Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Berisha- Rama, gati per debat
Një takim “surprizues” ishte ai i djeshmi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama, në forumin e Medias, organizuar dje në Tiranë nga “La Gazzetta del Mezzogiorno” dhe ambasada italiane, dhe moderuar nga drejtori i kësaj gazete, gazetari i njohur Carlo Bollino. Madje, një ftesë e hapur për debat, u bë pikërisht në këtë forum të medias. Kryeministri iu drejtua personalisht kreut të PS, Rama se akuzat politike nuk duhet të jenë pjesë e forumi, por pjesë e një debati televiziv. “Jam i gatshëm të përballem me ty për çdo çështje, pasi respekti im për opozitën është i palëkundur” tha Berisha duke iu drejtuar Ramës. Ftesës së kryeministrit, kreu i PS nuk i është përgjigjur, por nuk mungoi ndërhyrja e gazetarit Bollino. “Ne jemi këtu të gatshëm, News24, është i hapur për të pritur të dy liderët në një debat të tillë” tha Bollino.
Batutat
Mes fjalëve që dy liderët folën për lirinë e medias në Shqipëri, nuk munguan dhe batutat në tryezë, por pa shtrëngime duarsh. “Falënderoj organizatorët e takimit, dhe nuk dua ta fsheh, se prania e kundërshtarëve të mi në këtë takim, ishte një shtysë e fuqishme për mua për të marrë pjesë...Por nëse do të më ftonin për tango, nuk do të isha sot këtu” tha Berisha në fillim të fjalës së tij, e duke ironizuar për kërcënimin dy ditë më parë të kreut të PS, Edi Rama në “Dancing with the stars”.
E kur i erdhi radha, nuk mungoi replika e kreut të PS. “Dikush di të kërcejë tango, e dikush tjetër nuk di. Kjo është një çështje individuale” iu përgjigj Rama për kërcimin.
Por replikat mes tyre vazhduan dhe te protestat. E ishte pikërisht momenti, kur kreu i PS, kur mbaroi fjalën, kërkoi leje për t’u larguar për të qenë në protestën e Elbasanit. Por moderatori Carlo Bollino, e ka kthyer sërish në panel. “Në fakt, zoti Rama, do t’ju kërkoja të rrinit edhe 10 minuta të tjera në panel, për të dëgjuar edhe kryeministrin”, tha Bollino, ndërsa më pas me prezencën e Ramës, vijoi diskutimin edhe kryeministri. E për të sqaruar këtë situatë, Rama në fund kërkon fjalën.
“Nuk doja të ngrihesha sepse do fliste pasfolësi, por sepse nuk doja t’u thosha atyre që më presin se u vonova ngaqë isha me Sali Berishën” ishte deklarata e Ramës, i cili në fakt priti dhe batutën e kryeministrit: “Përshëndeti edhe nga ana ime”. Kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, e Rama përgjigjet: “Nuk besoj se pas çdo buzagazi që gjithë kohën qesh, duhet të replikojmë”, duke e pasur fjalën për ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, por Berisha i kërkon të mos merret me ta, por me kryeministrin. “Unë, tha Rama, nuk kam ardhur për batuta, por për të respetuar miqtë që na ftuan dhe për fjalën e lirë”. Me kaq debatet mes tyre morën fund, por askush prej tyre, nuk ia dha dorën kundërshtarit.
Media
Kreu i PS akuzoi kryeministrin për ‘dhunën’ ndaj medias. “Më ra në dorë një raport që flet për këtë situatë. Aty jepen raste tipike të presionit të qeverisë mbi mendian, rasti i gjobës ndaj Top Channel apo NEWS24, apo mbyllja e gazetës Tema. Gjoba banditeste që kërkojnë t’i mbyllin gojën mediave kritike, duke përmendur edhe Shekullin dhe Vizion+’ tha Rama, duke kërkuar ndjesë që në këtë situatë, nuk po fliste për informacionin në kohën e krizës. “Do më dukej si ajo historia e atyre që flisnin për seksin e ëngjëjve ndërkohë që po binin të gjitha muret nga të gjitha” tha Rama.
