Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Katilesha datë 09 Dhjetor 2009 - 03:24:

Sot pasdite pashe ne kinema produksionin e pare shqiptaro -serb "HONEYMOONS". Ne film paraqiten skena realitetesh paralele , ne kohe te njejte dhe vende te ndryshme , filmi gjeneron nje mesazh te pergjithshem. Skenat jane jo te plota , jo te kuruara ne detaje dhe kjo ne fillim te konfuzon , dhe mezashi i tyre ose nenkuptohet ose duhet te merret vete me mend, kurse ne fund te "shtang" me nje fund te papritur. Por ironia eshte nje "ndjenje" e shtrire gjeresisht ne kete film.

Pjesa qe me ka bere me shume pershtypje eshte kur Majlinda, nje shqiptare qe mbetet ne kufirin Italian , ne fillim gjoja ndihmohet nga nje shqiptar tjeter qe e merr ne makinen e tij. Ne gjysem te rruges ai e zbret nga makina me dhune , e godet , e plackit ,e shan dhe e le ne mes te nates ne rruge. Nje ironi e bukur ketu, ne shajme greket dhe serbet raciste ,kriminele e vrases , nderkohe qe jemi te njetet me vete kombin tone.

Filmi nuk qenka ne YT,ose ndoshta nuk di ta gjej une.


Postuar nga Tulipani datë 09 Dhjetor 2009 - 04:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Sot pasdite pashe ne kinema produksionin e pare shqiptaro -serb "HONEYMOONS". Ne film paraqiten skena realitetesh paralele , ne kohe te njejte dhe vende te ndryshme , filmi gjeneron nje mesazh te pergjithshem. Skenat jane jo te plota , jo te kuruara ne detaje dhe kjo ne fillim te konfuzon , dhe mezashi i tyre ose nenkuptohet ose duhet te merret vete me mend, kurse ne fund te "shtang" me nje fund te papritur. Por ironia eshte nje "ndjenje" e shtrire gjeresisht ne kete film.

Pjesa qe me ka bere me shume pershtypje eshte kur Majlinda, nje shqiptare qe mbetet ne kufirin Italian , ne fillim gjoja ndihmohet nga nje shqiptar tjeter qe e merr ne makinen e tij. Ne gjysem te rruges ai e zbret nga makina me dhune , e godet , e plackit ,e shan dhe e le ne mes te nates ne rruge. Nje ironi e bukur ketu, ne shajme greket dhe serbet raciste ,kriminele e vrases , nderkohe qe jemi te njetet me vete kombin tone.

Filmi nuk qenka ne YT,ose ndoshta nuk di ta gjej une.



Kati po dhe ti, kur s'duhet te jesh sintetike perkundrazi me 2 llafe del ne dere tani bej sikur je tek tema e henes dhe tregoje se per cfare flet filmi. Per ne qe jemi jashte (dhe pse me besim 0 tek kinematografia shqiptare) s'kemi ku te informohemi


Postuar nga Katilesha datë 09 Dhjetor 2009 - 04:50:

Tulpe do me thellosh me shume zhgenjimin apo si e ke hallin?

Po te them qe ne momentin qe fillova te hyj ne teme , doli nje "The end" aty qe ia vuri kapakun pershtypjeve te mia si film. Pa cka se luanin aktore si Timo Flloko apo Yllka Mujo.

Ja po tregoj dhe nje tjeter detaj nga realiteti shqiptar:

Jozefi qe ishte ne rolin e Nik , "tradheton" vellain e tij qe ishte shpallur i humbur , me te fejuaren e tij ( ajo Majlinda qe permenda une me lart).

Ah eshte nje moment kur ne mes te dasmes , nena e ketij te humburit, ngrihet dhe afrohet te Aida Shtino ( qe edhe kjo ishte nje nga dasmoret) dhe i kerkon ta ndihmoje ne gjetjen e djalit te saj te humbur duke i puthur duart. Nuk e di perse mu duk si shume e ekzagjerur perfshirja e saj ne kete film, ndoshta e kam gabim.

Do tregoj dhe nje skene dhe stop

Eshte nje moment komunikimi midis Yllkes dhe bashkeshortit te saj Rrokut , pasi keta zbulojne se Niku kishte ikur bashke me Majlinden.
Nje bisede tipike e cifteve te "percara" , qe fakti se kane femije nuk do te thote se kane intigritet apo jane familje. Nje bisede akuzuese, urrejtje e fshehur, dhimbje dhe lot ,pergjegjes per te cilin behej vetem Rroku i shkrete.

