Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Armiqtë E Gjuhës Shqipe Dhe Triumfi I Saj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3586)
Se c'dilte para ca javesh nje Facebock ketu tek mua, kur doja te lexoja mesazhet e sotme, keshtu hapja dhe leximi ishin te pamundur! Ishte kjo vetem tek kompjuteri im, apo tek te gjithe?
Tani persa i perket temes, duke iu drejtuar me se shumti piktorit per ndjenjen e merzitise qe e ka kapur mbi heqjen e prejardhjes ilire. E para mendoj se, a na lejohet neve sot ta konceptojme shoqerine e para 2-3 mije vjetesh me nocionet e sotme? Sot kemi ndarjet nacionale, ku bejme dallimin e cdo nacioni. Nese me kujtohen mire mesimet e shkolles, kjo lloj ndarje, me 'te edhe formimi nocioni te nacionit, ka lindur ne Europe para disa shekujsh. Me pare kishim ndarjet fetare, dhe ne zona me te vogla, ndarjet fisnore. E dyta eshte: c'kuptojme ne sot pra me termin "ilir" apo "yllir"? Dhe e treta pikpyetje qe me duket se nuk mund ta injorojme, eshte: a kemi qene ne shqiptaret e sotem para 2000 vjetesh, apo para 3000 vjetesh, keta qe jemi sot? Pra, po me keto karakteristika gjuhesore, (deri diku) fetare, kulturore, traditore te jetes, etj.? Apo kemi qene me te ndryshem, dhe biles edhe ne lufte me njeri-tjetrin?
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.