Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 14:38:

Ragazzi fuori (1990)

Regjia: Marco Risi
Skenari: Aurelio Grimaldi
Aktore: Francesco Benigno, Alessandro Di Sanzio, etj.

Vazhdim i historise se "Mery per sempre", tashme jashte burgut. Hesapet e lena pergjysem ne burg dhe veshtiresite financiare i sjellin te gjithe te perballen me egersine e realitetit siçilian. Djemte marrin rruge te ndryshme, disa vazhdojne jeten kriminale, te tjere formojne familje dhe punojne ndershmerisht. Por askush nuk harron nga vjen, dhe nese e harrojne ia kujton policia, punedhenesi, shoku, vellai, etj. Ngjan sikur varianti me i mire per ti shpetuar realitetit eshte te vazhdohet egersia qe i ka mesuar shoqeria.

"Ragazzi fuori" ka dy kuptime: "jashte burgut" dhe "jashte fiqirit" (fuori di testa). Xhirimet, montazhi dhe aspektet teknike jane me mire se ne filmin e pare dhe kjo e ben filmin me terheqes, por ka nja dy aktore qe s'dine te luajne. Megjithate eshte film qe mban ne suspence, me skena te forta qe nguliten ne mendje. Ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se bazohet ne evente reale. Aktoret dhe personazhet qe interpretojne jane e njejta gje. Ne fund te filmit secili nga aktoret tregon emrin e vertete dhe nga vjen. Aty kuptohet qe secili e ka patur jeten gati tamam si ajo qe luan ne film. Edhe djali i vrare nga polici eshte histori e vertete, sado qe skena ne film duket e pabesueshme.

Sikur te mos mjaftonte kjo, aktoret jane ndjekur nga fatkeqesite. Dy prej tyre kane vdekur (njeri aksident ajror, tjetri me makine), dy te tjere u arrestuan (njeri per droge, tjetri gabimisht per grabitje), ndersa nje aktor tjeter goditi dhendrin me thike ne 2006. Nje aktor tjeter u arrestua sepse makina me te cilen udhetonte nuk ndaloi tek postoblloku i policise. Duke pare fatkeqesite e ndryshme gazetat filluan ta quajne mallkimi i Mery per sempre. Sidoqofte, faktet tregojne se aktoret kane bere nje jete te rrembyer, tamam si personazhet qe interpretojne. Kjo e ben filmin real.

Regjizori fiton David di Donatello, ndersa aktori Francesco Benigno fiton çmime te tjera neper festivale.

Nje fragment:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.