Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Enya datë 24 Qershor 2006 - 09:29:

Fajtor, edhe ty te paska dal shpirti xhiro keq fort biles,-ja paske marr stafeten Plloshtanit tone, -hahaahahahahahahaha

ke imagjinate te forte.Na mbetet vetem te te falenderojme deri diku...

Naten popull i pagjume...Fajet s`i ka Fajtori


Postuar nga lorie datë 25 Qershor 2006 - 09:22:

Pikerisht

ne momentin qe mendojme se jemi me lart se te tjeret ,ne ate moment kemi humbur zemren.
Te distancuarit nuk na bejne te gezojme thjeshtesine dhe gezimin e te qenit ne grup,e nje besimi kundrejt tjetrit.
Te vleresosh nje njeri ashtu sic eshte,eshte kaq e veshtire per tu bere,sidomos kur ato njerez kane tip krejt te kundert me ty, bejne gjerat qe ty te ngrejne nervat, dhe testojne durimin tend.
Nqs do sillesha sikur nje njeri nuk eshte i 'denje' per mendimet e mia,shoqerine apo vemendjen time,atehere ne ate moment do humbja zemren.
Shume here e kam humbur....(kjo krenari dhe fodullek i ze te tereve ne gryke) ..por edhe shume here e kam rigjetur.


Postuar nga lorie datë 01 Korrik 2006 - 05:26:

Dhe mua me shderrisin syte

sesa bukur rrjedhin ngjarjet,sa precize,te planifikuara me kujdesin me te madh nga arkitekti me inteligjent qe njoh,sesi nje sjellje beri impact tek nje njeri dhe ky njeri u soll ne kete menyre qe e beri ate njeri te kete shprese dhe te gezohet duke bere keshtu nje zinxhir te madh sjelljesh qe ngrejne njeri -tjetrin.
Ne fund keto gjera do kene rendesi: se sa here jam lutur per papunesine dhe valen depresive ne Shqiperi, per viktimat e Katrines, per femijet 4-5 vjecare qe u jap mesim, per shoqen time qe pesoi stroke te rende sa u paralizua dhe pas lutjeve iu desh me pak se tre jave qe ajo te behej mire dhe te nisej per udhetim me mision ne Tirane(ajo s'rri rehat,pasneser do shkoj ne Malte ), per N. qe beri aksident,qendroi dy muaj ne koma duke luftuar me vdekjen dhe tani mbrekullisht pas shume lutjeve ajo flet ,lexon dhe me shprese mund te eci,per vellackon dhe zemren e tij flori , per prinderit e mi te dashur.
Sesa e madhe eshte fuqia e nje fjale te mire,te dashur,sesa e fuqishme eshte nje mendje pozitive dhe shume aktive,sesa i bukur eshte njeriu kur rrezaton vetem drite dhe i jep te tjereve duke i ndihmuar ata, keto do kene rendesi ne fund.


Postuar nga Fajtori datë 16 Korrik 2006 - 13:06:

Per mua eshte e kote te rrekeni te kuptoni qenien femer. Eshte e kote te parashikoni cmendurite femerore si metereologe ushtarake. Jeni thjeshte jashte loje. Nuk mund te jeni brenda impulseve te momentit... Edhe pse kujtoni se femra eshte e parashikueshme. Me vjen keq qe bota e disa meshkujve mbetet kaq e ngushte. Me vjen keq qe nuk perqafojne dot qofte edhe nje femer te vetme ne boten e saj te cmendur. Me vjen keq qe instiktit njerezor i shtohen rregullat e shoqerise, per tu perballur me disa lushnjaro-volnjato-fierako-shkodrane qe ruajne racen e tyre. Oh sa keq, popuj te vegjel qe perfundojne ne ndrydhje lokale per te konservuar qenie te pa-perkufizuara. Femije boterore qe nuk dine as shqip, as anglisht. Dhe as i plas per keto gershetime, sac u plas prinderve te vet... pjellave te qytezave te dikurshme qe jetojne globalizmin me nostalgji komuniste. Ahhh sa larg, ah sa thjesht. Sonte dashkam te dhuroj nje te ardhme prej 2 mije dollaresh, larg provincializmave, por shqip.... tejet shqip.... si rralle shqip.


Postuar nga lorie datë 25 Korrik 2006 - 01:25:

