Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Renia e kultures gjuhesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3778)


Postuar nga lule datë 28 Nëntor 2010 - 18:34:

Re: Renia e kultures gjuhesore

Citim:
Po citoj ato që tha volter
Problem me te cilin ndeshet sot gjuha e njesuar kombetare eshte edhe problemi i kultures gjuhesore, ne te vertete renia e theksuar e kultures gjuhesore. Thyerjet e normes drejtshkrimore, morfologjike, sintaksore;thyerjet e normes se pikesimit; madje thyerjet e normes se alfabetit jane bere dukuri e perditshme ne jeten tone. Moskujdesi ndaj gjuhes eshte shtrire aq shume saqe ne disa institucione nuk perdoret fare ë-ja. Renia e kultures sone gjuhesore edhe me dukshem shihet ne veprat shkencore, dhe sidomos ato publicistike.
Marre nga Letersia shqipe dhe gjuha letrare - Rexhep Qosja.






Ndeshja e shqipes me gjuhet e huaja eshte rreziku me i madh. Mediat, ato te shkruarat dhe ato elektroniket, po percjellin deformimet që i bëhen gjuhes shqipe përmes perdorimit te fjaleve te huaja (ne vend te fjaleve qe vete shqipja i ka).

Veç mediave, si të rrezikshëm janë shpallur (serish) edhe politikanet. Edhe ata percjellin deformime te gjuhes shqipe me fjalet e huaja që perdorin ne fjalimet dhe opinionet e tyre.

Rinia shqiptare gjithashtu, shpreh rrezik, ndersa synon te shfaqin modernizim ne perdorimin e gjuheve te huaja qe ata dijne…duke i ngaterruar keto gjuhe mes njera-tjetres.

Keshtu në shqipen e tyre futet dhe anglishtja (ne shume forma te saj), edhe italishtja, edhe frengjishtja..
Në fillime, ndërhyrja e gjuheve te huaja ndihej vetem ne leksikologjinë e shqipes, tani ajo ka shkuar edhe me thelle, deri aty nuk mban me. Gjuhet e huaja kanë depertuar dhe ne strukturën e ndërtimit të fjalive në gjuhën shqipe...


  Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.