Për këtë raport ka replikuar Berisha. “Për ne politikanët nuk ka gjë më të trishtuar se të lexojmë raportet e vartësve tanë dhe ti sapo lexove raportin e Ditmir Bushatit, i cili atakon në këtë raport kryetarin e tij, Edi Rama, për lejet e ndërtimit” tha Berisha. “Duhet të ruhemi nga bashkëpunëtorët që shkelin rregullat” vijoi kryeministri, i cili deklaroi se Qeveria mbetet thellësisht e vendosur të respektojë mediat dhe të ruajë pavarësinë e tyre. Për kryeministrin, në kohën e krizës globale, ku kanë rënë dhe media prestigjioze, është mirë që të futet më shumë në Shqipëri gazetaria online.
Gazeta shqiptare
Prapaskenat e protestës së PS-së, si do vijojë aksioni politik Rama derë më derë për t’i ftuar në protestë
|
Kur i hedh nje sy perciptas ketij artikulli me siper te kap syri fjale kyce si ultimatum, aksion, proteste, prapaskene..
Kane ngelur pa u permundur fjale kyce si prerje kokash, perzierje zorresh, brinje te thyera, shperbythje (fjale e re kjo.. lol). Kjo po qe eshte politike moderne.
proteste paqesore pastaj vazhdojne gjygjet..
Harta e naftës në Jon, Greqia "xheloze"
Në hartë përfshihet edhe zona “Joni 5”, pjesë të së cilës grekët kërkojnë ta marrin brenda kufirit te tyre duke shtyrë sipër kufirin detar shqiptar.
“Hartat mund të datojnë që nga viti 1988, sepse rreth vitit 1986-87 u krijua një drejtori e posacme e hidrokarbureve që do të merrej me kontratat për naftën dhe gazin. Që në atë kohë kjo hartë është bërë publike duke respektuar kufijtë ujorë të Shqipërisë”, u shpreh Bello.
“Nuk është mirë të themi shifra, por bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro tonë naftë. Kjo është një zonë e rëndësishme dhe në të ka një kontratë nga pala jonë për të kryer kërkim zbulimin”, theksoi Bello.
Pak kohe me pare qeveria shqiptare nenshkroi nje marrëveshje per kufinjte e rinj detare me Greqine duke e mbajtur larg syve te publikut. Aktualisht Gjykata Kushtetuese Shqiptare ka rrezuar marrëveshjen, por greket pretendojne se mund te fitojne ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut, per ta bere keshtu te panevojshem sipas tyre ratifikimin e saj nga parlamenti shqiptar.
TCH
Gadishmeria nr. 1..2000 police ne dadishmeri per protesten ..sikur eshte lufte?
Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Gadishmeria nr. 1..2000 police ne dadishmeri per protesten ..sikur eshte lufte?
Fajtor i nenes.. dite te mira do te vine.. gjithmone mbas nje te keqe vjen dhe nje e mire...
Ishte surprize kjo greva e urise, me çadra, ne mes te sheshit te Tiranes.
Do kete 20 deputet te PS dhe qindra militan, qe hyne sonte ne greve urie. Uroj shume qe neser me rastin e 1 Majit te mos kete perplasje.
S'kishte si te ndodhte ndryshe.
Perqafimi i metodave ekstreme tregon per nje semundje te rende qe e ka kapur te majten dhe ne pergjithsi politiken
Te japesh ultimatume ne nje kohe qe ben thirrje per zgjidhje politike tregon per hipokrizi qe ne ide.
Te besh politike me "ose kete ose ate" eshte politike plotesisht sektare alla-partizane.
Kushedi si tallet bota me keta idiote.
Fjator, edhe ti me duket vuan nga semundja e "njeshit", tipike per ne shqipot. Njeshi ose i ka te gjitha fajet ose i ka te gjitha meritat.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.