Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Egnatia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3100)
Bano: Na presin ndeshje të vështira
Veterani i ekipit rrogozhinas thekson se futbollistët e Egnatias nuk duhet të nënvlerësojnë askënd.
Egnatia i është rikthyer kampionatit me një fitore të thellë 6?0 dhe përsëri vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë. Megjithatë, për shumë specialistë, sportdashës, por edhe futbollistë, tashmë duket si diçka e kryer futja e Egnatias në Grupin e A1. Këtë dukuri nuk e kundërshton as veterani Bano, i cili, për "Sportin shqiptar", thekson, ndër të tjera, se ende nuk ka përfunduar gjithçka. "Vërtet që jemi në rrugë të mbarë. Kemi një ekip të kompletuar qoftë në kualitete, ashtu edhe në kamponentët e tjerë, organizativë e financiarë." Edhe pse rendit këtë epërsi karshi rivalëve, Bano tërheq vëmendjen për të qëndruar me këmbë në tokë. Sipas veteranit, ka ende rrugë për të bërë dhe Egnatian e presin dy trasferta të vështira në Lezhë dhe Kuçovë. Përveç këtyre takimeve, kapiteni i Egnatias parashikon një fazë të tretë tepër të vështirë, ku nuk do të ketë më ekipe në nivelin e Veleçikut. "Na duhet të mendojmë çdo takim më vete. Nuk do ta kemi të lehtë as në Lezhë dhe as në Kuçovë. Të dy këto ekipe kanë treguar se në fushat e tyre janë të vështira. Na duhet të mos humbasim, ndryshe do të na vështirësohet arritja e objektivit," - thekson ai. Java që sapo u mbyll tregoi se Bano është njohës real i situatës së Grupit A2. Kuçovarët dhe lezhjanët, në ballafaqim midis tyre, treguan vlera dhe shpalosën ambiciet e tyre. Egnatia vërtet ka një gjirin e saj lojtarë që kanë treguar se edhe në fushat kundërshtare dinë të fitojnë, por ata nuk harrojnë se, përveç Naftëtarit dhe Besëlidhjes, edhe Tomori, Laçi e Bylisi do të synojnë ngjitjen në A1. Përforcimet e fundit të Tomorit e shprehin më së miri se Egnatia ka futbollistë, të cilët besojnë se nuk mund t'i mposhtë kush. Sipas sulmuesit Simaku, Egnatian e sotme mund ta ndalë vetëm dhuna apo bilbili i gjyqtarit. Nëse ka vërtet drejtësi në gjykim dhe luhet brenda normave të far?play, askush nuk do të mund ta mposhtë këtë grup lojtarësh. Duke dashur të mbështetë idenë e sulmuesit, Bano thekson: "Të kesh besim dhe bindje në forcat e tua është më se normale, por nuk duhet harruar se futbolli të ndëshkon atëherë kur nuk e pret. Ndaj na duhet të tregohemi të kujdesshëm në çdo hap që do të hedhim."
Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.