Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 15 Korrik 2007 - 02:22:

Zvarritet drita e henes neper rruget e ketij qyteti te drisht.
Imazhi im kacavirret tek kangjellat e dritares tende ne kerkimin tend por nuk arrin te te gjej.
Ti ke humbur neper dhomezat e kujteses dhe pret nje arsye ,nje shkak qe veten ta gjesh serish.
Mesa duket ditet jane mesuar tashme pa ty dhe ti je thjesht pjese e indiferences .
Indiferente keto dite pa ty marrin fryme dhe jetojn me te njejtin intensitet qe kerkonin nga ty dhe qe ti nuk ja fale kurre.
Sa deshire kam per ditet e mia pa ty...


I lumtur me veten jetoj ditet e mia pa ty ,
parajsen dhe ferrin i gjej gjithmon aty.
Ti as pluhur kujtese nuk je tashme
Ti nuk je as me shume as me pak se ...Asgje.


Postuar nga briseide datë 15 Korrik 2007 - 02:35:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Zvarritet drita e henes neper rruget e ketij qyteti te drisht.
Imazhi im kacavirret tek kangjellat e dritares tende ne kerkimin tend por nuk arrin te te gjej.
Ti ke humbur neper dhomezat e kujteses dhe pret nje arsye ,nje shkak qe veten ta gjesh serish.
Mesa duket ditet jane mesuar tashme pa ty dhe ti je thjesht pjese e indiferences .
Indiferente keto dite pa ty marrin fryme dhe jetojn me te njejtin intensitet qe kerkonin nga ty dhe qe ti nuk ja fale kurre.
Sa deshire kam per ditet e mia pa ty...


I lumtur me veten jetoj ditet e mia pa ty ,
parajsen dhe ferrin i gjej gjithmon aty.
Ti as pluhur kujtese nuk je tashme
Ti nuk je as me shume as me pak se ...Asgje.



E fute ne pune trurin dhe sot eh

Ok kjo qe ke shkruar s'eshte keq( e di ti ) sidomos pjesa e fundit


Postuar nga diabolic datë 16 Korrik 2007 - 01:36:

Shume e ftohte agonia e kesaj nate pa hene
jo se hena do ta ngrohte me hijen e saj ndopak
Te pakten drita saj rrugen do ma ndriconte
ndersa une duhet pritjen ta djeg me flak
Une e harrova puthjen tende neper nate
U enda rrugeve te trishtimit kembegjakosur pa meshire
U deha me deshperimin kujtimet kisha alkol
Kembekryq i ulur arsyen si cigare kisha pire.
Sa ftohte qe benka sonte shpirti im
kjo nate pa hene engjejt mbush me frike
agimin kerkoj larg endrave vrasese
eklipsin e ndjenjave kam te vetmin armik ...


Postuar nga Pleshtja datë 16 Korrik 2007 - 18:26:

Telefoni

Zilja bie duke zhurmuar shpirtin tim
Alo, jam ai qe dikur te fali dashurine
Alo, te lutem me degjon jam un
Dhe zeri I larget ushton me shume zhurme

Alo nje pergjigje kerkoj,
Te lutem keto ndjenja te largeta dot si duroj
Me thuaj nje fjale nje ndjenje nje deshire
Me thuaj qe me do ose lamtumire

Alo jam un, shpirti I lenduar,
Jam ai qe zemren te ka dhuruar,
Alo dy fjale te lutem dy fjale
Me ke lene te vetmuar me ke lene te vrare

Alo tha ajo, e perlotur duke qare
Dashuria jone ka mbaruar te lutem me fal
Telefonin nga dora e leshoj ngadale
Lamtumire I dashur te lutem mos qaj


Postuar nga Katilesha datë 16 Korrik 2007 - 18:42:

Re: Telefoni

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Zilja bie duke zhurmuar shpirtin tim
Alo, jam ai qe dikur te fali dashurine
Alo, te lutem me degjon jam un
Dhe zeri I larget ushton me shume zhurme

Alo nje pergjigje kerkoj,
Te lutem keto ndjenja te largeta dot si duroj
Me thuaj nje fjale nje ndjenje nje deshire
Me thuaj qe me do ose lamtumire

Alo jam un, shpirti I lenduar,
Jam ai qe zemren te ka dhuruar,
Alo dy fjale te lutem dy fjale
Me ke lene te vetmuar me ke lene te vrare

Alo tha ajo, e perlotur duke qare
Dashuria jone ka mbaruar te lutem me fal
Telefonin nga dora e leshoj ngadale
Lamtumire I dashur te lutem mos qaj



..........................

