Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Berisha në Shkodër: Jemi në buzë të katastrofës
SHKODER
Prefekti i Shkodrës, Cungu flet për situatën
Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu ka bërë të ditur se procesi i evakuimit të banorëve pas përmbytjeve në Shkodër po vazhdon. Deri në këto momente nga komuna Dajc janë evakuuar 71 familje që i përkasin 7 fshatrave të përmbytur. Ndërsa në komunën Ana e Malit janë evakuuar 4 familje, pjesa më e madhe e të cilave është strehuar tek të afërmit.
Në deklaratat e tij Cungu iu ka përsëritur banorëve kërkesën për tu larguar nga zonat e përmbytura, pasi ushtria ka marrë të gjitha masat për evakuimin e sigurt të tyre.
Sipas tij, ushtria ka marr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të tyre. Sipas Prefektit të Shkodrës ushtria është duke punuar për të evakuuar edhe bagëtitë.
Berisha: Jemi në buzë të katastrofës
Kryeministri Berisha inspekton zonat e përmbytura në Shkodër, ndërsa bën thirrje për evakuim urgjent të banorëve dhe të gjësë së gjallë.
“Jemi në buzë të katastrofës” theksoi Berisha teksa tha se situata mbetet e paparashikueshme.
“Lumi Gjadër ka fryrje të jashtëzakonshme. Kemi fryrje të Bunës, Drinit, Kriti ndërsa rreshjet do të vazhdojnë së paku edhe 10 ditë” tha kryeministri.
Kreu i qeverisë urdhëroi shtimin e masave, ndërsa propozoi që në banesa të qëndrojnë vetëm kryefamiljarët.
Berisha nënvizoi se prioritare mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore duke premtuar dëmshpërblim për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet.
Topalli thirrje banorëve të largohen nga zonat e përmbytura
Situata në Shkodër vazhdon të mbetet problematike pasi vërehet një fryrje e ujit. Fshati Obot është tërësisht i bllokuar ndërsa rruga për në komunen e Dajcit është pothuajse drejt përmbytjes. Shirat vazhdojnë të jenë të rrëmbyeshëm dhe pa pushim.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka vizituar mesditën e sotme zonat problematike ndërsa e ka cilësuar si tepër kritike gjendjen e krijuar. Topalli u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të zonave të përmbytura të lenë menjëherë shtëpitë e tyre dhe tu drejtohen akomodimeve të përgatitura për ta.
Përkeqësohet situata në zonat e përmbytura
Rreshjet e shiut përkeqësojnë situatën në zonat e përmbytura në Shkodër. Situata e shkaktuar ka mobilizuar forcat ushtarake të cilat kanë vijuar evakuimin e banorëve në komunën e Dajcit një nga më të prekurat nga përmbytjet e shkaktuara nga hapja e portave të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.
Situata duket se është përkeqësuar pas rreshjeve të shiut të nisura prej mbrëmjes së djeshme. Sipas informacioneve nga Shtabi i Emrgjencave niveli i ujit është rritur , ndërsa ka tendenca të rritet edhe më shumë, pasi shkarkimi i ujërave nga hidrocentrali i Vaut të Dejës është më i lartë se mbrëmja e kaluar.
Situata paraqitet problematike në Dajc dhe fshatin Obot .
Nga të dhënat mësohet se në komunën e Dajcit bëhet fjalë për 416 familje që duhet të evakuohen, 55 prej tyre janë akomoduar tek të afërmit e tyre ndërsa sipërfaqja e përmbytur arrin në 1000 hektarë.
Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes ka filluar ndërtimin e argjinaturave ndërsa janë shpërndarë dhe ndihma në ushqime për tu ardhur në ndihmë banorëve.
4 Janar
Përmbytjet, forcat e armatosura ndihmë në terren
Ndërkohë në një njoftim të mbrëmjes së sotme ministria e Mbrojtjes deklaron se forcat ushtarake janë të angazhuara për përballimin e situatës së emergjencës në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Gjatë ditës së sotme forcat e angazhuara në terren kanë punuar për ndërtimin dhe përforcimin e argjinaturës në Ishull Lezhë me gjatësi 1000 metra. Aktualisht ka përfunduar argjinatura në një gjatësi prej 500 metrash, ndërsa po punohet për përfundimin e plotë të saj. Në njoftim thuhet gjithashtu se po vazhdon puna edhe për riparimin e argjinaturës së Dajçit. Në këtë argjinaturë me gjatësi 14 kilometra, janë vendosur 3000 thasë me rërë dhe janë kryer punime të tjera të domosdoshme për strukturën e argjinaturës.
Forcat ushtarake nisën sot në mëngjes dhe kanë përfunduar rreth mesditës ndërtimin e urës tip “Bejli” me gjatësi 9 metër në Moriqan të komunës Obot. Në fshatin Obot janë shpërndarë me anë të gomoneve dhe motobarkave ushtarake rreth 200 pako me ndihma ushqimore, afërsisht tre ton me materiale të nevojshme për familjet që kanë shtëpitë e përmbytura.
Gjithashtu, forcat ushtarake po punojnë për riparimin e infrastrukturës rrugore në zonat e prekura nga përmbytjet dhe po merren edhe me evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura. Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion për banorët që evakuohen, Shtëpinë e Pushimit në Durrës me një kapacitet prej 420 personash. Gjithashtu, është përfunduar dhe vënë në gatishmëri të plotë, një kamping me të gjitha pajisjet, i cili mund të strehoj mbi 130 persona.
Aktualisht janë të angazhuar në terren rreth 164 forca, 48 mjete si; 12 kamionë, 6 gomone, 1 ambulancë, 14 vetëshkarkues, 1 karoofiçinë, 4 fadroma, 2 eskavatorë dhe mjete të tjera. Zonat ku operojnë forcat ushtarake në Qarkun Lezhë: Tale dhe Shëngjin; në Qarkun Shkodër: Obot, Oblik, Dajç, Muriqan, Dërgjat, Shirq dhe Vau i Dejës.
Bilanci i dëmeve
Ministria e Brendshme bëri të ditur sot bilancinë e dëmeve si dhe pasqyroi zyrtarisht situatën në qarkun e Shkodrës pas përmbytjeve të shkaktuara nga hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe Komanit.
Bazuar në informacionet e ardhura nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, Ministria e Brendshme nëpërmjet zëdhënësit Afler Olli konfirmoi se në Bashkinë Shkodër: “Nga vlerësimi paraprak është përmbytur rreth 600 ha tokë në rajonin nr.1. Në lagjen Ajasem, Bahçallëk dhe Tophane, janë evakuar nga zona e përmbytjes 37 familje, nga të cilat 11 familje janë strehuar në ambjentet e Turizmit në Shkodër”. Po për këtë zonë, zëdhënësi i kësaj ministrie, Alfred Olli bëri të ditur se dje pasdite 130 persona të komunitetit rom janë akomoduar ne repartin ushtarak Melgushë, ku u është dhënë asistencë me ndihma në ushqime dhe ndihmë mjekësore. Sot për këto familje janë duke u dërguar nga Rezerva e Shtetit edhe 100 pako familjare me ushqime.
