Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
SHKODRANI I QESHUR, urime per poezit.
Vura re se shpeshhere iu pergjigjeshe komplimentave qe te jepnin me frazen, se shkruaje vetem cfare ndjeje per momentin edhe ishe thjesht amator; por poezit me te bukura, shkruhen atehere kur ndjenjat jane me te forta. Prandaj kur po shkruan vetem ate c'ka ndjen per momentin, po zbaton krijimin e poezis me perkryeshmeri.
Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Faleminderit nga zemra iliriusa
Me shkrimin tuaj me keni dhuruar nje moment te bukur kenaqesie shpirterore.
Te perqafoj miqesisht
Shkodrani i Qeshur
"Det"
kurre mos gjetsh qetesi ti det i pa fund
sa shpirtra ke vrare me thellesin qe ke
te te mbush me lote se di a do mund
mes zemrave qe duhen i vendosur je
me bukurine tende sa endrra ke zbehur
te vrara nga malli duke qare vetmine
me dallget e jetes ti larg i ke tretur
me lotet qe derdhin ta shtojne thellesine
pashe lotet qe derdhi ne brigjet e tua
pashe zemren qe vuan ndare nga dashuria
ne bregun tjeter nje shpirt me pret mua
dergoj fjalen time dhe puthjet e mia
pashe bukurine tende o det i magjishem
bashke me lotin tim ne dallget e tua
coja nje fjale zemre shpejt se je i furishem
mos me harro zemer vetem ty te dua
"Jam Shqipe"
Jam Shqipe me thonjte qe cajne dhe gurin
mbi malet e larta gjithmone ne fluturim
ne zemer kam gjakun qe ngjyros flamurin
jam deshmor i gatshem per atdheun tim
nga Janine e zbehur nen hijen e grekut
Shkup ,Tirane ,Prishtine deri ne Ulqin
kuq e zi kam zemren qe rrah poshte jelekut
qendisur me ngjyrat e atdheut tim
jam shqipe betuar mbi varret e te pareve
per komb e flamur jeten do ta fali
jam Dardan qe besen ja u kam dhene Jashareve
pa Shqiperine e madhe un luften se ndali
jam shqipe e rritur maleve te Ilirise
syri im shikon vetem kuq e zi
jam djal i Kosoves bir i Shqiperise
Janin, Shkup, Ulqin jane vllezerit e mi
mos luaj me zjarrin se digjesh Serbi
Grek e Maqedonas dot s,mi lidhni krahet
larg duart nga tokat ku i thone Shqiperi
Shqipja me dy krena ne kafaz nuk mbahet
Naqe pershnetje! Uroj qe te jesh mire!
Urime per poezine! Shume e bukur Por kisha 1 pyetje? Mos eshte gja dita e deshmoreve anej ka ju?
Te paskan lane turn i dyte sonte! hahahaha
kiss naqe
"Ti"
Ti!
E pashpirt si nje copez gure
nga ato te malit qe jane te pagdhendur
e zhytur ne dashuri pa e njoftur kurre
nga nje lule ne tjetren gjith jeten duke endur
ti qe me nje nuse ze njeqind dhendure
mos mendo se vuaj ti je vec nje e cmendur
trupi yt gjynafesh do digjet ne furre
zemren ke harruar mashtrimesh duke rendur..
Ti!
qe ciltersine vitesh e ke tretur
ti nuk je e lumtur dhe as e merzitur
ti je vetem trup se ndjenjat te kane vdekur
mashtrimesh pa fund ti zemren ke shitur
ti nga vete hakmarrja me shum je etur
shpirtra te coptosh po kurre pa e ditur
ti vret pafajesine se vet je e trembur
te dashurosh me shpirt ti kurr nuk ke ditur
Ti!
enigme se kush ska marre mundimin
shpirtin ta lexoje sepse nuk ja vlen
ti je zemra bosh ti ke shok mallkimin
qe qeshet i lumtur kur ti zemra then
pastaj te dy bashke ju nisni vajtimin
kur shifni dashurine qe ju kapercen
pa ja u hedhur syte vazhdon fluturimin
e bashke me vajtimin krah per krah ju len
26-09-2005
Italy
"Lamtumire "
Fryme marr po nuk jam gjalle
zemren care si toka ne diell
shpirti im per ty ka malle
sikur yjet kan per qiell
(strofe)
do ti qaje se jane pa ty
ditet terr si zemra ime
mos tu thafte loti ne sy
ti katile e zemres time
(strofe)
Lamtumire
se un per ty kam vdekur
me ditet qe te kam falur nga jeta ime
Lamtumire
se loti me ka shterur
sikur dashuria per ty ne zemren time
(refreni) - perseritet dy here.
(tekst per kenge)
"Gjethja"
Nje gjethe e fshehur ne freskun e bjeshkes
me shpresen qe larg dimri ti kalonte
nuk priste te binte nga shirat e vjeshtes
se ja kish dhene besen te mos e rrezonte
shternguar rreth deges e lumtur jetonte
fort e dashuruar me veren e ngrohte
shiu i vjeshtes lotet ja numeronte
qe rridhnin nga frika e dimrit te ftohte
por vjeshta nje dite e harroi premtimin
gjethen e leshoi ne stuhine e pare
ne maje te gjuhes me justifikimin
nuk eshte faji im qe ke per tu thare
me zemren e thyer fluturoi pertoke
por lotin e fundit nuk donte t,ja linte
un sot jam gjethja me e lumtur ne bote
i tha ajo vjeshtes para se te binte
shpresen e braktisi tek po fluturonte
vjeshten e mallkoi qe besen se mbajti
te fshihte trishtimin fort veten shterngonte
dhe ra duke qeshur me zor lotin mbajti
....... vazhdon
"Gjethja" (vazhdimi)
nje dore qe lutej ja ndali fluturimin
djali duke qare kish lotin qe s,mbahej
drejt qiellit nga zoti po priste shpetimin
e ai i coi gjethen qe priste te thahej
me syrin me lote djali i tha gjethes
ti dhe loti im skeni per tu thare
mallkuar qofte vajza dhe shirat e vjeshtes
qe me pabesi shpirtin na kane vrare
qau gjethja e lumtur ne doren e djalit
para se te vyshkej i foli e qeshur
lotin e pafajshem po ja falem djallit
dheu i zi kujtimet nuk ka per ti tretur
djali e fshiu lotin qe kishte ne sy
lehte i foli gjethes pastaj ra i vdekur
mua dashuria dhe vjeshta te thau ty
ata i thafte fjala dhe besa e shkelur
Italy
03-10-2005
"Diell"
Diell!
nen rrezet e tua nje zemer ka ngrire
akulli i kujtimeve ,ai vrases i ftohte
ja grabiti endrrat por pati meshire
i tha do ja kthente, ne stinen e ngrohte
ti me fuqine tende shperndaj kujtimet
beje uje lumejsh mallin qe i ngurteson
dergoje pranveren, se akulli nuk shkrihet
ne netet e dimrit shume me gjate jeton
Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.