Forumi Horizont | Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Globalizmi dhe Antiglobalizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4349)
C eshte globalizimi
Ndryshimet ne sistemin kapitalist boteror ne 30 vitet e fundit qe nga koha e ekspansionit ekonomik te pasluftes (deri me fundin e marreveshjes se standarteve te arta , nga B. Woods ne vitet 70) kane nxjerre ne drite shume kendveshtrime ekonomike dhe historike rreth vlerave dhe caqeve te kapitalizmit si nje sistem ekomomik. Gjithashtu globalizimi (apo e referuar me e detajuar ne ne terma ekonomike, globalizimi i produktit kapitalist) , krijimi i tregjeve te reja boterore dhe fenomene te tjera dishendente nga keto 2 te parat kane shkaktuar situata te reja ne ekonomine boterore duke indfluencuar me pas ekonomite rajonale apo ato lokale.
Ndonese termi globalizim, eshte nje term relativisht i ri, besoj se eshte bere pak ne shpjegimin e ketij termi i cili shpesh here eshte sinonim i hegjemonise se fuqive te medha ekonomike, ne te shumten e rasteve SHBA si superfuqia kryesore ekonomike sot.
Globalizimi gjithmone e ka shoqeruar kapitalizmin. Nga pikepamja historike ndonese sot procesi i globalizimit po ndodh nen diktatin e Shba, jo me larg sesa nje shekull ka qene Anglia qe e ka udhehequr nje proces te tille dhe jo me larg sesa 2 shekuj Hollanda.
Nga pikepamja ekonomike kemi te bejme me nje dukuri ciklike, ku nje superfuqi ekonomike ja le vendin mbas permbushjes se te ashtuquajturave " cikle te akumulimit " Behet fjale per nje proces i cili ndodh ne 2 faza ku faza e pare karakterizohet nga ekspansioni material dhe investimi ne prodhim dhe faza e dyte nga ekspansioni financiar duke perfshire ketu edhe spekulimin si fenomen financiar.
Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.