Nejse se nuk jam nje narretore e mire e di..:p

ps: Gjithsesi nje nga keto dite do te takoj dike qe i ka ndjekur xhirimet nga afer dhe shpresoj te me qartesohen disi mendimet dhe pershtypjet per kete film.


Postuar nga Tulipani datë 09 Dhjetor 2009 - 05:27:

Flm per historine por vetem fakti qe qenka ajo Shtino brenda me mjafton per ti vene vize e kryq

meqe jemi tek filmat ti qe i shikon keto thriller e horror, nese arrin te gjesh Funny games te 1997 shikoje se ma kane keshilluar.
Regjizori eshte Michael Haneke, une i kam pare The Piano Teacher prandaj besoj se do jete mjaftueshem psikopat e kontrovers sa per te te futur friken :p


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2009 - 14:14:

Honeymoons eshte film shqiptaro-serb (po, nacionaliste, kemi bere film me serbet), i cili u prezantua ne Tirana Film Festival para dy javesh. Nuk ka si te jete ne youtube sepse sa ka dale. Per me teper filmat shqiptare nuk i nxjerrin per shkarkim edhe kur kalojne vite, jo me tani qe dalin. Eshte fatkeqesi me vete qe pseudo-aristet tane nuk stimulojne njohjen e veprave ne internet. Pikerisht ajo qe kemi nevoje me shume, filmat moderne shqiptare, jane ato qe mezi gjenden.

Para 6 muajsh u futa te kerkoj nje kortometrazh ("24 oreshi i nje 10 mije lekeshi"). E ka bere djali i Niko Trenit, operator i njohur i kinostudios se vjeter. I shkrova emaile, kontaktova njerez qe e njohin, por prape se gjeta dot filmin.

Merre me leng, ia vara filmit, emaileve dhe Redi Trenit.


Postuar nga lubi datë 09 Dhjetor 2009 - 19:20:

tek filmat e rinj po shihja :"takim me spartanet" me nje humor te holle dhe mjaft i kendshem per tu ndjeku////kur pas ca kohesh shoh ne reklame filmin:"300" epo thash te shoh kete filmin e ri dhe ne fakt me beri cudi si jane realizuar kaq shpejt dy filma qe kane te njejten teme,,ate te luftes heroike te 300spartaneve ne lufte kunder mijerave persianeve!!!!!!!!!!nejse filloj te ndjek kete filmin e dyte ...kur cfare te shoh.....kuptova qe "takim ma spartanet"ishte venie e plote ne loje e ketij 300,,,dhe kishin pasur shume te drejte nje film pa nivel,,me ca skena te sajuara,,levizje te ngadalta,,me sfond bezhe e kafe,,,me nje grim te shemtuar te aktoreve,,,nuk di t'ju tregoj sa me eshte shpifur.......por te pakten kuptova arsyet pse ishin tallur ne ate menyre me te dhe ne fakt filmi qe i vinte ne loje eshte mijera here me ikendshem dhe ia vlen t'a shohesh.


Postuar nga kurt datë 10 Dhjetor 2009 - 04:12:

"A woman in berlin" nje grua ne berlin.
nje histori e vertet e mare nga ditari i nje ish gazetareje gjermane, qe tregon ne detaje perdhunimet dhe vuatjet e femrave gjermane ne ditet kur forcat ruse kane hyre ne berlin.

ka shume vite qe nuk kisha pare nje film qe per dite me radhe nuk me hiqet mga mendja.
muzika e filmit po aq e persosur, akotorja qe loz ne ket film eshte e pamundur te mos derdhesh lot dhe te biesh ne dashuri me te gjithashtu edhe ta urrejsh edhe te deshirosh vdekjen e saj per nje cast, varet si e imagjinon veten ne marrdhenie me aktoren.

ky film, personalisht mua si mashkull provokon shume emocione nga me te ndryshmet edhe nga me te errtat, nje film qe te fut ne depresione dhe nuk te del nga kujtesa kurre. nje film qe trazon ujrat e qete ne shpirtin e cdo mashkulli, te pakten ata qe menodjn si une.

ultimatly the sadest and the most beautiful moving film I have ever seen.


Postuar nga Fajtori datë 15 Dhjetor 2009 - 03:03:

Pride and Glory

Coli Farrel, Edward Norton, etj.

Aktoret shume te mire por...