Por situata me emergjente paraqitet në Obot e Dajc. Kështu sipas të njëjtit burim, komuna Ana e Malit, sipas vlerësimit paraprak është përmbytur rreth 850 ha tokë. “Janë me prezencë uji 130 shtëpi në fshatin Obot, nga të cilat 5 familje janë evakuar. Sot janë dërguar rreth 100 pako familjare me ushqime dhe nga komuna po merren të gjitha masat për ti shpërndarë në çdo shtëpi”.
Komuna Dajç, në këtë komunë janë përmbytur rreth 1000 ha tokë bujqësore. “Në prezencë uji ndodhen 70 banesa dhe janë evakuar 53 familje. Në fshatin Semrisht ka demtime të argjinaturës. Në këtë komunë janë të dislokuara dy zjarrfikse për mbrojtjen nga përmbytja të dy kabinave elektrike”, tha Olli.
Aktualisht në terren në Qarkun e Shkodrës, janë dislokuar forcat operacionale, bëhet fjalë për 15 mjete të Policisë së Shtetit për të ndihmuar evakuimin e banorëve, forca të FNSH Shkodër e Tiranë, si dhe reparti Delta Force me dy gomone.
Në qarkun e Shkodrës po veprojnë në terren nga Ministria e Mbrojtjes 112 trupa, 13 mjete transporti vetshkarkuese dhe 6 motobarka gomone.
Sot janë nisur për në Komunën e Ana e Malit 12 forca montimi me dy mjete transporti të ngarkuara me dy ura tip bejli që do të montohen në këtë komunë.
Mijëra ha tokë nën ujë, situata kritike
Pak pas mesditës bilanci në zonat e Shkodrës ku kanë vërshuar ujrat e liqeneve të hidrocentraleve Koman dhe Vau i Dejës nuk paraqitet e përmirësuar.
Burime nga Prefektura e Shkodrës bëjnë të ditur se mijëra ha tokë dhe dhjetra shtëpi janë nën ujë.
Kështu nën ujë ndodhen 600 ha tokë në Bashkinë Shkodër, 850 ha tokë në zonën Ana e Malit, 1000 ha në komunën Dajc. Shtëpi nën ujë ndodhen aktualisht 70 banesa në komunën e Dajcit dhe 130 në fshatin Obot.
Banorët që nuk janë evakuuar po qëndrojnë aktualisht në katet e dyta të banesave.
E bllokuar me ujë vazhdon të mbetet dhe rruga e fshatti Obot që njëkohësisht të lidh dhe me Dajcin. Transporti I ushqimeve dhe veshmbathjeve po bëhet nga ana e ushtrisë me lundra.
Ndërkohë 130 familjet e komunitetit rom të lagjes që u evakuuan nga lagja Bahcallëk e Shkodrës nuk kanë pranuar të qëndrojnë ne ish-repartin e ushtrisë në Bushat por janë rikthyer në banesat e tyre, oborret e të cilave janë ende nën ujë.
Prefekti i Shkodrës Maxhit Cungu deklaroi sot se ka rënie të nivelit të ujit pasi nuk ka patur reshje shiu.
Por ditët në vazhdim premtojnë një mot me shi dhe aspak të qëndrueshëm.
Banorët e Obotit e Dajcit në rrezik. Uji zbret në Shkodër
Ujrat e liqeneve të hidrocentraleve të Komanit dhe të Vaut të Dejës kanë trokitur shumë pranë Shkodrës këtë mëngjes. Gjatë mbrëmjes në lagjen Bahcallëk të qytetit janë evakuuar 130 persona të komunitetit rom dhe janë transportuar direkt në ish-repartin ushtarak në Melgushe. Të evakuuarit janë pajisur me veshmbathje dhe ushqime dhe janë strehuar përkohëssiht në ambientet e ish-repartit. Në ndihmë u kanë ardhru dhe njeëUrdher murgeshash qe ndodhet në lagjen “Dobrac”.
Situatë emergjentë në Dajc
Ndërkohë në fshatin Dajc situate nuk paraqitet aspak e qetë. 460 familje që nuk pranuan evakuimin dje, sot ndodhen në rrezik nga niveli i ujit në rritje. Vetëm 55 familje kanë pranuar të braktisin banesat dhe të largohen nga fshati. Pako me ushqime janë dërguar direct në banesat e tzre me anë të ushtrisë. Katet e para të banesave janë pushtuar nga uji.
Oboti izoluar nga uji
Ndërsa fshati Obot është izoluar tërësisht nga uji, banorët e mbetur kanë refuzuar largimin nga banesat, pasi kanë frikë nga vjedhjet.
Por Shtabi i Emergjencës ka vendosur largimin me forcë të banorëve dhe mendohet që evakuimi të bëhet me lundra. Nuk dihet ende rruga që do të ndiqet se fillimisht duhet të kalohet nga Dajci, i cili aktualisht ndodhet nën ujë.
Përmbytjet në Shkodër, evakuimi i banorëve i veshtirë
ora 08:00-Vështirësi të mëdha për evakuimin e banorëve në fshatrat Obot e Dajc të Shkodrës pas hapjes së portave të shkarkimit të hidrocentraleve të Vaut të Dejës e Komanit.
Mësohet se për shkak të errësirës së madhe dhe nivelit të ujrave që ishin në rritje nuk ka patur evakuime të banorëve gjatë natës, por ky proces do të nisë sot paradite. Pas kundërshtimit që i bënë një ditë më parë banorët e Obotot e Dajcit urdhrit të qeverisë për të braktisur shtëpitë pas hapjes së porave të shkarkimit, evakuimi nuk u realizua 100%. Nga 150 familje vetëm 70 u bindën të linin banesat, por me një kusht, një kryefamiljar të qëndronte ditë e natë në ruajtje të pronës.
Sot do të evakuohen edhe familjet e mbetura, mes të cilëve edhe gra, fëmijë e pleq.
Hapja e protave të shkarkimit që nisi dy ditë më parë ka sjellë dhe pasojat e para tek banorët. Shumica e tyre kanë mbetur pa rezerva ushqimore. Sot ka nisur dërgimi i rezervave me lundra nga ushtria.
Ndërkohë 70 familjet e larguara nga fshatrat nuk kanë pranuar të strehohen në vendqëndrimet e caktuara nga qeveria, sic janë konviktet e Universitetit të Shkodrës dhe Hotel Turizmi i qytetit. Familjet e evakuuara kanë zgjedhur të afërmit të strehohen përb këto ditë emergjence.
Sot herët në mëngjes është mbledhur Shtabi i Emergjencave të Prefekturës së Shkodrës për vendime të reja.
