Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Katia me vjen mire qe e korrigjove perpara se te te tregoja une dhe te them te drejten e kuptova qe nuk ishte per mua ky fjalor.
Se dyti, nese mundohemi te mbrojme interesat e kombit tone (dhe bejme mire) kjo nuk dmth qe te perdorim kete lloj fjalori pasi nuk kane vlere edhe ndjenjat patriotike me pas. te pakten une mendoj keshtu.
Se treti une nuk ju thashe stop per te mbojtur Janullatosin , nuk i thashe stop levizjes per largimin e tij qe kryesohet nga i nderuari Nikolle Marku por ju thashe stop pikerisht ketyre fjaloreve te pepershtatshem, ju thashe stop kercenimeve per perjashtim qe i behet dikujt qe thjeshte po thote "miremengjes interes".
Fundja e kam shprehur edhe me siper, qe jam me ju, jam me popullin shqiptar, me At nikolle markun dhe solla edhe linkun e faqes Ortodokse shqiptare(shqiptare i thencin se ne qender te saj rri flamuri grek) ku valevitet flamuri kryqtar grek, dhe ku behet propogande antishqiptare.
Por ama te jem i sinqerte, kjo levizje nuk do te kete kurre sukses derisa ne nuk dime ta udheheqim ate nen frymen e kultures dhe tolerances.
Dhe tek e fundit, nuk behet ankesa kunder "rrugacit" me gjuhe "rrugacerie"
Sepse ato qe do e lexojne, nuk do na e vene veshin aspak, dhe do thone" "njerez rruge qe shajne njeri-tjetrin" dhe fitimtari ne kete rast mbetet po Janullaqi grek.
Pra nese jemi te vendosur te punojme per te miren e kombit tone, per te miren e kishes Ortodokse shqiptare dhe te interesave kombetare duhet ti themi Janullaqit qe kisha shqiptare ka edhe njerez me te mire se ty, ka edhe me fetare se ty, ka edhe me shqiptare se ty, ndaj duhet tja mbathesh. dhe keshtu do fitojme edhe me shume perkrahje.
Ndersa nese do ndjekim akoma rrugen tuaj me keqardhje them se do lodhim lexuesit dhe do i zhgenjejme me keto sharjet tona.
Me fal nese prekesh diku me kete mesazh, fundja kur me hipin nervat mua jam edhe me i keq por ama ne kete rast lypset qetesia, serioziteti dhe durimi. Nuk rregullohen gjerat kaq shpejt sa mendoni ju, keto duan kohe sepse nuk jemi duke hequr nje leter nga tavolina por behet fjale per gje agjend grek qe ka futur hundet deri ne kushtetuten shqiptare qe na gjykon sot.
Ju flas si nje Shqiptar i komunitetit musliman dhe mos me gjykoni mbrojtes te janullatosit e interesave greke. Ndoshta ne kete pike jam me i ashper se ju, por ama mendoj se duhet me shume pune sesa "sharje"
Miqesisht Indriti.
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 109 110 111 112 113 114 115 116 117 [118] 119 120 121 122 123 124 125 126 127 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.