Forumi Horizont Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- rrima humoristike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6311)


Postuar nga ^AngeL^ datë 17 Tetor 2004 - 20:15:

PARODI PËR SHQIPËRI!!!
Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë?

Hap televizorin, lajme Shqipërije:
„Qeveri e tjerrur veç me lesh Mafije!“
Nis lexoj gazetat, e gjith globit mbarë:
Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë?

Bijen qeveritë në çdo anë të globit
Veç në Shqipëri kodoshat e kombit,
hypin edhe zbresin, i vërsulen „thelës“
Vendit po ia fusin, krejt si Kau Pelës(!)

Jugu plot me skafë me trafik kanabis
Tosi mjekërkuqi çirret për „katarsis“!
Në veri veç banda, sherre dhe tritol!
Prap Sali Berisha bëri Autogol…!

A nuk të mjaftuan njëqindmijë akuza?
Thirri mëndjes Salo, se na plasi buza!
Dil nga Zyra tënde, merri Sheshet prapë.
Të tjerët bymehen, ti tkurresh në vapë(?)

Mblidhet parlamenti, bëhen aleanca
Tosi vjedh Atdheun, Sala rruan planca!
Hiç mos u mërzitni, vëllezër shqipëtar
Këndoni refrenin: „Kë të qaj më parë!?“

Ku je moj Nafije, „që rrahe dybekun“
Nder i madh për neve – u lidhëm me grekun!…
Bëhen qeveritë dhe e hamë pas shpinës
Se ky është qëllimi i Teze Athinës!…..

Erdhi Nikollaqi, qirje Gaxojanis:
„Jasu skipetaris, erdha unë rrufjanis!“
Mister Geijxh ti erdhe,po vallë kush të solli?
Me rrufjanët tanë, belaja na polli!

Njëri i bjen gozhdës, tjetri rreh patkuan
Mafia mbretëron, populli po vuan
Ku të vejë i ngrati, popull i "bekuar"
Me qeveritarë – hajdutë të mallkuar!


  Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.