Forumi Horizont | Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] 120 121 122 123 124 125 126 127 128 » ... E fundit » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)
1-Uthulla e forte prish enen e saj.
2-Kalliri plot e mban koken poshte,ndersa ai qe eshte bosh e mban koken perpjete.
3-Rruga e shkurter te bie shume gjate ndonjehere.(ka kuptimin qe merri gjerat me radhe e jo me nxitim duke i rene shkurt)
4-Ku hyn dielli nuk hyn mjeku.
5-Prit si laraska per koqet e demit.(laraska priste qe te hante ato te demit,por demi u be ka dhe kjo pritje vazhdoi gjate deri sa ngordhi vete laraska).
6-Me je bere si shtepite e Tepelenes(te cilat ngeleshin gjithmone 99).
7-U bete si ushtaret e Haxhi Qomilit.(thuhej keshtu per ushtare te shpartalluar e pa disipline).
8-Beme baba te te ngjaje.
9-M.t i jati, m.t i biri,m.t edhe ai qe beri tane.(tre breza burrash koti)
10-Te con ne shtate cezma e nuk te jep nje pike uje.
11-C'ka barku nxjerr bardhaku.(Thuhet per ata njerez qe nuk shprehen ato qe kane ne te vertet brenda vetes,por kur pijne e behen ne qef zene e i thone te gjitha,nxjerrin ne shesh fytyren e vertete).
12-Nga e kemi kete mik?Shikoje nga qimja dhe gjeje.
13-Ik or qimeshellire!( Ne Vlore ju thone lasheve).
14-Gjella me kripe e kripa me karar.
15-Duket dielli qe ne mengjez(Thuhet edhe per ata/ato qe jane dembele Stambolli).
16-Trimeria merr kala,zgjuarsia fort e mba.
Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] 120 121 122 123 124 125 126 127 128 » ... E fundit » Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.