Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 05 Janar 2007 - 13:44:

Tolstoy meqe do ta mbash problemin hapur mbaje hapur une nuk them gje. Dhe se ca hynte kryqi ketu nuk e mora vesh, te krishteret nuk vinje ne shkolla te kryqezuar (edhe sepse eshte pak e dhimbshme dhe nuk rekomandohet per shendetin) apo me kryqe te vizatuara ne fytyre. Kryqi eshte nje objekt i vogel me permasen e disa centimerave qe mbahet ne gjoks. Dhe me duket se kryqi nuk ben pjese ne veshje ashtu si shamia e kokes. Shkolla laike nuk ndalon shprehjen e besimit fetar, ndalon vetem egzagjerimin dhe thyrejen e dekorit ne veshje. Mire femrat muslimane qe vishen me ferexhe dhe mbulojne gjithcka pervec hundes kane te drejte te shprehin besimin e tyre, po sikur te na vinte ndonje hinduist do e lejonim te futej me callmen gjysem metri qe ka ne koke? Cfare u be ketu, shkolle apo karnavale? Dhe mendo pak sa kendshem do dukej klasa e mesimit ngjyra ngjyra dhe me veshje nga me te larmishmet. Por prit se skam mbaruar akoma. Meqe po lejojme ferexhete pse te mos lejojme dhe arabishten neper shkolla? Fundja eshte gjuha e besimit tuaj apo jo? Le ti bejme mesimet ne arabisht pse jo, ndryshe mund t endihet ndonje i fyer. Dhe le te bjere zilja e mesimit sa here eshte ora e faljes, ndryshe nuk ka tolerance fetare. I merr vesh ti vella fjalet LAIK dhe SERIOZITET? Pervec kesaj veshja me ferexhe eshte nje mode e viteve te fundit me duket. Nuk e kemi pasur tradite si popull te mbulojme grate tona sikur te ishin perbindesha, dhe as ekstremizmin fetar nuk e kemi pasur tradite asnjehere. Jane shoqatat "bamirese" ekstremiste qe ju fusin shume njerezve keto gjera ne koke duke ju bere lavazh truri dhe duke i kthyer kunder shqiptareve te tjere. Para se gjithash jemi te gjithe shqiptare, me te njejtat gjuhe kulture e zakone, dhe pastaj jemi secili me fene e vet. Kush nuk ndihet shqiptar le te dale nga shkolla shqiptare dhe te futet ne shkolle arabe ku besoj ferexhete jane me se te pelqyeshme, ose me sakte kush nuk e vesh rrihet me kamzhik sipas ligjit fetar, dhe mund edhe ti pritet koka, po sipas ligjit fetar.



P.S flamuri shqiptar qe ke ne avatar eshte mjaft i kendshem


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.