Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Stavri Nica, pasardhësi i Likës te Teuta
Presidenti i "djemve të detit", Hasanbelliu, plotëson stolin drejtues të skuadrës. Nuk ka emra të rinj.
Nuk do të ketë ndonjë emër të ri në "timonin" e Teutës, sepse vendin e të larguarit Hasan Lika e ka zënë zëvendësi i tij, Stavri Nica, deri dje numri 2 i stolit durrsak. Pas "divorcit" të detyruar të Hasan Likës me Teutën, nisur nga një urdhër i prerë i komitetit ekzekutiv të FSHF-së, që trajnerët e ekipeve kombëtare nuk duhet të jenë të dypunësuar, presidenti Edmond Hasanbelliu e ka mbushur aty për aty "gropën" në stolin drejtues të skuadrës që financon. Thjesht është bërë një hap para nga Stavri Nica, i cili ka kohë që bën pjesë në stafin drejtues të "djemve të detit". Pra, ish-zëvendësi i Hasan Likës, që dje është emëruar në krye të Teutës. Në fakt, komanda "një hap para" ka shërbyer edhe për të tjerët pas Nicës, duke sistemuar kështu tërë kuadrin drejtues të skuadrës bregdetare. Me sa merret vesh, në drejtimin teknik të Teutës do të ketë edhe një drejtor teknik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin. Megjithatë, Nica, së bashku me ndihmësin e tij, Agim Maliqati, që sot do të vihet në krye të "djemve të detit", për të vijuar më tej punën e nisur nga Hasan Lika. Ardhja e tyre në drejtimin e Teutës përkon me një moment delikat, sepse bregdetarët vijnë pas një humbjeje shokuese me Tiranën, 3-0, dhe përpara kanë ndeshjen çerekfinale të kthimit (kupë) me Dinamon (ndeshja e pare perfundoje me fitoren e Dinamos 2-1 ne Stadiumin "Qemal Stafa"). Pra, sikurse shihet, fillimi i Nicës dhe i Maliqatit, tashmë të ngritur disi në detyrë, duket jo pak i vështirë. Megjithatë, falë mbështetjes dhe besimit që gëzojnë nga presidenti Hasanbelliu, pritet që gjithçka për ta të shkojë mirë.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.