Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Teodor Keko (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10611)
E DI, PAS DERE DO PRES NJE CAST
Në portën time po trokas
si zakonisht, në mbrëmje vonë.
E di, pas dere do pres një çast,
grimohen lodhjet ndërkaq në dhomë.
Eshtë gruaja ime e rraskapitur,
në fytyrë po hap pak krem.
Ajo, e bukura e botës,
s’ka forcë të qeshë. Dhe buzëqesh!
Ka mbajtur djalin, ka bërë gjellën,
shkruar ditarin, larë shtëpinë,
ka pritur miqtë, ka larë enët,
ka ndezur zjarrin dhe dashurinë.
Dhe rraskapitjen kyç brenda vetes,
se dashuron, s’thotë dot “u lodha”!
Si Galile më vjen të them:
- Rreth dashurisë vërtitet bota!
1988
Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.