Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Te 16 pyetjet e At Nikolla Markut per Janullatosin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12145)
Pyetja e njëmbëdhjetë
11 - Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të kombit shqipëtar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e
brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?
Kjo pyetje e bere nga i madhi dhe patrioti At Nikolla Marku, eshte nje pyetje qe ka brenda saj qindra e qindra vjet histori.
Ka brenda saj mijera e mijera mundime shqiptaresh.
Ka brenda saj, gjakun e shqiptareve.
Por, ka brenda saj dhe pabesine e grekeve ndaj shqipetareve neper shekuj.
Qe te sulmosh nje komb, gjeja me e mire dhe me strategjike eshte, zhdukja e kultures se tij. Zhdukja e historise se tij. Zhdukja e identitet te tij.
Jo me kot greket edhe per Skenderbeun thone se eshte grek.
Valle atyre u preu aq shume per Skenderbeun?
Jo !
Nuk e kane prej dashurise se madhe kete shpifje.
E kane prej qellimit te tyre strategjik; te zhdukjes se historise dhe identitetit.
Nje djale qe sot jeton ne Austri, ne vitet '90 - '91 dhe ai kaloi kufirin grek dhe shkoi si shume shqipetare atje.
Ne nje nga fshatrat e Greqise ai shikon menxyren me te madhe qe kishte pare ndonje here ne jeten e tij.
Ne sheshin e komunes shikon nje statuje te madhe, kur lexon dhe emrin e njeriut ne ate statuje, gati sa iu prene gjunjet.
Djali quhet P.D (me qe nuk kam autorizim nga ana e tij, nuk po e shkruaj emrin e tij te plote)
Pra P.D me mornica ne trup, nuk po shikonte askend tjeter por vetem gjyshin e tij.
Mbiemrit te tij (te gjyshit) por edhe te P.D i kishin shtuar mbaresat is dhe e kishin bere grek. Me poshte ishte shkruar se, heroi ishte nje grek qe luftoi per Greqine etj.etj.etj genjeshtra me bisht, shpifje te qelbura alla greke.
Atehere P.D i zemeruar, shkon dhe hipen mbi statuje dhe fillon te mbaje nje fjalim.
Ky veprim mund te duket komik, apo jo serioz etj. por ne kushtet e P.D edhe une mund ta beja nje gje te tille dhe kushdo tjeter.
Hypen mbi statuje P.D dhe fillon t'i drejtohet popullit me fjalet;
- O popull...ky njeriu ketu ne statuje nuk eshte grek. Ky njeriu ketu ne statuje eshte gjyshi im. Ky njeriu ketu ne statuje eshte shqiptar. Ky njeriu ketu ne statuje nuk e ka emrin keshtu sic e kane vene ketu poshte , por e ka...(dhe tregon emrin e vertete te gjyshit te tij). Ju genjejne juve o popull, ju mashtrojne sepse gjyshi im, as qe ka patur lidhje me Greqine, por ai luftoi per Shqiperine dhe lirine e Shqiperise. Gjyshi im e dha jeten per Shqiperine dhe ketu genjejne qe kane thene se ka luftuar per Greqine...
Foli rreth 10 - 15 minuta i shkreti P.D ne zemerimin e tij per pa drejtesine qe i kishin bere atij dhe familjes se tij.
Pas pak vjen nje makine policie, e marrin P.D dhe e rrasin ne burg, e rrahin atje dhe te gjakosur, me ne fund e cojne ne Kakavi, e perzene.
Kur pame se cfar bene me gjyshin e P.D, pra strategjia greke per vjedhjen e heronjve nuk eshte ndonje gje e re. Vjedhja e emrave, si e heronjve si e kultures ka qellimin e saj, qellim ky i vjeter nga greket.
Kurse shkolla Konstandin Kristoforidhi eshte ende me e rreziskhme, pasi nje shkolle ne vete funksoinin e saj, lind patriote, lind kulture.
Pikerisht te dy keta faktore urrehen nga greket. Si kultura shqiptare, si patriotizmi shqiptar.
At Nikolla ben pyetjen se, a ka te drejte etj. Janullatosi te nderhyje ne kulturen tone e ta ndryshoje ate, pra ashtu sic ka bere me shkollen Konstandin Kristoforidhi?
Po ketu eshte dhe qellimi i Janullatosit.
Lind pyetja; perse greket nuk vajten ne nje shkolle tete vjecare te ndertuat 10 - 15 vjetet e fundit, por shkuan tek shkolla Konstandin Kristoforishi?
Vrasja e kultures, vrasja e se kaluares, vrasja e emrave te medhej qe dolen nga ajo shkolle, ky eshte qellimi kryesor qe eshte uzurpuar shkolla.
Qellimi final eshte vrasja e historise.
Ne nje kohe qe Janullatosi nuk e di qe, kur Shatobriani vizitoi Athinen u shpreh; Nje fshat i piset shqiptar.
Pikerisht qe te mbulojne te vertetat historike, sulmohen veprat e kultures.