.........


Postuar nga Pleshtja datë 16 Korrik 2007 - 19:39:

Hije e trupit tim ecen para meje, i flas si te ishe ti mes vetes dhe teje,
e degjove muziken e mbremjes pa yje, e ndjeve dhimbjen qe te la pa fjale,
e ndjeve Zemren te lodhur e te mezitur, i ndjeve lotet e shpirtit tim te rraskapitur... dhe prap hije e trupit tim ecen prane meje, i flas si te ishe ti mes vehtes the teje, ku shkon, ndali hapat, qendro dua te te ndjej te te perkedhel floket e ngrire nga pluhur i vetmis, dua te te puth buzet e thara nga malli i dashurise... Ndalo te thashe, pritem, dua te te prek o hije e trupit tim mos ler te te ndjek, ndalo, te lutem ndalo, mos ler qe kjo nate te me verboje, mos ler qe enderrat te me mundojne, mos ler qe dielli te lind pa ty, mos ler te mbetesh hije e trupit tim...gjithnji....


Postuar nga kotka datë 16 Korrik 2007 - 19:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Hije e trupit tim ecen para meje, i flas si te ishe ti mes vetes dhe teje,
e degjove muziken e mbremjes pa yje, e ndjeve dhimbjen qe te la pa fjale,
e ndjeve Zemren te lodhur e te mezitur, i ndjeve lotet e shpirtit tim te rraskapitur... dhe prap hije e trupit tim ecen prane meje, i flas si te ishe ti mes vehtes the teje, ku shkon, ndali hapat, qendro dua te te ndjej te te perkedhel floket e ngrire nga pluhur i vetmis, dua te te puth buzet e thara nga malli i dashurise... Ndalo te thashe, pritem, dua te te prek o hije e trupit tim mos ler te te ndjek, ndalo, te lutem ndalo, mos ler qe kjo nate te me verboje, mos ler qe enderrat te me mundojne, mos ler qe dielli te lind pa ty, mos ler te mbetesh hije e trupit tim...gjithnji....





Postuar nga Pleshtja datë 16 Korrik 2007 - 20:25:

U pame, u puthem, u qeshem u qamë...
U prekem, u tretem ne ledhatime pa fjalë,
Fjetem, u zgjuam, ne ishim aty, jo si gjithnje ne endrra
por ne te vertete Un dhe Ti...
Ti lotet e mungeses i fshehe nga un,
Un lotet e pritjes i hodha ne lumë...
U pame, u puthem, qeshem dhe qamë
U prekem, u tretem, pafajshem u ndamë....


Postuar nga kotka datë 16 Korrik 2007 - 20:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
U pame, u puthem, u qeshem u qamë...
U prekem, u tretem ne ledhatime pa fjalë,
Fjetem, u zgjuam, ne ishim aty, jo si gjithnje ne endrra
por ne te vertete Un dhe Ti...
Ti lotet e mungeses i fshehe nga un,
Un lotet e pritjes i hodha ne lumë...
U pame, u puthem, qeshem dhe qamë
U prekem, u tretem, pafajshem u ndamë....



:p:p


Postuar nga Pleshtja datë 16 Korrik 2007 - 20:49:

________________________________________
Kur mendoj për ty - universi e ndalon çdo aktivitet e botës një hije mendimi i bie...!
Për ty kur mendoj - pyes veten ne kam gabuar?
Për ty kur mendoj - e ndjej se kam jetuar,
Për ty kur mendoj - më vjen te qesh dhe te qaj!
Për ty kur mendoj - botën leshoj ne faj...
Për ty kur mendoj - nuk ndjehem e vetmuar,
Për ty kur mendoj - vërtetë ndihem e dashuruar,
Buzeqesh, me ze qaj, bertas, therras, belbezoj e gjithë kjo dhe më... kur "Për Ty Mendoj".


Postuar nga diabolic datë 16 Korrik 2007 - 21:51:

...

