Forumi Horizont Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letra dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=289)
-- Per ty qe nuk me njohe kurre!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6745)


Postuar nga Army_Girl datë 19 Nëntor 2004 - 18:32:

.............. Ah! me ne fund. A duhet te te them valle se ku shkova me pare ate nate te mjergulluar vjeshte? U sula drejt shtepise tende. Dritaret e tua ishin plot drite dhe zemra ime rrihte me nje fuqi te madhe. Ne ate cast te vetem ndjeva pak gjalleri , vetem atehere fillova te ringjallem , kur e ndjeva veten prane teje , - o endrra ime e perjetshme.
Shikoja atje lart, perhere atje lart, atje kishte drite, atje ishte shtepia jote, atje ishe ti, ti ishe gjithe rruzulli im. e kisha enderruar kete ore , me se fundi kishte ardhur dhe ishte e imja. Dhe gjithe ate nate , nje nate te embel e te gjate , une ndenja perpara dritareve te tua , derisa drita u shua. Atehere dhe vetem atehere u ngrita te shkoj per tu kthyer ne shtepi..........
Kaloi nje kohe e gjate dhe ti nuk me pe kurre, ndonese une te pergjoja si do here ne rruge. Shume here te prita me kot me ore te tera.
Dhe ja me ne fund , nje mbremje ti me vure re. Te pashe kur po vije dhe e perqendrova gjithe vullnetin tim qe te mos largohesh kete here nga rruga jote. Ti kalove fare prane meje dhe shikimi im ashtu padashje ndeshi shikimin tend dhe atehere , ohhhhh sa i hidhur qe kujtimi. Per du sekonda ky shikim e verboi krejt shikimin tim i cili as nuk mundej as nuk donte te clirohej nga pushteti i tij, -pastaj ti kalove. menyra qe me veshtroje me nje kureshtje te interesuar, une e kuptova qe ti nuk me kishe njohur.
Ti nuk me njohe, as atehere dha askurre, askurre ti nuk me ke njohur. Si mund ta pershkruaj , o i dashuri im deluzionin tim qe ndjeva ne ate sekonde. Ashtu per te paren here e pesova dhimbjen fatale nga qe s'me kishe njohur, ate dhimbje fatale qe me ndoqi tere jeten time dhe me te cilen po vdes. Dhe si te ta pershkruaj kete deluzion? Sepse e di , i kisha parashikuar sipas gjendjes shpirterire time, perspektivat me te deshperuara , si dhe ato me te gezuara. I kisha menduar te gjitha , ne castet e pesimizmit tim kisha perfytyruar se si do me deboje e do te me perbuzje . Te gjitha format e mundshme te pakenaqesise tende , te ftohtesise tende, i kisha perfytyrar nder vegime te pasionuara, por edhe ne ato oret me te zeza dhe me te deshperuara , ne ndergjegjjen me te thelle te zbrazetires time , nuk e kisha parashikuar , jo kurre kete gje , me te tmerrshmen e te gjithave , se ti nuk me kishe njohur. Nuk e kishe pare as edhe njehere qenien time , se jetoja dhe une ne kete bote. Por sot e kuptoj fare mire - ah , sa gjera qe me ke mesuar ti! Fytyra e nje gruaje eshte kurdohere ne syte e nje burri nje send qe ndryshon kohe e pa kohe, shume here nuk eshte vecse nje pasqyre ku reflektohet ose nje pasion , ose nje lodhje dhe ndryshon aq me lehtesi. Nje mashkull mund ta harroj fare lehte individualitetin e nje femre , sidomos kur mosha i alternon hijet dhe rrobat e reja e stolisin ndryshe. Ja se si e zoterojne shkencen e vertet te jetes. Por une nuk e di , se kuptoja atehere se si mund te me kishe harruar, nuk e di sepse ngaqe te kisha nate e dite ne mendje dhe kujtoja te pareshtur dhe pa mase , nje mendim vegimtar ishte formuar ne mendjen time : Me doje dhe ti doemos edhe ti me kujtoje shuem here dhe me prisje. Dhe si mund te jetoja une po te isha e sigurt atehere se s'isha asgje per ty, se asnje kujtim i imi nuk ta pershkonte lehtazi mendjen tende? Ky zgjim i hidhur perpara shikimit tend , i cili me tregonte qartazi se ti nuk me njihje akoma, se asnje fije kujtimi nuk e bashkonte jeten tende me time bashke.
Qe per mua rrezimi i pare ne realitet, parandjenja e fatit tim te hidhur............


  Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.