A nuk behet shpifja e ndyre per Skenderbeun?
Ku eshte strategjia?
Latinet kane nje shprehje te tyren e cila thote; shpif...shpif...se dicka do te mbetet.
Pikeirsht kete strategji ndjekin greket dhe, keto shpifje nuk i bejne se ''vdesin'' nga dashuria per Skenderbeun. Por e bejne me qellimin e tyre strategjik ... te zhdukjes dhe te fshirjes se historise Shqiptare.
Qe shiptaret te mos kene identifikim. Ndaj dhe vjedhin dhe emrat e tjere qe nuk kane madhesine e Skenderbeut, sic e pame me ndodhine e gjyshit te P.D.
Valle e rastit ishte dhe aprovimi i ''shenjtit'' Janullatos per mashtrimin dhe turpin e rradhes ne lidhje me varrezat e ushtareve greke, qe duhej te varroseshin ne Shqiperi?
Pra ne kemi varret tona ne Shqiperi, ne tokat e jugut sidomos, te cilat jane toka greke.
Keto varreza, duheshin qe krismen ta kishin ne te ardhmen, sepse sic thame, strategjia vazhdon dhe ajo ka rreze te larget, ne kohe.
Ne qoftese shkolla Konstadin Kristoforidhi u ndertua tre shekuj me pare nga patriotet elbasanas, per mesimin e gjuhes shqipe, kjo eshte pika me e urryer e grekeve.
Kush?
Shkolla!
Aq me teper nje shkolle e kalibrit te madh si ajo e Elbasanit.
Pikerisht se eshte ndertuar tre shekuj me pare kjo shkolle, ndaj dhe greket e shikojne si rrezik te madh ate.
Ndaj dhe greket kerkojne t'i japin nje emer tjeter, qe ta mohojne emrin e pare dhe te vertete te saj.
Qe te mohojne dhe te fshijne emrin e saj te madh, si shkolle patriotesh.
Por, eshte dhe dicka tjeter.
Greket e dine mire se cdo te thote patriot shqiptar.
Ata e kane provuar ne kurrizin e tyre se, patriot shqiptar do te thote te mos duash greket.
Nga kjo del se, gjithmone neper shekuj, greket kane futur hundet ne punet e Shqiperise, ndaj dhe kur ngriheshin patriotet shqiptare ne mbrojtje te Atdheut te tyre, ata kishin pune me greket, u duilnin perballe grekeve ne luften e tyre.
Kjo eshte arsyeja qe greket kane urrejtje per fjalet patriot shqiptar.
Kjo eshte arsyeja qe sulmohet shkolla e Elbasanit, e kesaj foleje te kultures qe ka lindur patriote te medhej dhe, greket kerkojne ta kthejne ne vrime minjsh, me qellim qe ta zvetenojne ate shkolle te madhe historike.
Ne fakt kane te drejte.
Patriotet shqiptare, jane armiqte kryesor te grekeve, sepse ata te mallkuar thone te verteten dhe duan Atdheun e tyre, gje e cila nuk u intereson aspak grekeve, te cilet kudo kerkojne pseudoshqiptare qe shiten dhe, qe t'u sherbje grekeve. Keta po! Jane ata qe u duhen grekeve.
Me qe uzurpuan shkollen e Elbasanit, a ka bere ndonje here nderhyrje Janullatosi qe ne Greqi te hapen shkolla shqiptare? Qe femijet shqiptare atje, te mesojne shqip.
Janullatosi pra, ai qe e ''do'' kaq shume popullin shqiptar?
Jo vetem qe nuk behet kjo gje, por nderhyrja e zellshme e Janullatosit eshte qe, edhe ne Shqiperi po qe e mundur femijet te mos mesojne shqip, sepse ai e di mire qe femijet jane e ardhmja e nje kombi dhe prej tyre do te kete patriote qe do te thone te verteten neser kur te rriten.
Janullatosi duket hapur ne qellimin e tij antishqiptar dhe, duke mbledhur ca njerez te pa karaktershem, flet neper media me emrin etyre qe gjoja jane populli shqipatr, por qe fakt ata nuk jane populli i vertete shqiptar, por thjeshte kukulla figurative, qe ky prift grek e perdor pranine e tyre duke bere shpifje se gjoja jane populli shqiptar.
Janullatos...shpif...shpif...se dicka do te mbetet!
Por, sot nuk eshte me koha e latineve.
Ka ardhur kohe tjeter dhe, kjo kohe nuk punon per Greqine. Pikerisht kjo kohe u a dogji karten ne dore grekeve ne vitin '97.
Pikerisht kete gje nuk duan ta kuptojne greket qe me kembenguljen e tyre, me hakmarrjen e tyre prej gjarperi, vazhdojne sulmet pa nderprejre kundra Shqiperise.
Harxhoni parane lume o greke.
Nuk do t'ia arrini qellimit per zhdukjen e historise shqiptare.
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.