Me ndjek nga pas aroma e lekures tende
si fantazmat e e se kaluares me persekuton
me kafshime dhimbjesh me gervishje shpirti
me verbime endrash ndergjegjen memece mashtron.
Do ta thuash nje fjale por smundesh
Smundesh heshtjen ta vrasesh per nje cast
Ne djalle le te vej dashuria mikja ime.
I perjetshem qofte kujtimi i saj...Ndjes past.
Aroma e lekures tende e mbyt apatin
Me kujton nga hera qe ndergjegjen se kam Zot
Zgjohem nga makthi i kujtimeve mazokiste
-Me fal, padashur vrava nje lot...





Postuar nga Pleshtja datë 16 Korrik 2007 - 23:49:

Nuk dua ti jap Botes ngjyren e syve te mi,
bota do te shohe vetem zi...
Dua qe bota te shijoje ngjyren e syve te Tu, qe kaltersisht,
reflektojne te bukurin qiell Blu...
Nuk dua ti jap botes Buzeqeshjen time, do ngrihet e tera si Antarktike
Dua qe bota te gezoje tende, te ëmbel buzeqeshje, qe naten
per nje çast e kthente ne dite....
Nuk dua ti them botes te dua, do te ishte çmenduri,
se bota brenda meje u shemb, ate dite qe u largove Ti....


Postuar nga kotka datë 17 Korrik 2007 - 00:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Nuk dua ti jap Botes ngjyren e syve te mi,
bota do te shohe vetem zi...
Dua qe bota te shijoje ngjyren e syve te Tu, qe kaltersisht,
reflektojne te bukurin qiell Blu...
Nuk dua ti jap botes Buzeqeshjen time, do ngrihet e tera si Antarktike
Dua qe bota te gezoje tende, te ëmbel buzeqeshje, qe naten
per nje çast e kthente ne dite....
Nuk dua ti them botes te dua, do te ishte çmenduri,
se bota brenda meje u shemb, ate dite qe u largove Ti....



AMAN O PLESHTA VAZHDO TE VUASH ZEMER, DERI SA TE TRETESH SE SHKRUAN SHUME BUKUR TANI QE JE NE DHEMBJE.

URIME PER POEZITE


Postuar nga Pleshtja datë 17 Korrik 2007 - 00:20:

Kotka moj xhan edhe pse un jam Pleshtja ti me je ngjitur me keq dhe po me pickon ...ha ha ha ha...
Nejse gjithe te mirat e dashur dhe faleminderit.


Postuar nga diabolic datë 17 Korrik 2007 - 00:25:

Ata ishin mbledhur te gjithe perreth tij.
Ishin engjejt e vjeter ata qe perbenin jurine hyjnore.
Engjelli Gabriel ishte gjykatsi ,ishte ai qe perfaqsonte fjalen e perendis.
Ishte ai qe hakerrehej se ky engjell i ri kishte thyer rregullat hyjnore te engjejve.
Engjelli qe gjykohej rrinte krenar para te gjithe asaj jurie .
Me shikimin e perqendruar buzeqeshte dhe me veten peshperiste - Une skam frike nga asgje ,as nga ti...
Engjelli gabriel mori fjalen- Ti engjell ke thyer rregullat qe vete perendia kishte vene . Ti ke bere dashuri me nje mortale .E ke dashur , e ke mashtruar se do ti falje parajsen .
Ti ke dashur ti vjedhesh shpirtin dhe ta besh tendin.
Ke dashur te behsh perendia e saj duke ditur qe perendia eshte nje e vetme dhe ti je sherbetor i tij.
Si shfajsohet ...

