Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 20 Gusht 2010 - 09:13:

Bianco rosso e verdone (1981)

Regjia: Carlo Verdone
Skenari: C. Verdone, Leo Benvenuti, Piero de Bernardi
Aktor: Carlo Verdone

Tre personazhe te ndryshem (te gjithe interpretuar nga C. Verdone) kalojne peripeci te ndryshme teksa pergatiten te votojne. Furio eshte nje burre i osesionuar pas rregullit. Ai ka nje grua te bukur dhe dy femije. Karakteri i tij e ben jeten e gruas te padurueshme, aq me teper qe gruan e gjuan nje burre vertet i pashem...
Mimmo eshte nje djale qe shoqeron gjyshen nga Verona ne Rome diten e zgjedhjeve. Ai ka mbetur i papjekur dhe nuk di as te çojen e krevat nje femer.
Ndersa Pasquale eshte emigrant ne Gjermani, i cili kthehet ne Itali diten e zgjedhjeve per tu gjetur i vjedhur disa here. Eshte tip i heshur dhe nuk flet fare, por ne fund shperthen me nje dialekt te pakuptueshem prej emigranti te ikur kushedi kur prej Italise.


Regjia eshte shume e keqe dhe montazhi mungon fare. Kane xhiruar skena te gjata pa levizje kamere, gati si teater. Por filmi eshte akoma interesant. Veçanerisht personazhi i Furios eshte antipatik dhe i goditur per shume burra qe bejne si organizatore dhe i lene gjoja detajet e organizimit gruas (tip "e more pashaporten, e more vaji ne plazhit, e more peshqirin, e bleve djathin e mire", etj)

Kuriozitete:



Nje fragment me Furion:



Gjendet i gjithe filmi ne youtube duke filluar ketu:
http://www.youtube.com/watch?v=Rb4o1doGRfA


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.