Hapja e protave të shkarkimit të hidrocentraleve të Komanit e Vaud të Dejës erdhi pas rritjes së nivelit të ujrave në liqenet furnizuese. Niveli i tyre kapi kuotat maksimale dhe institucionet përkatëse vendosën hapjen e protave të shkarkimit.
Forcat e Armatosura kanë ndërtuar një argjinaturë 70 metër të gjatë dhe një metër të lartë në vijën e fshatrave Baragjat, Rrushkull dhe Belaj, në mënyrë që këto fshatra të mbrohen nga përmbytjet. Në gatishmëri për mbështetje të menjëhershme janë vendosur 146 forca dhe 138 mjete të tjera, të cilët shërbejnë kryesisht për evakuimin e banorëve me mjete dhe motobarka si dhe për transportimin e mallrave.
Data 3 Janar
Evakuime në Obot, banorët e Dajcit refuzojnë
Paraditen e sotme forca të ushtrisë kanë nisur evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura nga hapja e portave të hidrocentraleve në Shkodër. Deri tani në fshatin Obot janë evakuuar rreth 80 familje por me shumë vështirësi, pasi mjetet e ushtrisë nuk kanë mundur të kalojnë nga uji. Për pasojë evakuimi do të bëhet me barka, ndërsa mësohet se do të vazhdojë edhe gjatë natës së sotme. Nga fshati Obot do të evakuohen rreth 100 familje të tjera, shtëpitë e të cilave ndodhen nën ujë dhe paraqesin rrezikshmëri për to.
Ndërsa situata në komunën Dajc është krejt tjetër. Familjet kanë bërë rezistenc dhe nuk kanë pranuar të largohen nga banesat e tyre, edhe pse nën ujë. Deri në këto momente nga komuna Dajc janë evakuuar vetëm 3 familje. Banorët e këtyre komunave edhe gjatë orëve të paradites kanë bërë rezistencë për të mos u larguar nga shtëpitë e tyre. Ata refuzonin të strehoeshin nëpër konvikte. Ndërsa banorët e Obotit kanë pranuar të largohen, në Dajc situata mbetet ende problematike. Kjo pasi edhe Drejtori i Përgjithshëm i KESH deklaroi se shkarkimet e hidrocentraleve do të rriten në ditët që vijnë dhe kjo rrit rrezikshmërinë për përmbytje edhe më të mëdha.
Fillojnë evakuimet në Obot e Dajc
Pas refuzimit te deklaruar, vetëm pasditen e sotme, banorët e zonave të Obot e Dajc të Shkodrës janë bindur të largohen nga banesat që rrezikojnë përmbytjen pas shkarkimit të ujravë që po u bëhet hidrocentraleve të Vaut të Dejës, Komanit e Fierzës. Në banesat, oborret e të cilave janë mbuluar aktualisht nga uji do të qëndrojnë vetëm kryefamiljarët, të cilët do të ruajnë godinat. Gratë, pleqtë dhe fëmijët janë larguar disa nga ushtria të cilat kanë punuar gjatë të gjithë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe sot paradite për evakuimin e tyre dhe disa familje të tjera kanë zgjedhur mjete rrethanore sic janë gomonet e vogla. Aktualisht janë evakuuar 60 familje në lagjen Ajasëm të Shkodrës. Kryefamiljaret do te lagohen nga banesa vetem nese shtepia permbytet totalisht nga uji.
Refuzohen konviktet
Momentalisht banorët e zonave qe rrezikohen nga ujrat qe po shkarkohen nga hidrocentralet e tejmbushur janë larguar nga banesat e tyre, por nuk kanë pranuar të sistemohen në hotele e konvikte, duke e zgjidhur problemin me sistemimin tek të afërmit e tyre aty pranë, në ato zona ku nuk ka probleme me përmbytjet.
Aktualisht, forcat e ushtrisë janë në vendngjarje dhe po negociojnë me banorët të tjerë që refuzojnë për evakuimin e tyre për t’i transportuar në konviktin e Universitetit "Luigj Gurakuqi", aty ku është planifikuar sistemimi i tyre.
Specialistët e hidroenergjitikës i kanë deklaruar se shumë shpejt priten shkarkime në shifra më të mëdha që mund të krijojnë probleme serioze.
Ndërkohë, burime nga prefektura bëjnë të ditur se në gatishmëri të plotë janë edhe strukturat e Spitalit Rajonal të Shkodrës, si dhe ato të Shëndetit Parësor duke përgatitur ekipe të posaçshme për ndërhyrje në rastet që mund të paraqiten.
Sot paradite në Shkodër ka mbërritur edhe kryeparlamentarja e njëkohësisht deputetja e zonës së Shkodrës, Jozefina Topalli. Topalli ka nisur inpektimet në komunën Dajc, në Shirgj, Bërdicë dhe Traush.
Masat per banoret qe refuzojne evakuimin
Ne mbledhjen e shtabit të emergjencës së Qarkut Shkodër paraditen e sotme u vendos evakuimi me forcë i banorëve që nuk pranojnë të largohen nga banesat që rrezikojnë të përmbyten pas hapjes së portave të shkarkimit të hidrocentraleve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Mësohet se 130 familje me rreth 400 banorë në Dajc e Obot të Shkodrës kanë refuzuar largimin nga pronat e tyre, pavarësisht urdhrit të dhënë një ditë më parë nga Kryeministri Berisha pas situatës së krijuar në hidrocentralet e vendit.
Gjatë mbledhjes së sotme, shtabi i emergjencës se qarkut te Shkodres vendosi evakuimin me forcë të banorëve pavarësisht rezistencës që mund të bëhet.
Raportohet se 5 familje në Bahcallkë të Shkodrës i janë bindur urdhrit dhe janë strehuar në ambientet e Hotel Turizmit, Shkodër. Mesohet se ne Obot e Dajc uji ka mberritur ne oborret e banesave.
Pritet që reshjet do të vijojnë në ditët në vazhdim, gjë që do të vështirësojë situatën në këto zona.
Situata
Forca të shumta të ushtrisë janë vendosur në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit në zonën e nënShkodrës ku dhe është urdhëruar evakuimi sa më parë i banorëve të kësaj zone. Gjatë gjithë natës forcat e ushtrisë janë munduar të bindin banorët për t’i evakuar me mjetet e tyre, por kanë hasur në rezistencë. Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat.
Vetëm 5 familje kanë pranuar të evakuohen e të vendosen në hotel Turizem, godine e caktuar nga qeveria për strehim. Ata jane banore te lagjes Bahcallek, ne hyrje te Shkodres. Në këtë zonë 100 banesa rezultojnë të përmbytura.
Gjate nates u hapen portat e shkarkimit ne hidrocentralet e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes. Vetë kryeministri Sali Berisha vizitoi dje zonën dhe bëri apel për evakuimin me cdo kusht të banorëve.
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste janë nisur drejt Shkodrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në zonat e përmbytura.
Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kreu i qeverisë deklaroi dje ne fshatin Obot se : “Ne do detyrohemi të hapim tunelet per shkarkimet e mëdha të hidrocentraleve” Ai informuar se banorët do të sistemohen ne kushtet më të mira të mundshme.
