Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Legjenda "Nene"(Anti-humor) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11068)
Kurbetit.
O kurbet te rafte gjema
Se di, ndoshta te ka rene
Ah ne dere me prêt nena
Te vetmuar e kam lene.
O kurbet te marrte lumi
Se di, ndoshta te ka marre
Ka aq kohe qe s’me merr gjumi
Kam lene nenen duke qare.
O kurbet te marrte djalli
U shofsh e te hengert grenja
A se sheh me dogji malli
Qafen thefsh, u shkulsh nga rrenja…
O kurbet te humbte emri
U harrofsh , u shofsh per fare
Se na bere larg te vemi
Ah na bere per pese pare.
O kurbet te marrte tufani
E te flakte tutje ne ferr
a se sheh me vrau malli
shpirt e zemer mi ka ther.
O kurbet qofsh i mallkuar
Ti je pjelle e mallkimit
Ah me le kaq te vetmuar
Nen ombrellen e vajtimit.
O kurbet u djegsh u nxifsh…
Te nxifte tymi te djegte zjarri
I mallkuar qofsh perjete
Se na ndave per se gjalli.
Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.