Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1172 1173 1174 1175 1176 1177 1178 1179 1180 [1181]
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga epanjohura datë 17 Dhjetor 2014 - 03:40:

16-12........

Ditët,muajt,vitet po kalojn, pa Ty ... unë ende nuk mund të besoj se Ti ike përgjithmonë .. Unë nuk mund dhe nuk dua të besoj .. Ti ke qenë diçka e veçantë, diçka që kurrë nuk mund të harrohet,kam dhimbje shumë ..mendimi që unë kurrë nuk do të shoh buzëqeshjen tënde, të dëgjoj zërin tënd, fjalët tuaja nuk më le të qetë: engjëlli im!Kjo më shkatërron.. Shpesh ulem, me foton tënde në prehërin tim dhe kujtoj të kaluarën .. ... Pastaj loti rrëshqet poshtë fytyrës, lotët e ftohtë dhe të dhimbshëm.. Cdo atje pa mua?Atje i vetëm nën tokë ... as shiu më nuk ka rëndësi, sepse sa herë që unë shoh shiun të imagjinoj Ty pranë meje ... Pa Ty, asgjë nuk ështe e njëjtë, rrugët janë të shkreta.... Pamjet nga dritaret nuk janë më të njëjta si dikur....!!! Kur unë i mbylli syt, Ti je këtu, dhe më ndjek mua përmes ëndërrave...Më mungon shumë, nuk mund të kuptoj ... pikëllimi im dhe dhimbja janë në rritje dhe kurrë nuk do të kaloj..Kujtimi për Ty kurrë nuk do të zbehet, përgjithmonë do të jetojë në zemrën time, karakterin tuaj, dashurinë tuaj dhe mirësin nuk e ka askush në botë..Ngris duart lart e heshtur që Ti mos të dëgjosh, dhe unë lutem për paqen tënde .. Dhemb shumë e gjithë kjo, por unë e di që nuk jamë vetëm, engjëlli im ... Më prit mua, një ditë do të vij edhe unë , deri atëherë kurrë nuk të harroj...ke për të jetuar në zemrën e një personi që vërtet të deshti ...dhe të dua përgjithmonë !!! Shihemi i dashuri im... kur zemra ime ndalet ...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 1172 1173 1174 1175 1176 1177 1178 1179 1180 [1181]
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.