Zoti Berisha i kërkoi prefektit të qarkut të marrë në dispozicion të gjitha asetet për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme
Lezhe
Edhe në Lezhe situata mbetet e vështirë. Dhjetëra banesa u përmbytën dje në Ishull Shëngjin, Tale dhe Fushë-Kuqe të Lezhës. Shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës, u bë batica detare, ndërsa jane dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme.
Prej tre ditësh Shëngjini është pa energji elektrike ndërkaq informohet se ka rënë niveli i ujit
Ignatius Dardanus
Perse Berisha permbyti Veriun? Perse ai deklaron i gezuar katastrofen? Cilat jane perfitmet e Serbise dhe te Berishes personalisht?
Thirrje për evakuimin e banorëve, 2080 banesa nën ujë në Shkodër
-Shekulli-
Gurecio: Italia ndihmë Shqipërisë, situata e kapërcyeshme
TIRANE- Këshilltari special i kryeministrit Berluskoni për komitetin e mbrojtjes së digave në Itali, Roberto Guercio është takuar sot me kryeministrin Berisha. Zoti Guercio i përcolli kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë italiane në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme. Zoti Guercio theksoi se e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, duke u shprehur i bindur se kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme. Kryeministri Berisha e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës.
Z Roberto Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D’Elia ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë
Edhe Zv.kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Energjetikës, Dritan Prifti kanë zhvilluar një takim me komisarit për digat kombëtare të Italisë, Roberto Guercio, si dhe me ekspertët që e shoqëronin. Guercio ka deklaruar se Shqipëria do të ndihmohet Italia do të ndihmojë Shqipërinë për përballimin e situatës emergjente të krijuar në kaskadën e lumit Drin, me asistencë dhe mjete teknologjike.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Nje gje s'kuptoj une....duhet te vinte keshiltari i Berluskes qe te na thoje qe situata eshte e kapercyeshme ??? Apo vetem llafet e te huajve u bejne efekt shqiptareve !!
Vertet tipa si Dritan Prifti s'mbulojne poste per kopetenca e merita te larta,por prape 2-3 specialiste qe dine te bejne dy matje e parashikime,mendoj se i kane ngelur Shqiperise !!!
Nejse,malli qe do sjellin ca ndihma,pa per llafe optimiste e shpresa te kota s'ka shume nevoje ne Shqiperi !!
Re: Ignatius Dardanus
Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Perse Berisha permbyti Veriun? Perse ai deklaron i gezuar katastrofen? Cilat jane perfitmet e Serbise dhe te Berishes personalisht?
UN ...... 270 mije dollare ndihma ...................
Re: Ignatius Dardanus
Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Perse Berisha permbyti Veriun? Perse ai deklaron i gezuar katastrofen? Cilat jane perfitmet e Serbise dhe te Berishes personalisht?
Shkodra permbytet me shume, uje neper rruge dhe fshatra te tjera nen uje.
Nderkohe, drejtori i rezervave te shtetit deklaron:
"Ne jemi ne dispozicion, jemi te gatshem, jemi ne gjendje te perballojme çdo situate".
Ne Shqiperi kane ardhur forca greke me pompa, 10 autobote nga Italia, 200 mije euro nga Kosova, 200 mije nga OKB, helikoptere, etj.
Por jemi ne gjendje te perballoje çdo situate...
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=172564&ref=fp
Televizioni i mirenjohur Euronews per situaten e permbytjeve ne Shqiperi
dhe sipas metereologeve amerikane
kjo ndodh nje here ne njeqind vite.
Jalla shofer jalla... - 11 Janar 2010
Një sherr banal për shtyrjet në autobusin e linjës Ndroq-Tiranë ka përfundur me vrasjen e një 37 vjecari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme, kur 37-vjecari është goditur me thikë. Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes.
1. Lumi Buna zgjeron shtrirjen brenda qytetit te Shkodres, uji në periferi 1 metër e 70 cm
2. Permbytjet, deri më 9 janar, dëmi 66 mln euro
3. Ohri ne piken maksimale
Shkupi: Jemi ne veshtiresi
Rrezikut të përmbytjeve në Shqipëri i shtohet edhe frika e rritjes së nivelit të mëtejshëm të ujërave në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës, nëse Maqedonia vendos shkarkimin e ujrave të liqenit të Ohrit.
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
"Kshu si kan ngelur shqiptaret" .......
Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe Qeveritaret
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës BUNES...
Sic ben ata qe drejtojne .....
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ashtu sic jan shqiptaret ,qe sdin ku kan koken .....
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se Qeveria lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet BUNA ,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Deputetet dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Per nje zgjim atij populli qe gjithe jeten flen gjum ,dhe nuk ngrihet eshte mesuar te drejtohet nga Sulltan ....
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës BUNES.
Sic tha Edi Rama do terhiqet ujrat dhe cdo gje do rregullohet ..
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Shqiptaret jan te destinuar te vuajne ,sepse jan te mallkuar ,me vjen keq shum per ate popull ,shpresoj qe te vi dita per ate Komb te shohe dhe ai 2 dite te bardha ......
Permbytjet, shpallet gjendja e jashtezakonshme
Reshjet dhe tejmbushja e liqeneve te hidrocentraleve me lumin Drin detyruan kryeministrin Sali Berisha te urdheroje hapjen e portave te sigurise.(UPDATE)
Ne Shkoder eshte shpallur nderkohe gjendja e jashtezakonshme per shkak te permbytjeve dhe kreu i qeverise ka urdheruar marrjen e masave urgjente per te evakuuar banoret qe ndodhen prane zones qe do preket nga permbytja.
Zhvendosja e banoreve ka nisur me mjetet tokesore dhe lundruese te vena ne dispozicion prej ushtrise ne komunat Ane e Malit dhe Guri i Zi. Shtabi i emergjences njofton se te gjithe te evakuuarit do te akomodohen ne ambjentet si neper hotele, konvikte dhe kavalishencat te vena ne dispozicion nga autoritetet.
Kryeministri se bashku me Ministrin e Brendshem, Lulzim Basha dhe drejtuesit e emergjencave civile kane vizituar zonat e goditura nga permbytja.
Nderkohe njoftohet se situata mbetet mjaft kritike ne Shkoder dhe ne rrethinat e saj. Sipas korrespondentit te Top-Channel reshjet e shiut vazhdojne me intensitet ne Qarqet e Shkodres dhe Kukesit dhe niveli i ujit ne liqenin e Komanit dhe te Vaut te Dejes rritet me 50 centimetra ne ore ndaj hapja e portave pritet te ndodhe nga casti ne cast.