Une jam nje turiste

ne shpirt...Ashtu si turistet jetoj vetem per te shijuar gjerat e mbrekullueshme te kesaj bote, ashtu si ata humbas neper trena, me duhet te punoj per te paguar bileten,grindem me sprotelistin dhe kenaqem me nje gote vere...
Ne kete bote fakti qe beson tek nje Zot, te ben te hapen shume dyer, dhe te ben qe shume dyer te mbyllen...
Ne konferencen e New England te vitit te shkuar u njoha me nje misionar qe kishte udhetuar nga Amerika ne Rusi dhe kishte shpenzuar gjysmen e jetes se tij ne Moske, pastaj ne Ukrahine,Kiev. Ai ishte presidenti i Hope Worldwide dhe i udhetimeve misionare.Menyra sesi ai fliste per Zotin me mallengjeu shume, menyra sesi une atehere e kisha keqkuptuar identitetin dhe personalitetin e nje qenieje kaq te fuqishme duke e zvogeluar ate, duke e futur ate midis kornizash me beri te hapja syte me shume dhe te lutesha me zemren e drejte-me zemren se Zoti eshte i gjithfuqishem dhe cdo gje ,po po ,cdo gje e ka ne dore.
Me pas i thashe se ai me kishte inspiruar ne shume menyra qe une te krijoja nje enderr te madhe ,qe te punoja per Hope Worldwide, qe te merresha me jetimet ,femijet dhe te varferit neper bote dhe sidomos ne Shqiperi.
Dhe ndodh qe po ky misionar do jete ne konferencen e dyte te New England kete shtator.Dhe ndodh qe une do jem serisht atje duke degjuar live kenget kristiane hip hop te Big City, (holy hip hop) i 12-i ne radio XM,duke kenduar per Zotin sic kenduam te 2000-je studentet per te bere videoklipin e kenges se tij 'Christ is all i need' ne Virginia Beachstock.
..po ,jam nje turiste e shpirtit...


Postuar nga volter datë 25 Korrik 2006 - 22:28:

Po ky turisti i shpirtit tim, ku udhetoi sot?!
.
.
Po e nis me ate thenien e urte te Johann Wolfgang von Goethe: "Romantizmi është krejt ajo pjesa që është e sëmurë". Pikerisht ne romantizem poetet, ose artistet ne pergjithesi kane qene te lire duke i shprehur ndjenjat dhe boten e tyre shpirterore si nje shprehje intime e jetes se tyre.
Klasikja do mbetet nje rregull arti, dhe e pavdekshme krahas te tjerave... Heidegger, me mesoi realitetin njerezor, dhe filozofine e Qenies ose ate Darsein. Kurse Pushkin, me mesoi te krijoj nje vajze aristokrate dhe nje femer, qe njeh femerushken si forme e te kapercyerit te vetvetes falso. Kurse Byron dicka tjeter ate frymemarrjen e romantizmit ne nje veper arti, dhe shpirtin si turist i pavdekshem...


Postuar nga Cindi datë 25 Korrik 2006 - 23:12:

Po ku je more Plloshti se na bere merak. Na kish marre malli per gershetat e lidhura me fjalet e tua .

femren nuk ka mashkull qe ta kuptoje se jane diametrialisht te kunderta. Edhe ne qofte se ka ndonje qe kujton se e kupton, ai mundohet ta kuptoje me sy dhe veshe mbyllur.


Postuar nga Enya datë 26 Korrik 2006 - 00:45:

=-Dhe pse jam aktualisht ne shtepine time,me duket vetja tamem si turiste.

Po brenda ne shpirt, cfare fsheh akoma?A thua e kam zhveshur shpirtin, apo e kam roberuar keqazi?

S`jam me ajo turistja e shpirtit, qe bredhja e lire ne cdo dhome te tij

e enderroja ngjyrat e preferuara te miat!

S`jam me ajo turistja e shpirtit,qe me vetedije te plote gaboja tek i nenshtrohesha deshires!

S`jam me ajo turistja e shpirtit qe besoja cmendurisht ne sinqeritetin njerezor!

Une,jam turistja e shtepise sime tashme, qe do te thote "Turistja e mureve rrethues"..=


Postuar nga Klodel datë 26 Korrik 2006 - 03:18:

Ndersa une e kam mbyllur shpirtin ne nje shishe dhe e kam hedhur ne det ta marrin valet. E kam cuar me pushime dhe nuk dua te me kthehet per momentin. Le te rrije ashtu larg i mbyllur i pazbuluar i fshehur. Nuk me intereson me per momentin. c'te me interesoje, kur cfaredo gje e bukur e cilter qe perpiqet te ndahet me njerezit, goditet me thike pas shpine ose me thike ne kraharor. c'vlere ka te jesh i cilter, kur gjithsesi njerezit kane harruar te kuptojne cdmth te jesh i cilter, apo te dallojne ciltersine. per ta do jesh gjithmone nje epitet i caktuar. te pakten te isha, qellimi do justifikonte mjetin dhe syri s'do me bente terr. por nuk jam per fat te keq a te mire nuk e di. do doja te isha ndryshe, ndoshta do isha prej hekuri dhe s'do dhimbte asgje. Por cfare peshe paskan fjalet. Nuk thuhet kot, Zoti e krijoi gjithe boten vetem me nje fjale.


Postuar nga Eyesight datë 26 Korrik 2006 - 17:26:

Vazhdoj te jetoj diku atje tej, midis tokes e qiellit, duke u lekundur ne krahet e eres. Shume here i kam pare, ndjere e jetuar gjerat duke i pare nga jashte.. si te ishte dikush tjeter qe me vezhgonte.. turiste te shpirtit.. a nuk ndjehemi te gjithe keshtu ndonjehere? Larg te gjitheve e gjithckaje, te lodhur, te merzitur, te zhgenjyer (O Zot, njerezit qe ndjen me prane te bejne te vuash me shume nga kjo gje)...e megjithate asnjehere te mposhtur.. end of the day - kjo eshte jeta jone.. askush nuk ka te drejte te na thote si ta jetojme.. me mire turist sesa gjykates i atyre qe nuk duan te gjykohen... Live and let live!!


  Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.