| Forumi Horizont | Gjithsej 142 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jam ne dileme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16992)
Faleminderit
Nuk mund te them se angazhimi i ketushem ishte aq cilesor. Ndoshta kaq mund te pretendohet, per nje problem qe rendon ne supet e tjetrit. I vdekuri i botes, te duket sikur fle - thote nje fjale e vjeter. Edhe mua me erdhi keq qe u prezantova me nje problem te tille qe ne fillim. Po te them drejten, hyrjen ne kete forum, e gjeta si nje zgjidhje per t'u ngushelluar disi. Jo se eshte permbysur bote e, te kuptohemi! Por sidoqofte njeriu perjeton, pavaresisht rethanave dhe kuadrit moral, qe ketu edhe eshte paragjykuar pak. Jemi me mish e kocka, dreqi e mori! Nejse! Ne shenje falenderimi per pjesemarjen, po ju dergoj nje poezi timen! Shpresoj t'ju pelqeje.
* * *
Tallaz deti e ngriti,
Mallin në zemër.
Pashë si mes territ shëndriti,
Një yll i pa emër.
Dhe ndjeva në breg që nga thellë,
Kuçedrën ngecur në jod.
Natën dhe stuhinë pështjellë,
Me flokun biond…
Qefin i murrmë errësira
Si prej varri të bastisur, të shkretë.
Pa mëshirë më kish vrarë lamtumira,
E yllit gremisur në det…
Rrofshi per kohen dhe vemendjen!
| Gjithsej 142 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.