi ne nje lisharce llastiku dhe atje me fuqine e trupit tim te tundem sa te mundem dhe te shkoj sa me lart ne qiell dheun poshte vetem te shoh, nuk dua askush te me tund, vetem trupi im dua ta bej kete levizje...

Se c'me vjen te vesh kepucet e mija te ngjitjes dhe ta gjej veten ne majen e kodrines bostoniane, atje ku ngjyrat e bukura te vjeshtes vezullojne...

S'e c'mu ndez tani litarin e vegjelise te marr dhe te loz, te kercej pa pushim si nje vajze e vogel kapricioze dhe tekanjoze deri sa litarin ta lodh e ta gris...

S'e c'me vjen te rrembej letrat e vjetra te bixhozit dhe te dala nga ngjyrat , te harruara atje ne sirtar prej kohesh dhe nje dore me babane tim te bej....ah nuk e bej dot...eshte larg edhe pse ai ka ditelinjen....ndofta dajli im do te me ndihmoje ta beje edhe kete loje.....


  Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.