Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Allvanos (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9947)
Athine 5 korrik 1999.
Qe nga dt 24 Qershor ndodhesha ne Athine me gjithe familjen time tranzit, sepse nuk kisha menduar te qendroja dhe te punoja atje ndonjehere.Me 5 korrik te'99 shkova me nje mikun tim tek nje agjensi afer asaj te Olimpikut per te prere bileta per te fluturuar drejt Parisit.
Ne momentin qe po ktheheshim ne lagjen Gajdhari ne periferi te Athines ne perendim te saj ne mos gaboj, na ndodhi nje incident ne autobus.Ishim dike biseduar me mikun tim kur nje grua rreth te 35-tave dicka po me thoshte me kembe dhe me dore, por une nuk kuptoj asnje fjale nga ajo gjuhe s-esh.E pyeta ne se fliste anglisht ose italisht ku mund te kuptoja se cfare po me thoshte.Degjove vetem nje OQI te forte, dicka tjeter dhe fjalen Allvanos ne fund, qe patjeter me tingelloi jo mire.Miku im i cili ishte me kurriz nga grekja u kthye nga ajo dhe i kerkoi te falur.Cfare thote kjo e cmendur pyeta.Po na thote pse flisni shqip dhe po na shan,por te lutem lere se lajmeron policine.Po me fluturonte mendja nga inati.Te lutem me thuaj nje sharje ne greqisht,por miku nuk pranoi.Ju ktheva ca ne anglisht e ca ne italisht. 5' me vone na erdhi policia.Ju spiegova policeve me ane te mikut tim se gruaja na shau sepse po flitnim shqip.Me kerkuan pasaporten dhe jua dhashe duke ju thene se me dt 6 do te largohem nga Greqia. Ju tregovaper t'i bindur biletat e aeroplanit.Ky incident u mbyll me kaq,por miku im ishte trembuar aq shume sa qe po i merrej goja edhe pse ishte me dokumenta te rregullta qendrimi.
Greket nuk i pranonin femijet e shqiptareve te luanin ne ato parqet e vogla te lagjeve.Njeri nga miqte tane e kishte djalin nje moshe me djalin tim dhe dilnin se bashku per te luajtur.Nje dite femijet grek e pyeten djalin e mikut tim se a mund te na njohesh me shokun tend.
Ai ju tha qe eshte kusheriri im nga USA.Tani i thane mund ti thuash kusheririt tend te luaj me ne.Djali ju tha me nje anglishte te bukur ne aksentin amerikan se une mund te luaj me ju nqse do te luajme te dy.Dhe greket pranuan.Gjat bisedave qe beheshin dukej sheshit sjellja e tyre servile tere edukate ndaj djalit te cilin e kujtonin amerikan.
Keto pra jane fqinjet tane niprit e Zerves e Janullatusit te cilet na therrasin Allvanos,qe edhe femijet i edukojne me ndjenja antishqiptare.Ne jemi me te mire me te zote se korofillaket,por jemi te varfer ekonomikisht ,por jo per fajin tone.
Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.