Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2003 - 04:58:

Me falni qe po shkruaj kaq shume. Harrova me pare te lexoja mesazhin e Endrit.

Me poshte do te spjegoj qe Sadami nuk bllokon dot naften dhe as e ka bere ndonjehere. Megjithate po te pyes: Kur nafta eshte ne vendin e tij ai mund ta manaxhoje si te doje, apo jo? Kur eshte pare qe me risursat e nje vendi te merret nje vend tjeter.

Endri, ti thua se Sadami, qe eshte ne krye, po bllokon naften. Ketu e ke gabim dhe po te spjegoj pse. Iraku e ka te ndaluar te eksportoje naften. Nuk mund te nxjerre asnje fuci me nafte pa lejen e OKB. I vetmi eksport nafte qe eshte bere, u approvua nga OKB pas tragjedise qe po jeton populli Iraken. Programi quhet "Oil for Food". Sadami ku ta gjente te shiste naften qe ka ne vend se nxirrte vendin nga verferia por kjo nuk i lejohet.

Programi Oil for Food eshte nje shkembim i thjeshte ilacesh dhe ushqimesh baze me naften Irakene. Ky program lindi per te mos lene popullin iraken te vdese fare se po shkonte drejt tragjedise. Per mua ky program eshte nje turp i madh sepse eshte detyruar nje shtet te jape naften (arin e zi) per nje cope buke. Megjithate mendimi mbi kete program eshte personal dhe ka dhe aspektin e mire qe po ndihmon popullin iraken. E spjegova per te treguar se Sadami nuk bllokon dot asgje. Po te hapen kufijte fillon eksporton menjehere. Dha hapen shume fronte pune qe sjellin fitim ne Irak.

Edhe nje reflektim te fundit. Ju kujtoni se CIA, FBI, dhe Presidenca amerikane jane aq emotive sac duan te hiqen ??? Mendoni se jane te inatosur prej 11 Shtatorit ??? Po pse a nuk dihej para 11 Shtatorit sa mundesi kishte Iraku te beje bomba atomike dhe lende helmuse massive. ??? Kujtoni se SHBA, qe ka administraten me te mire ne bote per monitorizime nderkombetare (faktikisht bejne raportet me te mira mbi Shqiperine dhe e njohin Shqiperine me mire se italianet qe i kemi dy hapa) nuk e kishin idene se cfare behej ne Irak para 11 Shtatorit ??? Kujtoni se Iraku po pergatitet te sulmoje gjysmen e botes (se po sulmoi ameriken zere se ka sulmuar dhe europen) me ate nivel varferie ku qendrojne njerezit ???

Pra imagjinoni Irakun qe ben aksionin minimal kunder nje vendi perendimor. Sa mendoni se zgjat pergjigjja perendimore ? Une them jo me shume se 24 ore. Dhe perendimi ka aq bomba sa te zhduke Irakun si koncept nga harta gjeografike. Apo mos Iraku ka aq fuqi sa te paralizoje kompleet perendimin ???? Hhehehehe.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.