Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] 120 121 122 123 124 125 126 127 128 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga Fajtori datë 25 Qershor 2006 - 00:29:

S'po merret vesh kush genjen ketu. Mesazhi i Sinamatit qenka si manual i forcave te armatosura. Gruaja goditet pa lene shenja dhe demtime. Hajde hajdeeeee.

Pastaj nuk e kuptova si ishte puna e rreptesise? Ne lindje tallemi me policet, ne perendim femijet edukohen pa autoritet... Po atehere si ka mundesi qe shtetet perendimore kane krijuar nje polici kaq te rrepte kur femijet nuk dijne c'eshte autoriteti. Nuk mendon se autoriteti i forte familjar sjell krijimin e klaneve dhe dobesimin e shtetit? Apo keto nuk shkojne neper mend...

Apo mos i duhet hequr autoriteti shtetit per t'ja dhene ca kryefamiljareve qe te godasin grate. Astronauti mund mos kete etiken ne te folur, por po ju vjen hakut me argumente. Dhe c'eshte me e keqja mbrojtesit e fese justifikojne "dhunen" me morale te diskutueshme sekso-centrike. Na paska dhe procedure kur femra u beka "si laviret e perendimit". Mblidhen 4 veta dhe vendosin ti bien femres. Tani ligjet e shtetit do na i zevendesojne meshkujt me ane te fese.

Po s'keni faj juve joooo. Se cmenduria popullore i ka keto. Disa shqetesohen kur i shahet profeti e disa perdhosin gjithe grate e perendimit ne emer te fese. Ky eshte problemi i fese: relativiteti i ligjeve. Me siguri kurani thote te mos shani majtas djathtas. Por ketu jane me gishta ato qe e respektojne. Atehere kush meriton me shume ban? Astronauti qe citon nje liber, apo ky qe ofendon popuj te tere.

Padyshim Astronauti... Se kurani eshte perfekt... Nuk gabon kurre... Jane njerezit ata qe gabojne... Por jo njerezit qe mbrojne kuranin... Ata jane te mbrojtur nga perfeksioni i Krijuesit.

Cmenduria kolektive ka filluar qysh me zgjedhjen e presidentit amerikan, qe vajti prishi ekuilibret ne bote dhe krijoi kushtet qe te rriten fansat fetare. Tek e fundit esktremet preken, kane te perbashketa gjithmone, si psh mungesen e llogjikes.

Po iki te kepus nje dege te gjelber dhe ti bie femres time. Mirupafshimmmmmmmmm

P.s. Ja pse nuk lexoj kete nenforum, eshte teper fantastiko-shkencor... me falni, fantastiko-fetar. Mua me pelqen realiteti dhe mos me thoni qe ne realitet rrihni grate me thupra te gjelberta. Apo Astronauti ka cituar ndonje personazh te Star-Trekut?

P.s.2 Ndonjehere mendoj se me shume sesa aspekti fetar ketu diskutohet divergjenca mes popujve. Ndonjehere flet inati sepse popuj te tjere kane hapur rrugen e zhvillimit, kur vete nuk bejme dot asnje gjysem shteti me 3 milione banore. Se cfare do jete tjeter kur Agim Sinamati justifikon te drejtat e njeanshme te meshkujve ndaj femrave mbi ca principe gjoja fetare. A thua se femrat i ka pjelle lopa qe Sinamati ti rrahe me thupra kur nuk binden. Muhahahaha. Opssss , qesha padashje. Kur flitet per fene s'ka humor. Nderime.


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 110 111 112 113 114 115 116 117 118 [119] 120 121 122 123 124 125 126 127 128 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.