Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- trekendeshi duhan-alkol-droge (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10469)
Pirja e duhanit
Cod. A19052006
-botuar ne gazeten "Shekulli" online-
Të gjithë e dijnë se duhani është tepër i dëmshëm për shëndetin, madje ai shpie deri në vdekje. Kjo është vërtetuar më së miri nga studimet shkencore dhe statistikat e nxjerra. Në shtetet e përparuara gjenden shoqata të panumërta të cilat merren me organizimin e luftës kundër duhanit dhe në ngritjen e vetëdijes së njerëzve për dëmin e tij. Konsiderohet se në botë ka mbi 1 miliard e 500 milionë pirës duhani dhe raporti i vdekjeve të atyre që pinë duhan, kundrejt atyre që nuk pinë është 10 herë më i madh.
Duhet ditur se:- Aftësia e thithjes së oksigjenit te njerëzit që pinë duhan, pakësohet në raportin 1/6 ose 1/3 (13-33% më pak oksigjen në trup), kjo në radhë të parë dëmton trurin dhe zemrën;- Në 90% të rasteve, bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit;- Gratë plaken 15 vjet më parë në krahasim me ato që nuk pinë duhan;- Pirja e një cigareje shkatërron rreth 2.5 miligram vitamin C në trupin e njeriut, kur dihet se kjo vitaminë ka rol kryesor në imunitetin e organizmit.
Fjodor Zotaj
24/09/2005
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.