Njoftohet gjithashtu se shtabi i emergjencave civile ka hartuar nje harte me zonat me te rrezikuara duke nisur edhe evakuuimet ne disa fshatra si dhe ne zonen periferike te Bacallekut te qytetit te Shkodres. /top channel/
Partia Demokratike e Shqiperise: Parlamenti Evropian akuza të ashpra opozitës,D.Pack:
Parlamenti Evropian i bën thirrje të gjithë socialistëve në Shqipëri që të braktisin menjëherë politikën personale të Edi Ramës, pasi është duke përdorur Shqipërinë, për interesa të ngushta. Këtë konstatim ka dhënë europarlamentarja Doris Pack dhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Pack vlerëson punën e qeverisë shqiptare në menaxhimin e suksesshëm të përmbytjeve në veri të vendit, ndërsa kritikon rreptësishtr qëndrimin e opozitës duke hedhur akuza të rënda që nuk është hera e parë që dëgjohen se Edi Rama përdori situatën e përmbytjeve për interesa të rëndomta personale.
“Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin rradhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën. Parë nga jashtë, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t’i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren. Nuk mendoj, se zoti Rama se ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp. Është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdhaja në Gjermani, të gjithë forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s’ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar”, u shpreh europarlamentarja Pack.
Përfaqësuesja e lartë e Parlamentit Evropian, Doris Pack vuri në dukje se një opozitë që bën politikë rrugëve nuk bën gjë tjetër veçse përcjell një imazh tejet negativ për vendin.
“Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”, deklaroi më tej, europarlamentarja Pack.
Ndërkaq edhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka dënuar bojkotin e opozitës shqiptare në parlament.
“Bojkoti i opozitës është vërtet një shqetësim serioz. Përfundimisht po, pasi në një vend ka një situatë normale demokratike, ka vend për opozitën për të luajtur rolin e saj demokratik. Fakti, që ata nuk po marrin pjesë në punimet e Kuvendit, është diçka e keqe për vendin. Mendoj se ata duhet ta rishohin qëndrimin e tyre dhe shoqëria të funksionojë siç duhet”, u shpreh Kukan.
...
......
......
,,,,,,,
,,,,,,,,,
...........
hajde shqipni hajde
.
.
Re: ,,,,,,,
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
,,,,,,,,,
.
.
Re: Partia Demokratike e Shqiperise: Parlamenti Evropian akuza të ashpra opozitës,D.Pack:
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Parlamenti Evropian i bën thirrje të gjithë socialistëve në Shqipëri që të braktisin menjëherë politikën personale të Edi Ramës, pasi është duke përdorur Shqipërinë, për interesa të ngushta. Këtë konstatim ka dhënë europarlamentarja Doris Pack dhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.
“Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin rradhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën.
“Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”, deklaroi më tej, europarlamentarja Pack.
Ndërkaq edhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka dënuar bojkotin e opozitës shqiptare në parlament.
...
Berisha: Te zhduket korrupsioni neper universitete 15/01/2010 11:25
Ne nje aktivitet per arsimin, Berisha kerkoi qe ne kontrollin e dijeve te studenteve te aplikohen metoda qe te mos lejohen veprime korruptive.
"Rekrutoni profesoret me te mire qe te permbyset raporti nje pedagog-50 studenteve", u shpreh Berisha, duke kerkuar qe deget e fakulteteve te pershtaten me kerkesat e tregut te punes.
-------------------------------------
Kur del shprehja qe gjerat behen me "Urdhrin e Peshkut"
Peshku ne foto eshte 70 vjeç dhe me ne fund po pranon qe universitetet jane te korruptuara. Rektoret jane mire xhanem, se normalisht peshku do ishte bere rektor vete qe te luftonte korrupsionin. Kesaj rradhe rektoret nuk jane punisto mafioze, se nuk prekin interesat ekonomike Argites, Metes, etj.
Gati Komisioni, do regjistrojë popullsinë mbi bazat fetare
Ministri i Shtetit Genc Pollo ka lajmëruar ngritjen e një Komisioni Kombëtar për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Tashmë, me këtë vendim, per here te pare Shqipëria do të rregjistrojë popullsinë e saj mbi përkatësinë etnike dhe atë fetare.
Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, u shpreh Pollo.
Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është kundërshtuar nga politikanë dhe akademikë, pasi i druhen faktit se shumë shqiptarë mund të braktisin kombësinë, pasi marrin pension nga qeveria greke.
(Balkanweb)
___________________
A ju duket normale kjo gje ... mund te pranoj rregjistrimin ne baze etnike por ate fetare me duket shume absurde ... ca spo na degjojne veshet cudira "alla plane greke" dhe ketu pffffff
Po ju pergjigjem me nje batut humori shkodran ,qe ka dal keto dite ," Ku ku na pruni qeveria Venezien te shpia "
Persa i perket ketij regjistrimit ,ate qe ben Amerika per ti cuar kufit e Natos Muzhikut Rus deri ne gryke ,nje gje te tille po e ben Evropa ,per asimilimin e Shqiptarve , ( ose per zhdukjen e myslimanizmit nga Shqiperia )
Angel ai popull cdo gje behet ,kthehet ne cdo fe qe doni dhe neser ti thone behu Budist behet ai ,i kemi perseritur shume here ketu ne forum .
Shresoj qe Shqiperise ti kthehet nderi saj ,se shume ja ulen koken antishqiptaret ....
“Gripi i derrit, një rrenë e firmave farmaceutike"
LONDER-Deri sot janë bërë shumë diskutime në lidhje me gripin e derrit. Dhe veçanërisht u theksua fakti se firmat farmaceutike dolën më të fituarat. Por asnjë nga deklaratat e bëra deri më sot nuk kanë qenë kaq të besueshme dhe të qëndrueshme sesa kjo që vjen nga një shef I politika shëndetësore nga BE.
“Gripi i derrit është një sajim i firmave farmaceutike. Ky fenomen është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë”, u shpreh Drejtuesi i Komisionit për Shëndetin dhe Familjen në Europë, Wolfgang Ëodarg. Duke folur për “Daily Mail”, Ëodarg fajësoi prodhuesit e ilaçeve dhe vaksinave të gripit të derrit në ndikimin e vendimit të marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shpallur gjendje epidemie. Sipas Ëodarg, firmat farmacetuike kanë pasur fitime gjiganteske nga lajmërimi për epidemi i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Prandaj epidemia e gripit të derrit është një epidemi e rreme dhe është ekzagjeruar nga shoqëritë farmaceutike me qëllimin e fitimit të miliarda dollarëve.
Wodarg u shpreh me këta fjalë: “Gripi i derrit është një grip i rremë i sajuar nga firmat farmaceutike. Është një nga skandalet më të mëdha të shekullit në fushën e mjekësisë. Për të shitur ilaçet e prodhuara kundër gripit të derrit dhe duke gjetur mbështetjen e shkencëtarëve dhe institucioneve përgjegjëse për shëndetin e popullit, firmat farmaceutike arritën të krijojnë gjendje alarmi në rang botëror”. Duke mbështetur mendimin se shoqëritë farmaceutike kanë ndikuar shumë në vendimin për shpalljen e gjendjes së epidemisë nga OBSH, Wodarg thotë se “I gjithë ky panik ishte përhapur edhe para pesë viteve për gripin e shpendëve. Me ekzagjerimin e rrezikut të kalimit të gripit të shpendëve tek njeriu dhe shfaqjen e mutacioneve qeveritë firmosën kontrata miliona dollarëshe për vaksinim. Ndërsa firmat farmaceutike pa rrezikuar asgjë patën miliona dollarë përfitim.”
