Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:35:

7 Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit apo një copëz jetë në monotoninë e një vere të nxehtë kryeqyteti -roman-

Ca më gjatë se ky titull ka zgjatur vetë përfundimi i këtij romani. Autori e ka shkruar si fillim këtë roman në një kohë rekord prej disa javësh, në verë të 1986-ës, duke nxjerrë atë fillim një vepër jo të kënaqshme nga ana artistiko-letrare. Mbasi ai morri kritikat e atyre pak të njohurve, që e lexuan asaj kohe këtë roman në dorshkrim, ai e la mënjanë këtë vepër, duke u marrë me vargun dhe tregimet.
Më vonë në Gjermani, ku ai jeton e punon prej 1990-ës, ai u morr sërish me romanin e tij, duke e përmisuar nga ana letrare. I lodhur së fundi nga romani i tij, (i parë dhe ndoshta i fundit), ai e dha për botim po gati njëkohësisht me librin e tij të dytë me tregime.
Ngjarjet e romanit zhvillohen në kryeqytet, më së shumti në uzinën Traktori, ku ka punuar dhe vetë autori, -gjë kjo që mund ta nxis ndonjë lexues të mendojë, se në roman është vetë jeta e autorit. Por jo, nuk është aty autori dhe jeta e tij. Pa diskutim, si në shumë e shumë vepra letrare, gjen në roman ngjashmëri nga jeta e autorit, sepse dhe ai ka qenë në atë kohë po në atë moshë rinore si personazhet e tij, ka punuar diku aty pranë atyre reparteve ku punojnë edhe personazhet e tij, ka dashuruar si shumë e shumë të rinj e të reja të asaj kohe, është revoltuar si shumë e shumë punëtorë të uzinës mbi problemet e ndryshme, deri dhe politike. E biles disa ngjarje romani janë edhe të vërteta, pra të ndodhura asaj kohe, siç është ndonjë mbledhje e gjërë e uzinës, apo disa personazhe kalimtarë, si dy drejtorët e uzinës, Pilo Pelisteri dhe Llambi Gegprifti.
Personazhi kryesor në roman është Romeo, një i ri kitarist, i dashuruar, ca rebel përsa i përket flokëve të gjatë e shfaqjeve të tjera të huaja, të cilat manifestohen edhe në të tjerë të rinj të repartit, ku Romeo punon si tornitor, ashtu siç manifestoheshin asaj kohe ndër shumicën e të rinjve të Tiranës, shfaqje këto që luftoheshin herë me ashpërsi e herë me butësi nga antarë partie dhe të organizuar të tjerë.
Ngjarjet e romanit vinë duke u ndërthurur e duke u intesifikuar, gjë që e bën lexuesin të vazhdojë leximin më tej, ndonëse duhet të pohojmë, që stili i romanit është i thjesht, kjo me vetëdije nga autori, pra nuk kemi ndonjë stil letrar të spikatur dhe metaforik.
Çmimi i romanit 500 lek/ 5 euro.


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.