Forumi Horizont Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)


Postuar nga Balerina datë 27 Korrik 2007 - 21:01:

uuuu, si se paskam pare kete teme, dikush do e quante nje teme apostafat per mua pasi fjalet e urta i kam shume qejf, sidomos ato te qytetit tim te lindjes.


Mendja e lehtë rëndon të zonë.

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë.

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.

Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb.

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.

Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta.

Ena bosh zhurmon më tepër. (kjo qenka me e bukura )


  Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.