Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letra dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=289)
-- Leter Malli! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14625)
Mirmbrema shpirti Im!
Po filloj ketu me te shkrue shpirt!... sepse jam mbush mall e sa do pak dua me u lirue,koha ngadale po me kalon e Ti nuk je duke ardhe,Ti e di e dashur malli sa me ka marre ...!Edhe per piken tende te vendosur ne leter te bardhe,kam mall sepse e dij dora e kujt e ka shkrue,e me bene te ndihem se je diku dhe merr fryme!...deri sa vendosa te filloj shkrimin shume mendime kisha.... tani se si me behet me ikun mendimet nga frika se me shpeton ndonje thenje qe Ty te lendon nga gjithe malli im per Ty...!
Neser do zgjohesh heret si gjithe herat tjera qe zgjohesh...e nje MIREMENGJES te Bardhe Te Uroi!...lutem te zgjohesh mire e pa dhimbje trupi askund ...eshte dita jote neser zemer eshte 8 Marsi,une nuk jam afer teje vetem fizikisht ...me shpirt aty me ke te koka jote jam...duke te perkdhel floket e bardhe ...e duke puthur syte e T'u te lodhur...! e dij shpirt se ke njerz qe te rrethojne zemren e ndoshta edhe miq qe do te dhurojne e urojne per kete dite....edhe pse une smundem asnje dhurate as urate me te dergue .... dije shpirti jem se Ty te kam ne imazhin tim dhe ne brendesi te shpirtit per te uruar me zemer,dije pra.... se asnje urate cila do qofte e te tjereve qe te dergohet e imja eshte me me zemer dhe me shpirt qe Ty te bej!...
Neser shpirt,mundohu te permbahesh dhe lot te mos nxjerresh te pakten mundohu...ah sa shume do te doja te jem une i pari diten me te urue,e megjithate prap une do jem i pari ...shpirti im eshte ne kontakt me shpirtin tend,... ani pse jo afer fizikisht,... dhe shpirti do te uron shume fort..... per dhurate do te jap nje puthje te zjarrte qe ta shuaj mallin tim...!
GEZUAR E URIME 8 MARSI SHPIRT !
Jeta te falte shendet ,qetsia e lumturia u kthefte prane zemres tende...LUTEM!
I Joti me shpirt!
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.