Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1155 1156 1157 1158 1159 1160 1161 1162 1163 [1164] 1165 1166 1167 1168 1169 1170 1171 1172 1173 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Amon, jemi dakort. Une jam kundra berjes politike me metoda ekstreme. Nuk po mbroj as te djathten.
Megjithate nqs ka nje cerek arsye qe mendoj qe kjo e sotmja eshte e turpshme eshte faktori kohe. Mendoja se mentaliteti i pergjithshem ne polike ka evoluar dhe i eshte larguar manifestimeve te dhunes. Te pakten te majtet kane ndryshuar lidership nderkohe, kane ne krye nje "cun Tirone" etj etj. Arsyet jane te dobta per te justifikuar nje dhune te tille dhe kete e mendoj sinqerisht dhe e kam shprehur edhe here te tjera me argumente.
Fajtor. E dija qe do me permendje mbreterine. Ka nje ndryshim thelbesor mendoj midis nje njeshi kushtetues dhe qe nuk mund te hiqet dhe nje njeshi te perkohshem. I pari s'ka nevoje te korruptoje as gjykata e as polici, i dyti i ka te nevojshme te mbijetoje.
I pari eshte produkt kushtetues, kurse i dyti eshte produkt i nje shoqerie te semure. Dhe ky eshte gabimi yt. Nje shoqeri e shendoshe do ta kishte shporrur Berishen qysh me kohe e me vakt.
Sa here shkoj ne Shqiperi degjoj lloj lloj muahabetesh, mini-korruptimesh te punonjesve te elektrikut psh (atyre qe vijne te shohin sahatet). Degjoj histori horrori te doktoreve qe nuk duan tia dine per te semurin po nuk i dhe leke. Cfare u be me betimin e Hipokratit? Apo me mire betimi i hipokritit. Nejse..
Permende 97. Me dy cika histori qe di dhe une, po te them qe nje njeri qe eshte ne pushtet sikur s'ka shume arsye te filloje nje revolucion. Apo jo? Debat pa fund.
Pastaj, vertet mendon se shqiptaret u ngriten per arsye se Berisha kerkonte te uzurponte cdo askpekt te jetes se tyre? Cudi. Si s'e bene kete shqiptaret ne 67 per shembull ku i hoqen fene? Eh ndoshta jemi popull pagan ne zemer, besojme te syri, besojme qe duhet te levizim nga vendi kur permendet fjala kancer. Ndoshta s'ka peshe. Si nuk e bene atehere ne 71 a kur ishte ai festivali? Si nuk e bene ku i thane qe do hajme bar? Rri o fajtor se nuk jemi nga ai brum ne, qe te ngrihemi ne revolta se na jane grabitur te drejtat.
Perfundimisht qe ta mbyll dhe une. Civilizimi kerkon kohe. Sidomos ne Shqiperi ku njerezit jane shume te lidhur me tezet me hallat, me pallatet perreth. Liria dhe hapesira personale eshte shume e ngushtuar qysh ne ambjent familiar.
Njeshat i prodhojme dhe i mbajme sepse s'dime te qeverisim me mirekuptim. Enveri ishte ekzekutori i diktatures, por nuk e ka fajin njeri qe e brohoritem per 40 vjet. Po keshtu edhe puna e Berishes.
Shpresa eshte hapja e kufijve. Te shohim pak bote me ne fund. Te lire dhe shpresojme qe katunaret apo qytetaret tek udhetojne rrugeve te botes te reflektojne dhe kuptojne qe jetohet edhe pa zhurme.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1155 1156 1157 1158 1159 1160 1161 1162 1163 [1164] 1165 1166 1167 1168 1169 1170 1171 1172 1173 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.