Këshilli Europian analizoi edhe projektligjin i cili parashikon fillimin e hetimit ndaj firmave farmaceutike të Dr. Wodarg. Muajin e ardhshëm Këshilli Europian do të ketë një mbledhje urgjente rreth kësaj çështjeje.
(d.b/BalkanWeb)
Re: Gati Komisioni, do regjistrojë popullsinë mbi bazat fetare
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ministri i Shtetit Genc Pollo ka lajmëruar ngritjen e një Komisioni Kombëtar për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Tashmë, me këtë vendim, per here te pare Shqipëria do të rregjistrojë popullsinë e saj mbi përkatësinë etnike dhe atë fetare.
Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, u shpreh Pollo.
Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është kundërshtuar nga politikanë dhe akademikë, pasi i druhen faktit se shumë shqiptarë mund të braktisin kombësinë, pasi marrin pension nga qeveria greke.
(Balkanweb)
___________________
A ju duket normale kjo gje ... mund te pranoj rregjistrimin ne baze etnike por ate fetare me duket shume absurde ... ca spo na degjojne veshet cudira "alla plane greke" dhe ketu pffffff
Ketu te ky regjistrimi .... ketu ka tradhti burra...........
Nje her kufirin me det ,tashti regjistrimi ,nuk me pelqen..........
Nisma e qeverisë për të "kataloguar" shqiptarët në bazë të ndarjeve fetare dhe etnisë
Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Greqia do të kërkojë atë që ajo e quan Vorio-Epir. Historiani Pëllumb Xhufi komenton nismën e re të qeverisë, duke e konsideruar si një tradhti kombëtare.
Z. Xhufi, si e vlerësoni nismën e qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare?
E konsideroj tradhtinë e radhës ndaj interesave të vendit, një lëshim të turpshëm ndaj presioneve të qarqeve nacionaliste greke, zyrtare e jo zyrtare, që kërkojnë të zbatojnë deri në një projektin nacionalist të tjetërsimit të Shqipërisë së Jugut ("Vorio-Epiri").
Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare ishte një ndër 6 pikat e ultimatumit që ish-kryeministri grek Miçotaqis i paraqiti në korrik 1993 Berishës së Parë. Berisha i Dytë, deri më sot, kishte zbatuar pesë nga gjashtë pikat, madje në 2009 i bëri së bijës së Miçotaqisit, zonjës Bakojanis, një dhuratë të papritur, marrëveshjen për faljen e hapësirës detare, që babai i saj nuk kishte guxuar ta kërkonte në 1993.
Dhe, pikërisht dje, qeveria Berisha, nëpërmjet një zëdhënësi të denjë për kësi lloj kumtesh, njoftoi nisjen e procesit për realizimin e pikës 6 të ultimatumit Miçotaqis: regjistrimin e popullsisë me përcaktim të kombësisë e të besimit.
Shqipëria, që me kushtetutë vetë-shpallet shteti i qytetarëve pa dallim kombësie e besimi, detyrohet tani, nën presionin grek, të zbresë në nivelin e një shteti që vendos shenja dallimi midis shtetasve të vet.
Në Evropën moderne mbizotëron koncepti i shtetit të qytetarëve, pa përcaktime të karakterit etnik apo fetar. Vërtet, në vendin fqinj Kushtetuta heq një dallim të qartë midis "grekëve" dhe "ortodoksëve", nga njëra anë, dhe "të tjerëve", nga ana tjetër, të cilët "të tjerë", ndryshe nga "grekët" e nga "ortodoksit", nuk kanë të drejtë të vetë-identifikohen, të organizohen në parti e shoqata e të punësohen në sektorin publik.
Por, Greqia nuk është një rast për t'u marrë shembull për standarde të të drejtave të njeriut e të minoriteteve: në fakt, ka refuzuar edhe të njohë konventat përkatëse të Këshillit të Evropës.
Ndaj, duke marrë në konsideratë edhe të tjera punë të errëta që qeveria Berisha ka kryer gjatë këtyre viteve (marrëveshja e kufirit detar, protokolli për varrezat e ushtarëve grekë, hapja e shkollave greke në vende nevralgjike, si Himarë, Korçë etj.), gjykoj se kemi të bëjmë me një shitje të interesave të vendit, e pra me një shkelje tjetër të rëndë të Kushtetutës. Diku e kam quajtur edhe "tradhti kombëtare", dhe e tillë është.
Çfarë sjell, sipas jush, kjo ndarje në marrëdhëniet mes shqiptarëve?
Nuk besoj se do të sjellë ndonjë dramë në marrëdhëniet mes shqiptarëve. Ata shqiptarë, që për arsye materiale e njerëzore, do të pranonin të vetë-deklaroheshin si "grekë", do të vazhdonin edhe më tej të ndjeheshin shqiptarë.
Por, nëse vërtet qeveria shqiptare do t'i shkojë deri në fund marrëzisë së saj, d.m.th., do lejojë që kombësia të njihet e të regjistrohet si e tillë vetëm mbi bazë të deklarimit, pa marrë në konsideratë elementët e tjerë objektivë, familjarë, historikë, anagrafikë etj., atëherë do të lindin probleme të rënda, që nuk lëndojnë "sedrën" kombëtare të njërit apo të tjetrit, por integritetin e shtetit shqiptar dhe vetë sigurinë kombëtare.
Qeveria shqiptare, kjo e Berishës, po merr mbi shpatulla një përgjegjësi të rëndë, atë të sajimit artificial të një minoriteti grek të paqenë, prej 100, 200, 300 apo 400 mijë personash.
Dhe atëherë, Shqipëria duhet të fillonte një "jetë të re": pikë së pari do të duhej të ripagëzohej si një shtet multietnik, do të duhej të nënshkruante me Dulen një marrëveshje si ajo e Ohrit, do të duhej të paguante me buxhetin e shtetit helenizimin e shqiptarëve të vetë-deklaruar si grekë, do të duhej të kishte grek presidentin ose kryeministrin e një mori të tërë ministrash.
Kur them "grek", e kam fjalën për grekë të thekur të tipit Bollano e Ksera, që janë gati të fshijnë nga harta jo më Jugun, por gjithë Shqipërinë.
Historiani Godo thekson se kjo ndarje sjell rivalitete fetare, sipas jush, a është e mundshme një e gjë e tillë?
Sigurisht, nga një deklarim nën presion i kombësisë dhe i besimit, edhe harta fetare e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht.