Ai buzeqeshi dhe zeri i tij si renkimi i nje foshnje lindi duke belbezuar
-Une e dashurova ate njeri, e pranoj.
Jam fajtor sepse e desha qe nga momenti i pare qe syte e mi u prehen mbi imazhin e saj.Jo shpirt nuk e vodha jo, ne ishim dy trupa nje shpirt .
Une u dashurova pas gjithckaje qe asaj i perkiste .
U dashurova pas zhurmes se hapave,pas vibrimit te zerit,pas siluetes se saj.U dashurova pas lotit nen qerpik dhe une u bera lot i saj ,linda dhe vdiqa sa here qe ajo qante.
Une jam engjell dhe vdekjen se njoh por me ate e ndjeva se po ndodhte.
U dashurova si i marre dhe u ndjeva njeri ne ate cast ,u bera me shpirt ne ate cast.
Une nuk e mashtrova kurre,thyeva krahet e mi prej engjelli vetem qe ti rrija prane .
Bem dashuri dhe une atje pash parajsen e vertet ,nuk ka ferr qe do te me friksonte qe tani e tutje sepse une isha pjese e saj.
Une per te u bera vesa e mengjesit,ylberi pas shiut,agimi i endrave ,perendimi i dhimbjeve, puthja e pafundme .
Ajo per mua ishte perendi ,zot mbi zota ,engjell 1000 fish me shume se une ,ajo ishte vete dashuria.
Une e desha , e desha me shpirt megjithse shpirt nuk kisha ,megjithse ...
Une jam fajtor sepse desha dike.
Une jam fajtor sepse thyeva rregulat e perendis .
Une jam fajtor per gjithcka e pranoj.
Por edhe ne ferr nese me coni unenuk do pendohesha kurre qe e kam dashur.
1000 here te kthehem mbrapa 1000 here do ta beja .
Une e desha ,une e dua dhe do e dua deri ne perjetesi.
Me beni mortal ju letem ,dua te behm njeri qe te jetoj me te dhe te vdes me te.
Ju lutem perjetesin nuk e dua pa te.
Kurre pa te.


Engjelli Gabriel u ngrite dhe tek tempulli hyjnor fjalen e perendis tha -Engjell do te vi nje dite ku vdekja do te bej vizit ,deri atehere jeto si njeri dhe dashuri si engjell.
Mire u takofshim ne diten e gjykimit...


Postuar nga Pleshtja datë 17 Korrik 2007 - 00:46:

Diabolic, ma more shpirtin...

Bravo, mos pusho se shkruari.

Respekte.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 17 Korrik 2007 - 01:06:

Qaje o qiell per mua, me plot arsye jam i mjere sot si trung i thate, rri i shtangur dhe pres stuhine e fundit si shprese e vetme per te humbur egzistencen, me ka ngren shpirtin fati i rendomte besoj se e ke pare o qiell
eshte e pakuptimte nese shpresoj sepse casti solemn ne mos ardhte sote
sigurisht shpejt do te vij sa me pak lendime kur vizioni eshte plot e perplot,..ne me qash , me qaj o qiell ,si rreze qe vjen mua me dergo ne diell,ta ngrohi ne te njejten kohe ta shkrumboj zemren qe te realizohet e shumepritura lamtumire mjerim.

I mbytur ne erresire jetoj harrimin, lageshtira e viteve me afron thatesiren,
ne burg te persosur vuaj denimin, larg qenjes sime, flak deshiren,
te perjetshem kam lotin, edhe nese jetoj te kalbur e kam dheun, nese kam mbaruar qe te ben dem jeta e kuptoj, trembem nga koha qe e tille ka vijuar.


udhetimi im

Endem neper trotuaret e botes
duke vershuar si nje stuhi
per te anashkaluar fatin.
Ndiej nje freski
ndiej edhe ca lote
ndiej dhe shume malle.
Do te paguaja shume
qe te isha dhe njehere femije
te me kthehej edhe nje mundesi tjeter te emigroja
sepse ndoshta tani do me kishte mbaruar misioni.
Nganjehere pesimizmi nuk kane ndonje ndryshim te madh nga une
Koha e ben kohen e veshtire
loti mbyt lotin
por malli nuk e mbyt mallin kurre.
Endje ne keto trotuare te mallkuar
si nje zog ne kerkim te ushqimit
ku veshtiresohet arritja e suksesit nga krahet e thyer qe posedoj.
E kam dhene borxh rinine
dhe do me kthehet me emer tjeter , pleqeri
nuk e di se ku do e marr ate force qe ta pranoj kete kthim borxhi
i cili me shkaterroj.
Para disa vitesh mendoja kthimin
dhe po te ndodhte ne ate kohe qe vendosa
kohe e mrekullueshme do te ishte.
Nuk do kisha me malle
loti do te vdiste
rinia do te jetonte
ndoshta me e gjate se me e gjata.
Por jo
kjo enderr mbetet enderr qe nuk kthehet kurre ne realitet
dhe per kete ndiej dhimbje.
Nganjehere qesh me veten
ndoshta dhe me tjeret
por surrati eshte si rroba qe vesh
apo si corapi qe mbath
gjithckaja eshte shpirti qe njeriu ka
dhe ai shpirt me renkon gjithnje
dhe nuk qesh kurre.
Jeta ishte me e rendesishmja
dhe jo keto letrat e felliqura.
Shume here njeriu gabon
sic gabova une.
I mjeri ai qe paguan me rini
sepse nuk paska gje me te rende ne kete jete kafsherore
ne kete jete vrer gelltitese.
Ne keto trotuare do kem nje varr
dhe kembe te palara do shkelin mbi mua
por askush nuk do kete faje per kete
sepse ne keto rruge humba gjithcka me dashje.
Nje ulerime degjohet
por nuk eshte ndonje ujk i terbuar
eshte nje dhelper e ngordhur qe eshte shfaqur fantazme
dhe po tremb boten e varfer timen.
Ne nje cope qelqi po shikoj nje ngordhesire dhe po e urrej
duke harruar se kjo pasqyre jomagjike vetem ben detyren
reflekton peisazhin.


