Forumi Horizont | Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Me gjithese nuk i lexova te gjitha mesazhet...jam i detyruar te shtoj se;
Intelekti eshte ne varesi te shpirtit.
Shpirti eshte i ''varur''nga liria e tij.
Ne qoftese ne, kemi per qellim te bejme dicka,ky qellim egziston para se ne te arrijme tek dickaja qe na pelqen te bejme.Pra,fillimisht intelekti yne ne lidhje me ''dickane''qe duam te arrijme eshte jo ne nivelin e duhur,por,ne saje te nderhyrjes shpirterore,si pasionit,ndjenjes etj. intelekti yne peson rritje ne rrugen e tij per te arritur ''dickane'' tone.
Me qe po flitet shume per Zotin, ne kete teme, po shtoj se ; po te ishte Zoti i kapshem per shqisat tona atehere nuk do te ishte Zot.Flitet per engjejt...engjejt kane me shume pushtet apo fuqi se sa njeriu,por as egjejt nuk dine se si eshte Zoti.
Askush nuk e di kete.
Persa i perket njeriut....eshte i vetmi qe ka liri apsolute ne Univers.
as planetet nuk kane liri,as pemet nuk kane liri,as kafshet nuk kane liri,sepse keto te fundit jane te kushtezuara nga instinkti i tyre dhe nuk mund te dalin jashte tij asnje sekonde.
Po njeriu ku e ka lirine e tij se?
Nuk e ka tek intelekti...sepse edhe ky eshte i kushtezuar.
E ka vetem tek shpirti i tij !
Nuk do aspak intelekt te besh mire apo keq.
Aty hyn shpirti ne fuqi.
Me i lire se shpirti njerezor,nuk ka asgje tjeter ne Univers.
Edhe engjejt nuk jane te lire si njeriu.
Njeriu eshte nen durimin e Zotit dhe dashurine e Tij.
Kjo eshte arsyeja qe kur ne bejme nje te keqe nuk ndeshkohemi ne ate cast.Ne durohemi.
Por,ne qoftese (marrim si shembull) nje engjell po beri dicka jashte rruges se caktuar per te, ai denohet ne cast.
Me lart u fol se,pse lind nje femi handikapat?
Por,nga ana tjeter shume nga ne e pranojme qe kjo jete eshte kot dhe shume e shkurter.
Pra e ardhmja e jone apo e femijes handikapat nuk eshte ketu dhe handikapatizmi per ate femije nuk eshte si rezultat e ndonje mekati...por, pse mos te them qe eshte si rezultat i shperblimit te tij me ...pafundesine parajsore.
Ne jemi kaq vjec sa jemi...dhe shpesh themi;si iken keto vite?
Kur themi keshtu,automatikisht mendojme edhe vdekjen e cila na pret.
Pra ky cikel do te mbyllet nje dite...por do te hapet tjetri.
Si mund ta mohojme hapjen e nje cikli tjeter duke rene nen konceptin banal te ASGJESE?
Po qe se pranojme ASGJENE atehere te gjitha shkaqet,jeta jone,te mirat dhe te keqiat nuk kane asnje kuptim. As edhe debati yne nuk ka asnje kuptim pastaj.
Rrjedhimisht,kuptimi i gjithckaje eshte Krijuesi i kesaj gjithckaje.
Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.