Prej plot 20 vjetësh, Athina ka ushqyer te shqiptarët një refleks të kushtëzuar: kush deklarohet "vorioepirot" dhe kush ndërron emrin dhe fenë, i ka shanset për të marrë një vizë, për të marrë një dokument, për të marrë një pension.
Pra, veç shtimit ireal të numrit të "grekëve", do të kishim edhe një proces paralel të një proselitizmi të detyruar. Dhe të mendosh, që në Greqi proselitizmi ndalohet nga vetë Kushtetuta e atij vendi.
Në ç'mënyrë mund të sjellë rivalitete fetare, regjistrimi i popullsisë mbi këtë bazë?
Së pari, rivalitetet fetare në Shqipëri nuk kanë qenë asnjëherë "endogjene": ato janë inspiruar nga politikanë e klerikë të huaj.
Ky është një mësim i patundur i historisë. Sigurisht, një regjistrim i tillë, plot prapaskena e prapamendime, do t'i jepte dorë krejtësisht të lirë qarqeve antishqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të mbjellë ndasi, mëri, armiqësi mes vetë shqiptarëve. Është një punë që e kanë bërë përherë, dhe jo pa rezultate.
Por, edhe në këtë kuptim, përgjegjësia e autoriteteve shqiptare do të jetë e jashtëzakonshme: me një regjistrim të tillë ato i bëjnë një atentat të rëndë kohezionit shoqëror e moral të popullit shqiptar.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Një shqiptar me banim në Itali ka goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij 33 vjecare. Agjencia e lajmeve ANSA e cila bëri sot publik lajmin thotë se Shkëlqim Koni, 45 vjec pasi i ka prerë fytin bashkëshortes Rudina ka telefonuar karabinerët për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.
Ende nuk janë të qarta motivet që kanë cuar në këtë krim të rëndë, i cili ndodhi në mbrëmjen e së hënës në Villa Rosa të Martinsicuro. Policia nuk përjashton mundësinë e krimit për motive xhelozie.
Vrajsa mësohet se ka ndodhur në banesën e ciftit shqiptar, i cili kishte disa vite që jetonte në Itali dhe ishte pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi.
Ansa shkruan se Shkëlqim Koni ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur disa herë në fyt dhe në qafë bashkëshorten e tij Rudina. Në momentin e vrasjes fëmijët, 7 dhe 8 vjec kanë qenë duke fjetur në dhomën e tyre. Pas krimit, 45 vjecari ka telefonuar karabinierët dhe ka pritur që ato të vinin e ta arrestonin.
45 vjecari po merret në pyetje nga karabinierët, ndërsa dy fëmijët e ciftit i janë besuar disa të afërmve të tyre. Sipas medias italiane vrasja mjund të ketë ndodhur pas një debati familjar.
Shkëlqimi kishte frikë se mos humbiste fëmijët dhe bashkëshorten e tij për shkak të papunësisë. (Shume domethenese kjo fjalia e fundit. Ai kishte frike se mos e humbiste gruan nga papunesia ,e megjithate e vret ate.
Nuk di se si t'ia ve emrin kesaj?
Agjencia e lajmeve ANSA
Per te ardhur keq vertet.Nuk me habit fare pse ai vendosi t'i japi fund jetes gruas se tij per shkak te papunesise...(motive te tjera s'dihen akoma) nje nga arsyet kryesore eshte depresioni...
Pikëpyetjet e një pyetësori
http://216.75.13.41/index/opinion/0...542cbcdfe4.html
Akoma se kuptoj ku qendron problemi i regjistrimit te fese se secilit. Eshte nje statistike e thjeshte qe i duhet çdo vendi per te njohur aktualitetin. Ne shume vende te Evropes behet bashke me regjistrimin ne komune. Ka jave qe behen aluzione se regjistrimi i shqiptareve favorizon Greqine. Ne çfare cepi te trurit lindin keto ide? Greqia nuk eshte pronare e ndonje feje me te drejta autori. Eshte nje popullsi me shumice ortodokse, siç eshte dhe Rusia apo Serbia. Nese njerezit regjistrohen si ortodokse qe te kene perfitime kjo nuk domethene qe duhet te evitojme regjistrimin e popullsise. Ka metoda te tjera per te denoncuar dhe kontrolluar manipulime te tilla ne kohe te shkurter. Apo Kojdheli mendon se nuk kemi shtet, nuk kemi institucione dhe nuk kemi ide si mund te mbrohemi? Atehere pse pretendon ky pseudo-shtet te hyje ne Evrope?
Tentativa per te jetuar ne injorance tregon hapur sa frikacake jane shqiptaret. Imagjino, ne emer te patriotizmit preferojne te jetojne ne injorance, te mos dine sa jane, si jane dhe kush jane. Mjafton rreziku i larget i lidhjes me Greqine qe te zmbrapset çdo nevoje per statistika zyrtare. Sipas Kojdhelit duhet te mbajme statistikat e 1936, kur Shqiperia rezultonte me 60% myslimane. Dhe bota te na talle ne 2010 se nuk dime çfare populli jemi prej 70 vjetesh.
Frika ndaj regjistrimit ben qe rremujes ti shtohet rremuje, manipulimeve fetare ti shtohen manipulime te tjera dhe Shqiperia te jete pikerisht nje vend i rremujshem, pa qartesi, pa dijeni, pa vetenjohuri, ne menyre qe oligarkia ta kaleroje kollaj. Pastaj aluzioni se ortodokset jane greke eshte i turpshem dhe ofendues per cilindo. Si mund te stimulohen ide te tilla ne emer te patriotizmit? Per me teper, si mund te kete frike dikush nga regjistrimi i popullsise kur greket fusin njerezit e tyre ne parlamentin shqiptare (PBDNJ dikur, por tani i mori PD-ja deputetet). Dijetaret fjalor-pasur e fjali-koklavitur nuk e kuptoj pse tremben nga dordolecet e larget, duke ditur shume mire qe futja e kokes ne rere (model struci) na ben qesharake ne syte e botes dhe Greqia fiton me shume fale mungeses se kurajos se shqiptareve sesa fale regjistrimit fetar, i cili nuk ka si te kete lidhje me Greqine. Eshte sikur te evitosh te dalesh para pasqyres se mos keshilli i tullaceve te sekuestron kreherin.
Puna eshte se gjithmone do kete ne keto situata, gazetare e politikane qe do te perpiqen te dalin me te vetemin qellim, qe t'ju degjohet zeri.
Ose ka edhe nga ata qe paguhen per kete pune.
Puna e Greqise eshte aq e parendesishme sa nuk ja vlen te diskutohet me. Me kujton armikun imagjinar, aq te dashur per diktaturat kudo ne bote.
Sa per Shqiperine, per fat te keq, situata eshte e tille qe injoranca sa vjen e po shtohet.
Ne kohen e Enverit, kishte frike por jo injorance.
Tani ka edhe frike edhe injorance.
Rregjistrimi fetar do te thote kurorzim i punes se kolonel Janullatosit.