Postuar nga Enya datë 17 Korrik 2007 - 01:16:

Unhappy

wow Vlora, me mbushe syte me lote.
Bota e shpirtit tend qenka shume e paster, (je ndryshe nga c`te mendoja.)


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 17 Korrik 2007 - 01:23:

pse si me mendoje? rrebel ? lol
hehehe


Postuar nga GENTI_the_KING datë 17 Korrik 2007 - 02:24:

ti po iken por per pak kohe

e un vetem do te jem serish

te putha fort ne syt me lot

s'te tradhetoj te thash , ta dish

 

u ndodha pra vetem per qejfin tim

dhe brodha nat e dit i  lumtur

i ndrroja dashnoret ne flirtim

e cdo gje pa ty me dukej me e bukur

 

por , ditet kaluan e erdhe ti

e un si i lidhur ne zinxhir

rrija me ty , e me ikte truri

me shume neteve rrija i pir

 

ah sa shpejt kaluan ditet ne vetmi

kto dite pa ty , ishte mrekullia

e tani prap ne burg , i lidhur rri

e ne shpirt bertas : RROFTE BEQARIA.

 

 

 


Postuar nga briseide datë 17 Korrik 2007 - 02:31:

Mbret ...homazh beqarise vertet e lezetshme..me fund per ty (shpresoj te mos jete reale )


Postuar nga diabolic datë 17 Korrik 2007 - 04:12:

Ti e vrave dashurine me afshin tend pervelues ja more frymen.
Ashtu pak nga pak se doje ta shijoje deri ne fund agonin e saj , perendimin e nje ndjenje...
Ti ishe me bukura midis yjesh ,ti ishe ajo qe djemve i erresonte syte me copeza pasioni te bere pluhur .
I krehe floket e gjata dhe makiazhin cuditerisht vendose mbi fytyre .
Aromen tende mbeshtolle rreth vetes pastaj rrugen more drejt se panjohures.
Gjithcka heshti ,me pas u degjua jehona e nje klithje.
Ti e vrave dashurine ...
Thone se u bere xheloze pas saj...


Postuar nga diabolic datë 18 Korrik 2007 - 22:02:

...

Do harroen puthjet
perkedheljet gjithashtu.
Do harroen endrat
premtimet sdi se ku.
Do harroen fjalet
-Te dua me shume se kjo jete
Dhe me qindra betime
do te themi-S'eshte e vertet
Do harroen fytyrat
sdo kemi me as hije nga pas
Sdo te kemi kujtime dhimbjesh
as urrejtje qe nga pak te na vras.
Do harrojm gjithcka
edhe ndjenjen qe nga vdekja na mbron
do harrojm edhe shpirtrat
edhe diellin kur agon.
Valle...A do jemi te lumtur
mengjesi pa njeri-tjetrin te na zgjoj?!
Do arrijm e marrim fryme pa njeri-tjetrin ?
Ti si thua ...? Une sbesoj...


Postuar nga briseide datë 18 Korrik 2007 - 22:11:

Talking Harrove dhe "h"_te me duket

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.


E lezetshme poezia


Postuar nga Enya datë 18 Korrik 2007 - 22:17:

Lightbulb Serish ne, -ditet e mia pa TY.

...do harrohen zerat, te qeshurat do harrohen;
format e buzeve te fryra,
afshit te mallit do i bashkohen.
netet do harrohen,
klithmat gjithashtu,
hapat e lehte si plaget,
qe hodhem detit blu...
Do harrohen emrat tane,
xhirot do harrohen;
edhe arome e trupave tane,
me harrimin tone bashkohen!

...

