Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2003 - 18:41:

Me duket se ketu po perzihen disa gjera qe mediat ju kane bere ti mendoni se bashku.

Se pari, eshte shume e veshtire te gjendet se cfare do populli iraken. Mbase Saddamin nuk e duan, por nuk shoh aresyen qe duan te duan ameriken. Ndermjet dy te keqijave do zgjidhnin me te voglen. Puna eshte se kush eshte e keqja me e vogel per irakenet. Amerika apo Saddami. Mbase ai popull do e pranonte shume me kollaj renien e Saddamit pa lufte, por duket paksa e veshtire te pranoje bombat qe amerika po i hedh ne koke, edhe pse thuhet se mundohen te evitojne civilet.

Se dyti, deri tani po flasim sikur populli dhe qeveria e Saddamit jane dy gjera te ndara. Kush e tha kete pervec mediave perendimore? Kush ju siguron se populli eshte thjesht nje turme njerezish qe eshte shtypur nga nje diktator?

Nje ndarje e tille ben pjese ne propaganden e luftes, e cila do te tregoje se amerikanet po i bejne te mira popullit dhe e kane inatin vetem me Saddamin. Faktikisht Saddam husseini ka 400 mije trupa ushtarake, dhe 60.000 te zgjedhur. Faktikisht nuk ka patur asnje kryengritje sic shpresonte amerika. Kjo duhet te beje te mendojme, jo thjesht te pranojme bombat dhe te vdekurit. Nuk eshte kurre vone per te ndaluar nje lufte.

Se treti, sido qe te jete populli iraken, pro ose kunder Saddamit, ai popull do instrumentalizohet shume shpejt. Sapo te mbaroje lufta, do vihet nen influencen e forte te qarqeve amerikane. Duke llogaritur se jane nje popull pa shume kulture politike (kane shume vjet nen diktature), do kthehen ne mashe e amerikaneve, sic jane kthyer vendet e lindjes ne Europen lindore. Paralelizmi eshte shume i ngjashem.

Se katerti, ndarja e qeverise nga populli behet kur ka te dhena se dicka e tille ekziston. Ne rastin tone, jo vetem ne Irak nuk ka te dhena se populli eshte distanncuar nga Saddami, por as ne amerike. Rreth 75% e amerikaneve mbeshtesin luften. Ne kete rast besoj se nuk ka vend per ekuivoke. Por meqe keta jane njerez qe duan lufte, qe nuk terhiqen as para pamjeve te tmerrshme te civileve te vrare ne Irak, atehere duhet te them se koncepti "civile te pafajshem" bie. Perderisa keta civile duan lufte, dhe kjo lufte po vret njerez te pafajshem ne nje vend arab, nuk ka sesi te jene te pafajshem. Prandaj rrjedha llogjike e ekstremisteve qe duan te vrasin civile amerikane ka nje baze te forte, te cilen per fat te keq e ushqen vete populli amerikan, dhe administrata e Bushit me politiken e jashtme qe po ndjek.

Si perfundim, do te thoja se tashme jemi larg ndarjeve Bush - Saddam, si leader qe duan te vriten mes nejri tjetrit. Nuk i jap me asnje faj administrates ekstremiste te Bushit, perderisa gjen mbeshtetje ne popull. Kjo lufte eshte lufte mes amerikanesh dhe irakenesh. Nese dikush do ta kundershtoje le te sjelle argumente.

Krejt ndryshe eshte situata ne vendet e tjera te botes, te pakten ne ato perendimore. Qeverite nuk mbeshteten aspak nga populli, ne mbeshtetjen qe i kane dhene Bushit. Ka patur manifestime, incidente dhe te plagosur ne shumicen e vendeve perendimore. Madje ne Itali kane ndaluar trenat me arme qe amerikanet transportonin per ne bazat e tyre. Ne kete rast do te thoja se qeverite jane pergjegjese unike per vendimet e tyre, dhe jane teper larg deshires se popullit.

Prandaj, nese diskutoni per luften, ju lutem merrini parasysh keto gjera. Mos ndani Saddamin dhe Bushin nga populli, kur nje gje e tille nuk ka asnje baze. Kjo lufte nuk eshte mes tyre tashme, por mes dy popujve. Njerit qe eshte superfuqi boterore, dhe nje tjetri qe ska buke te haje.

Urime, kete vit plaku i vitit te ri do i sjelle amerikaneve nje liter gjak nga cdo iraken. Mbase nuk do i duhet asgje gjaku i njerezve "pa kulture qe jetojne neper shpella", por eshte nje kujtim i bukur nga betejat e fituara.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.