:aha
Ehhh e thashe kete para se te flisnin mediat nejse....
keto dite me kane rene ne dore formularet e rregjistrimit draft me sakte se akoma po behen ndryshime sinqerisht sdija cte beja te qeshja me ato pyetje qesharake apo te turperohesha me ata qe i kishin hartuar ... si perfundim
NUK BEHET SHQIPERIA ME SHQIPTARET pffffffffff
Shqiperia eshte ne duart e UDB-se... dhe EYP-se ndaj dhe pa ndryshuar disa gjera, veshtire se do te mbijetoje.
--------------------------------------------------------------------------------
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Shqiperia eshte ne duart e UDB-se... dhe EYP-se ndaj dhe pa ndryshuar disa gjera, veshtire se do te mbijetoje.
--------------------------------------------------------------------------------
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
"Real takon Boten e Trete" "Blackout i paprecedent ne Qemal Stafa" jane keto dis
Ikin dritat në stadiumin “Qemal Stafa” gjatë ndeshjes Real Madrid- Gramozi.
Kjo ishte surpriza më e pakëndshme për ekipin e galaktikëve që luanin me skuadrën e Gramozit.
Incidenti ka ndodhur në kohën kur lojtarët dolën në fushë për të vazhduar pjesën e dytë të ndedhjes.
Pas ndërprerjes së dritave, dy ekipet janë futur sërish në dhomat e zhveshjes në pritje të rifillimit të takimit dhe rikthimit të dritave.
Pjesa e parë mes Gramozit dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Ekipi i Gramozit arriti të kalojë në avantazh në minutën e 2 të ndeshjes me golin të shënuar nga Xhafaj.
Ndërkohë ekipi i Realit ka mundur të shënojë me anë të Kaka në minutën e 37 të ndeshjes.
Incidenti i ndodhur me ndërprerjen e dritave në stadium ka rënë në sy të dhjetëra reporterëve të huaj që po ndjekin këtë akivitet të Real Madrid.
(Lajmifundit
me siguri barazim dolen
Tjeter incident me avionin e “Albanian Airlines”
Nje tjeter situate te frikshme kaluan pasagjeret e nje avioni te kompanise “Albanian Airlines”, kur kapiteni njoftoi per nje defekt ne bord. (UPDATE)
Avioni u nis nga Rinasi por u kthye ne piste pasi nje nga valvulat e shkrirjes se akullit nuk punonte. Nje pasagjere e ketij avioni ka treguar per Top Channel momentet e frikes.
“Do te niseshim per ne Torino ne oren dy pa pese. Pastaj, pas asaj nuk dhane asnje lajm, por thane se do te nisej per ne oren 15. Ne 15 nuk kishte asnje lloj shenje qe do te niseshim dhe u nisem ne oren 4. Sapo u ngrit avioni na thane qe ka defekt. Nje grua u be shume keq. Pastaj ndejtem nje ore ne fluturim per te harxhuar karburant dhe pastaj u kthyen”, eshte rrefyer pasagjerja Drilona Kodra.
Nderkohe, perfaqesuesi i kompanise “Albanian Airlines”, Ilir Kurgjini ka deklaruar se incidenti i ndodhur eshte mese normal, pasi mund t’i ndodhe te gjitha kompanive ajrore, si atyre me kosto te ulet, ashtu edhe me te njohurave.
TCH
________________________________
Eh cte ben konkurrenca te shkrin fare
Une kujtova se me ben syte
Gramozi- real madrid ( hapa syte disa here per t'u siguruar)
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Une kujtova se me ben syte![]()
Gramozi- real madrid ( hapa syte disa here per t'u siguruar)![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
e mi Erseksit me R. Madridin ... moj po sa i mire ishte ai Kakaja moj![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Faje kam idene qe Biberaj eshte fut pa leje te lajmi lool
oooopssssssss nuk paska hy pa dashje ... i referohet ''Projektligjit Biberaj'' qe mbron spiunet
Per me shume info :
Projektligji i propozuar nga deputeti Aleksander Biberaj, per hapjen e dosjeve te ish-sigurimit te shtetit shqiptare te kohes se komunizmit, cuditerisht menjanon (mbron) pikerisht spiunet e rregjimit. E habitshme por e vertete! Pavaresisht se "drafti Biberaj" pretendon te kete si qellim kryesor hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, ne fakt projekti i tij eshte ndertuar intelektualisht kryekeput ndryshe, duke lene ne hije thelbin e supozuar te ligjit, nepermjet zgjerimit artificial me kategori zyrtaresh jo relevante. Shikoni ne vijim, se per cfare zyrtaresh te sotem publike, kerkon hapjen e dosjeve drafti ne fjale, per shkak te papajtueshmerise me funksionet e kryera gjate komunizmit:
a) Anëtarë ose kandidat i Byrosë Politike, anëtarë ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, me përjashtim të rasteve kur është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
b) Anëtarë qeverie, anëtarë i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991;
c) Zv. Ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativë (legal apo ilegal), bashkëpunëtorë sekret të organeve të Sigurimit të Shtetit;
d) Bashkëpunëtorë si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja apo të organeve analoge;
e) I dënuar me vendim të formës së prerë, për krimet kundër njerëzimit, për shpifje apo dëshmi të rremë në procese politike speciale;
f) Anëtarë i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
g) Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtarë në procese politike speciale;
h) Denoncues apo dëshmitarë rëndues në proceset politike.....
Vazhdon rebusi. Lajmi thote PD i kthen krahet Biberajt, ti thua projektligji eshte per te mbrojtur spiunet.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, - thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkaq, ky komision dëgjoi sot relatorët Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumçi (PD), të caktuar për të shqyrtuar tre propozimet dhe për të hartuar një propozim integral të tyre. Si Bumçi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika për projektligjet. Isaraj u kërkoi të tre propozuesve të tërhiqnin nismat e tyre, çka u kundërshtua nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili kërkoi që të miratohej propozimi i tij e të rrëzoheshin ata të PD-së e PS-së. Në krahun tjetër, komisioni nuk pranoi të shqyrtonte që dje propozimin individual të depozituar tashmë nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ndonëse atë e ka ngarkuar për hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siç tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndërsa saktësoi se kushdo mund të sjellë propozime, të cilët mund të merren në konsideratë, por projektligjin e integruar mund ta bëjë vetëm Komisioni i Ligjeve. Kundër dëgjimit të Biberajt ishte edhe një tjetër deputet i PD-së, Ramiz Çobaj, që e cilësoi si në kundërshti me procedurat dëgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitës, kjo u pa si një tjetër përplasje e brendshme në PD. Komisioni do të diskutojë sërish në mbledhjen e radhës lidhur me mënyrën sesi do të procedohet më tej, për të përmbushur misionin e hartimit dhe miratimit të këtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com
Merru vesh me AD, se ajo thote Biberaj mbron spiunet, ndersa ketu lart thuhet Biberaj do prezantonte projektligjin kunder spiuneve. Boh.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.