Sa bezdi i kam filmat qe levizin kameran gjithe kohes. Kapen te xhirimi i dores qe filmi te duket real. Bahh...


Postuar nga Agent Provocateur datë 16 Dhjetor 2009 - 20:50:

Viola di Mare - Trailer Italiano



sapo e mbarova se pari... me pelqeu.

edhe kolona zanore nga nanini


Nje histori e vertete e Sicilise ne vitet 1800. Viola di mare eshte nje lloj peshku qe nderron seks kur dashurohet dhe anxhela u dashurua me shoqen e saj dhe u be anxhelo...


Postuar nga Tulipani datë 17 Dhjetor 2009 - 01:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Agent Provocateur


Nje histori e vertete e Sicilise ne vitet 1800. Viola di mare eshte nje lloj peshku qe nderron seks kur dashurohet dhe anxhela u dashurua me shoqen e saj dhe u be anxhelo...




Ty te paska pelqyer. Doja ta shikoja dhe une, por s'kam shkuar ne kinema. Producente eshte Cucinotta e s'eshte ndonje siguri e madhe por gjithsesi isha kurioze.


Postuar nga cecilia datë 17 Dhjetor 2009 - 01:52:

Po hajde shkojme bashke Tulipe se edhe mua me beri kurjoze ky peshku...sa do doja te ndodhte dicka e tille ditet e sotme.


Postuar nga kotka datë 17 Dhjetor 2009 - 02:00:

Everybody's Fine


Postuar nga Tulipani datë 17 Dhjetor 2009 - 02:39:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Po hajde shkojme bashke Tulipe se edhe mua me beri kurjoze ky peshku...sa do doja te ndodhte dicka e tille ditet e sotme.


ok e shikojme me korrespondence

Nuk ka ndonje gje, ne ditet e sotme s'eshte cudi qe dy gra te dashurohen me njera tjetren e te jetojne bashke po ne kohen e filmit po qe ka qene e pamendueshme.


Postuar nga cecilia datë 17 Dhjetor 2009 - 02:53:

Po jo vetem...peshku ndryshoi sex me sa kuptova. Apo jo?

P.s: Se une jam nje cik spontane mos ma vi re.


Postuar nga Tulipani datë 17 Dhjetor 2009 - 18:29:

Historia e peshkut eshte metafore e i jep titullin , ne film asnje nuk ndryshon seks. Ne ato vite as qe behej fjale per gjera te tilla. Thjesht njera hiqet si djale per te evituar skandalin.

ps. spontaniteti kur nuk te fut ne hall eshte goxha i lezetshem.


Postuar nga Katilesha datë 19 Dhjetor 2009 - 19:42:

Te heart of me

Nje film qe daton ne vitin 2002 dhe qe une e kam pare vetem 1 here, por dje iu riktheva me deshire meqe po e jepte Digi Hits. Dhe per here te pare pas disa kohesh u perlota nga nje film. Nje histori e "rendomte" por qe ndodh ne perditshmerine tone. Kur e prek kete realitet per se largu per here te pare te duket dicka e pazakonte dhe absurde , por ndodh , ne realitet gjithcka eshte e pashmangshme.



"And throughout all eternity,
I forgive you and you forgive me".
William Blake

- Dikush ka nje kenge, dikush nje vazo me lule, nje liber apo nje vend, kurse Dina & Erik kishin vargjet e Blake.


Postuar nga Katilesha datë 30 Dhjetor 2009 - 22:57:

27 Fustanet ( 2008)

Pervecse nje film i kendshem dhe qe kalon shpejt, ka disa gjera aty qe te fusin ne mendime. Por ne kompleks eshte nje film i mire , dhe 2 protagonistet kryesore jane bere per njeri-tjetrin sic thote nje fjale. Dhe kjo biondina eshte tipike per keto role, i shkojne aq shume per shtat saqe une s'mund ta imagjinoj ne ndonje zhaner tjeter.


Postuar nga Katilesha datë 14 Janar 2010 - 05:27:

Sot ne kinema New Moon, vazhdimin e Twilight. Edhe pse film me shume per adoloshente mua me pelqen, madje nuk kam them turp te them qe edhe jam perlotur.
Sido te jete dhe ngado ti kemi te drejtuara preferencat tona, ka momente te caktuara ne jete qe na pelqen te ngulemi 2 ore perpara ekranit dhe te shohim nje film te atille, sidomos kur je ne shoqeri te mire.

Gjithashtu edhe lista e kengeve me pelqeu, sidomos Muse.