Nuk do harrohet kurre
vec shikim i fundit,
duart e mbeshtjella ne zemer,
- tek thonin lamtumire!
...syte e shpirtit tim,
do t`kerkojn & n` enderr,
sepse kurre s`harrohen,
syte e TU qe ndrijne!

Enya.


Postuar nga doli datë 18 Korrik 2007 - 22:30:

kujtimi im (personale)

sa dite kane kaluar ?nuk i mbaj mende
pak apo pak si shum me duket!!!!
sa lote kemi derdhur ato dite te mallkuara
me kujtohen, shume, pa fund
ishim te dy o zemera ime, ishim ne
e tani jemi ata.....
e di....dhe e meritoj haresen tende
e kerkova vete.
me fal o shpirti im me fal qe te lashe te lire
me fal dhe per dhimbjen qe krijova
e premte i shte ajo dite (dita ime e fatit)
e tani ....
te premten s'e duroj dot (me sjell ters)
e premte eshte dhe sote pas kaq shume kohe
hej
doja te te thoja vetem qe te dua
te kam dashur dhe do te dua gjithmon
faleminderit per gjithcka
lamtumire


ajo vajze nuk ka folur asnje fjale kur i thashe keto
dhe ndoshta beri mire


Postuar nga Pleshtja datë 18 Korrik 2007 - 22:49:

U Ndame

U ndame si dy hije te trembura
Qe as te qanin nuk guxonin
U ndame dhe as lamtumire
Njeri-tjetrit nuk mundem ti thonim

U ndame pa folur pa u pare
U ndame pa qeshur pa qare
U ndame pa puthje perqafim
U ndame te heshtur e te vrare

U ndame nje nate, nje dite
U ndame nje muaj, nje vit
U ndame si dy zogj ne fluturim
Ti drejt fatit tend, un drejt fatit tim


Postuar nga diabolic datë 19 Korrik 2007 - 00:14:

Re: Harrove dhe "h"_te me duket

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.


E lezetshme poezia




Na moj na se na mbushe mendjen :p
Gabime jemi njerez bejn

Ka rendesi qe te ka pelqyer...

Pershendetje miqve te mi qe kan shkruar me siper


Postuar nga diabolic datë 19 Korrik 2007 - 00:40:

Hapat e tu mbi lekuren time
klithin si foshnje mbi djepin e permbysur.
Renkojn lotet kacavirrur mbi qerpik
syte nga pesha e tyre kane frike.
Ti ecen mbi ndergjegjen time
endesh si fantazem e diteve te humbura pa ty.
Skeleti i nje dashurie te humbur
kerkon nje shpirt ta bej varre.
Perse pikerisht une duhet te jem
varri i nje dashurie mazokiste ?
Perseri ti ecen dhe thyen brinje ndjenjash
dhe fjalet e tua rrjedhin serish neper venat e mia ?
Hej ... A e njeh kete kufom mendimesh ?
Jo... ?!
Jam une...


Postuar nga Pleshtja datë 19 Korrik 2007 - 01:22:

U ndame, si dy hije te trembura
Qe as te qanin nuk guxonin
U ndame, dhe as lamtumire
Njeri-tjetrit nuk mundem ti thonim

U ndame, pa folur pa u pare
U ndame, pa qeshur pa qare
U ndame, pa puthje, pa perqafim
U ndame, te heshtur e te vrare

U ndame, nje nate, nje dite...
U ndame, nje muaj, nje vit...
U ndame, si dy zogj ne fluturim
Ti drejt fatit TEND, un drejt fatit TIM



p.s. pershendetje Diabolic


Postuar nga Pleshtja datë 19 Korrik 2007 - 01:40:

Te lashe duke qare, lotet shtrengoje ne trishtim
Ika si e marre, me vete mora mallin, zbrazetine, urrejtjen, dashurine.
Te lashe te gjunjezuar e i faleshe Zotit tend, shtrengoje dhimbjen qe zemren ta theu e lotet e dhimbjes si mbarte dot as dheu.
Ika pa deshire, me shpirt te vrare, zemren ne kraheror dot s’e duroja,
ika me koken te kthyer, se pas vetes po lija ate qe shume doja...
Oh jete mizore, ç’mister mbart ne vetvehte? Valle klithmat e dashurise nuk i degjon?
Perse thyen kaq shume zemra njerezish, perse kur ata veq dashurojne?!!!
Te lashe, ika, me nuk u ktheva…lotet e syve te tu endrra me jane bere,
Ika te lashe duke qare, per sa kohe?...ndoshta per nje jete te tere.


