Forumi Horizont Gjithsej 42 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Papa Jep Dorheqjen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18722)


Postuar nga AngelDevil datë 13 Shkurt 2013 - 02:05:

Artikull nga 1 gazete gjermane

Viti i fundit i drejtimit i Papa Benediktit XVi ishte edhe më i hidhuri.

A u përkul në fund ai përballë komploteve?

Gianluigi Nuzzi, 44 vjeç, një gazetar pranë shërbimit sekret italian, publikoi librin “Vatileaks”, me dokumente sekrete, që dukej se rridhnin nga zyra e Papës.

Dhe tradhtari i përkiste familjes së Papës. Ai ishte vetë mazhordomi i tij, Paolo Gabriele, 46 vjeç. Sekretari personal i Papës, Georg Gaenswein e kishte denoncuar atë si autor.

Por në vend të tradhtisë, Gabriele u akuzua thjesht për vjedhje. Në vend të dënimit me burg, ai u fal nga vetë Papa.

Raporti i komisionit të përbërë nga tre kardinalë është “sub secreto ponteficio”, që do mbahet zyrtarisht i fshehtë. Prandaj nuk dihet se me cilët dokumente Nuzzi dhe njerëzit e tij mund t’i bënin presion Papës.

Ka pasur spekulime se shërbimi sekret italian i ka siguruar materialet në mënyrë të paligjshme. Këto spekulime qarkullonin në xhandarmëri dhe në Gardën Zvicerane.

Në brendësi të Vatikanit shtohen gjithmonë e më shumë thashethemet dhe intrigat.

Prelatët nga Pallati Apostolik përhapën lajmin në verën e vitit 2012 se Papa donte të zëvendësonte njeriun e dytë më të fuqishëm në Vatikan, Sekretarin e Shtetit, Tarcisio Bertone, 78 vjeç. Ai dyshohet për grupime, nepotizëm dhe transaksione sekrete.

Por për çudi, pas pushimeve të verës, Papa Benedikti XVI jo vetëm që nuk e shkarkoi atë, por i shkroi një letër falënderimi për punën e tij, duke e lënë në atë post.

Përpara një viti, u bë publik një regjistrim i kardinalit të Palermos, Paolo Romeo. Në një fjalim ai tronditi të pranishmit duke folur për përplasje të forta në Selinë e Shenjtë. Madje Romeo tha se Papa do të vritej në nëntor të vitit të shkuar.

Në shtator Papa emëroi ekspertin e pastrimit të parave, Rene Bruelhart, për të shqyrtuar makinacionet financiare të Bankës së Vatikanit.

Me këtë emërim, Benedikti bëri shumë armiq. Në janar Italia bllokoi të gjitha kartat e kreditit dhe të bankomateve në muzetë e Vatikanit dhe në zyrat postare.

Arsyeja zyrtare: Vatikani kishte shkelur rregullat kundër pastrimit të parave.


  Gjithsej 42 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.