Postuar nga diabolic datë 19 Korrik 2007 - 03:34:

Sa ftohte paskem kete mbremje
çudi jashte bene grade dyzete
Nuk eshte se malli nuk me ngroh
èshte ftohtesia jote qe po me vret ...


Postuar nga Pleshtja datë 20 Korrik 2007 - 19:44:

Shikimi im s'e admiron me fytyren tende,
Zeri im nuk te ledhaton më me fjale,
tashme vetem heshtja e shpirtit tregon per ne.
Ajo frika e te zgjuarit nje mengjes,
per te zbuluar qe jemi te shurdhet,
qoftë dhe perpara dhimbjes.
E dija qe disa fjale, kurrë nuk do t'mi kishe thene
por sidoqoftë, i gezohesha shijes se puthjes tende,
perqafimit tend, ledhatimit tend....
Me kot tani lodhem te ndaloj keta lot,
qe po me shkyejne shpirtin, ndersa mundohem
te shtrengoj kujtimet, per te mos rëne ne boshllekun
e mbetur nga emocionet...
E ndjej qe po largohesh me shpejtesi,
si nje stuhi pranverore....
Do doja ti ngreja syte nga qielli,
me shpresen qe ne mjergullat e bardha,
te shihja buzeqeshjen tende....
qoftë dhe per te fundit here.


Postuar nga Enya datë 21 Korrik 2007 - 04:34:

Post ne ditet e mia pa TY...

Zgjodha TY,
rastesisht apo ishte e shkruar
me ty zgjodha dhe dhimbjen,
harresen,
kujtimet bashkuar!

Zgjodha Ty.
Shpirti qeshte,
enderrat merrnin krahe,
trupi ndjente,
zemra dashuronte.
Jeta dhe pse zgjuar,
enderrat, i mbulonte!

zgjodha TY...


Enya.


Postuar nga buzeqeshja datë 21 Korrik 2007 - 15:14:

komplimentat e mia per te gjithe juve qe keni shkruar me lart:
Diabolic- je njesh
enya-si gjithmone e vendosur ne gjerat qe do
Kati-shum e kendshme
edhe te tjeret qe spo u jap emra por qe meritojn komplimenta ju puc te gjithve



ps:sa inad me vjen qe sja them fare poezise


Postuar nga diabolic datë 26 Korrik 2007 - 15:59:

... Erdhi koha...

Eshte faji im ...
E di ...
Por hapat e mia ndonjehere hutohen ne vorbullen e te perditshmes dhe drejtohen drejt teje.
Gaboj e di...
E di qe per ty jam askushi .
Askush dhe asgje nuk me kthen me tek ti.
Por nuk mund ta mohoj qe te kam xhan.
Nuk mund ta mohoj qe sdo te te kem xhan ne perjetesi.
Keshtu qe jeto jeten tende dhe per nje cast kuptom dhe falme.
Thone se te gabosh eshte njerezore dhe te falesh eshte hyjnore.
Behu per nje cast perendi dhe falme sepse me mua nuk do te jesh me kurre perendi sepse une nuk do gaboj me .
Gjithsesi e kam kuptuar se te jetosh me imazhin tend si hije nuk eshte e lehte.
Nuk ka kurre kthim mbrapa... e di.
Jane fjalet e mia qe here pas here me thehen si thike me dy presa.
Here te vrasin ty dhe here me vrasin mua.
Ndoshta erdhi koha qe mos te te peshteperis me -Te kam xhan dhe me ka marre malli.
Erdhi koha te te them- Hej shpirt LAMTUMIRE...


Postuar nga GENTI_the_KING datë 26 Korrik 2007 - 16:02:

si zjarr u ndeze ne shpirtin tim

dhe vec tymi te mbeti kur u fike

me zorren e ujit ne dore qendroja

dhe therrisja: shyqyr qe ike..............................

 

 


Postuar nga briseide datë 26 Korrik 2007 - 16:15:

Ne ditet e mia pa ty...une i dua peshperitjet...ti nuk gabon,UNE GABOJ...po mbyll siparin ne kete teme,cdo gje qe them nuk eshte ajo qe dua...bie ne heshtje me mendimet e tua,i dua po s'duhet te me perkasin...mos ma thuaj ate fjale...kam nevoje te ti degjoj fjalet e tua,ne cdo kuptim ti thuash,nje egoiste po te flet...une jam enigma e vetes sime...


Postuar nga Pleshtja datë 26 Korrik 2007 - 18:15:

Un trupin tend ne duar e kisha
Por doja dicka me te embel per lotet e mi
Ti s'deshe tja dije prandaj rri tani, atje, larg ne Amerike
Mua mu thane lotet, me veshtiresi po te them... LAMTUMIRE.


Postuar nga diabolic datë 28 Korrik 2007 - 14:42:

...

Kam humbur fjalet ... ato mi vodhe ti...
Kam frike te te pershendes...pergjigja mund te me vras... e di...


Postuar nga briseide datë 28 Korrik 2007 - 15:12:

Po mua do me pershendesesh???


Postuar nga diabolic datë 28 Korrik 2007 - 15:14:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Po mua do me pershendesesh???




Ja ta mendojm njehere

E mire mire se po te pershendes

Nje puthje per briseide (ne faqe se mos keqkuptojn njerzit )


Postuar nga briseide datë 28 Korrik 2007 - 15:27:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


Ja ta mendojm njehere

E mire mire se po te pershendes

Nje puthje per briseide (ne faqe se mos keqkuptojn njerzit )



E sheh qe s'te vrau pergjigja... pushime te mbara sepse i meriton!!

Ne ditet e mia pa ty me the vec nje ok...shume edhe aq...


Postuar nga Pleshtja datë 30 Korrik 2007 - 23:25:

I mbylla syte per nje çast e prane vetes te solla,
I thashe zemres te lutem mos ndalo sikurse nuk ndalon as koha,
Te putha pareshtur, ne sy, vetem ne sy
Aty gjeta shpirtin te lodhur ne vetmi...
Aty gjeta ty te vrare, te shkaterruar, gjeta vuajtjen qe te kish munduar, gjeta alkoholin e konsumuar,
Aty gjeta pritjen pa mbarim, gjeta shpirtin ne mjerim, gjeta netet e gjata pa agim...
I hapa syte qe me mos te shikoja dhimbjen qe te kish mbuluar....


Postuar nga GENTI_the_KING datë 31 Korrik 2007 - 01:36:

sa e larget eshte dita e pare

kur u pame ne sy e s'folem

vec drite nxirrnin ata fanare

sikur nga nje erresir e madhe dolem

 

nuk na duheshin fjalet e kota

vec zemrat folen me njera tjetren

sa e zbraset na u duk bota

ne te dy vetem , e asgje tjeter

 

doja te te prekja , e nuk guxoja

por ti kishe ndjer prekjen ne zemren tende

eshte enderr me vete thoja

dhe trupi me dridhej vende vende

 

kaloj ai cast e me nuk u  pam

dhe zemren ne at cast e lam te dy

e tash i perhumbur ne at kujtim jam

dhe me trishtojn kto DITET E MIA PA TY.

 

 

 

 

 

 

 


Postuar nga Enya datë 31 Korrik 2007 - 03:47:

Post

-------->


Postuar nga Pleshtja datë 31 Korrik 2007 - 23:53:

Nate e errët, e shkretë,
gjethe qe bien, qetesi e pa jetë.
Enderra te thurura, pa realizim,
gjume i trazuar plot me trishtim.
Ku je, ku gjendesh, ku ecen, ku ëndesh?
Ne ç'ënderr ke mbetur, ne ç'bote jeton,
ku jane syte e tu, ne ç'zemer renkon?
Nate e errët e shkretë, qetesi e pa jetë,
te kerkoj, te deshiroj, - ti nuk je! ku je fshehur,
ku ke humbur, perse?
Netet e mia pa ty jane torture, jane errësirë,
jane vuajtje pa Perendim...


Enya me pelqejne shkrimet e tua, te pershendes.


Postuar nga GENTI_the_KING datë 01 Gusht 2007 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja



Enya me pelqejne shkrimet e tua, te pershendes.



 

se mos vetem ty.............................................


Postuar nga Pleshtja datë 01 Gusht 2007 - 01:09:

Edhe te tuat pa mase....

Te pershendes.


Postuar nga GENTI_the_KING datë 01 Gusht 2007 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Edhe te tuat pa mase....

Te pershendes.



 

 

te persh ene un

po mos me be qejfin kot.....................se ato te miat jan cop cop ......


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.