Postuar nga Katilesha datë 14 Janar 2010 - 05:56:

New Moon - Lista e kengeve

1. Death Cab For Cutie — "Meet Me on the Equinox"
2. Band of Skulls — "Friends"
3. Thom Yorke — "Hering Damage"
4. Lykke Li — "Possibility"
5. The Killers — "A White Demon Song"
6. Anya Marina — "Satellite Heart"
7. Muse — "I Belong to You (New Moon)"
8. Bon Iver and St. Vincent — "Rosyln"
9. Black Rebel Motorcycle Club — "Done All Wrong"
10. Hurricane Bells — "Monsters"
11. Sea Wolf — "The Violet Hour"
12. Ok Go — "Shooting The Moon"
13. Grizzly Bear — "Slow Life"
14. Editors — "No Sound But the Wind"
15. Alexandre Desplat — "New Moon (The Meadow)"

Po postoj vetem te Muse " I belong to you", e papare.


Postuar nga SmoKer datë 14 Janar 2010 - 08:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
New Moon - Lista e kengeve

1. Death Cab For Cutie — "Meet Me on the Equinox"
2. Band of Skulls — "Friends"
3. Thom Yorke — "Hering Damage"
4. Lykke Li — "Possibility"
5. The Killers — "A White Demon Song"
6. Anya Marina — "Satellite Heart"
7. Muse — "I Belong to You (New Moon)"
8. Bon Iver and St. Vincent — "Rosyln"
9. Black Rebel Motorcycle Club — "Done All Wrong"
10. Hurricane Bells — "Monsters"
11. Sea Wolf — "The Violet Hour"
12. Ok Go — "Shooting The Moon"
13. Grizzly Bear — "Slow Life"
14. Editors — "No Sound But the Wind"
15. Alexandre Desplat — "New Moon (The Meadow)"

Po postoj vetem te Muse " I belong to you", e papare.



..sepse je fan i Muse )


Postuar nga SmoKer datë 14 Janar 2010 - 08:46:

Avatar

Mezi prisja ta shikoja dhe te them te drejten qe me pelqeu shume, James Cameron ka treguar dhe nje here se cfare pelqen publiku me krijimin a tij.

Edhe pse ka patur shume kritika , ky film po korr akoma nje sukse te jashtzakonshem.

A must see one !




Postuar nga Eria datë 14 Janar 2010 - 14:54:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Avatar

Mezi prisja ta shikoja dhe te them te drejten qe me pelqeu shume, James Cameron ka treguar dhe nje here se cfare pelqen publiku me krijimin a tij.

Edhe pse ka patur shume kritika , ky film po korr akoma nje sukse te jashtzakonshem.

A must see one !








E pashe une filmin,sme la ndonje pershtypje wowwwwwww ...I lezetshem,vetem kaq...


Postuar nga Fajtori datë 14 Janar 2010 - 16:33:

Filmin me siper,

Jam kurioz ta shikoj nga ana teknike, por pergjithesisht nuk me terheqin filmat ireale. Kam pare disa dokumentare te shkurter dhe aspekti teknik me terhoqi shume, disa teknologji dhe kamera te reja qe do sherbenin dhe universiteteve per eksperimente te ndryshme. Por pashe perkthimin virtual te aktoreve live dhe psh aktorja kishte shprehje te fytyres shume me te plota sesa prodhonte kompjuteri per personazhin e saj avatar. Kam pershtypjen ka humbur goxha shprehja e njerezve aktore.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Janar 2010 - 19:27:

Dy te fundit qe kam pare 2012 dhe avatar

avatar 3 ore film pra shume i gjate, subjekt koti, efekte speciale te perkryera me pamje 3D do dukej akoma me bukur, ne fakt smu duk si film por si 1 loje PS 3 shkurt sakte e paster sme pelqeu shume reklame e shume para per asgje....

2012 i lezetshem ja vlente ta shikoje por prap e kishin eksagjeruar paksa.


Postuar nga cecilia datë 17 Janar 2010 - 00:38:

Per Avatar me sugjeruan ta shikoj patjeter...me dhane 2 pale syze...dy bileta me gjysem cmimi...thashe pse mos te shkoj neser...

Vertet qe eshte shume i gjate, s'jam e sigurte sa do duroj brenda ne salle 3 ore plot...nejse me thane qe nga ana teknologjike e papare fare...gjithashtu gjate 3-oreve do harroj realitetin...Neser do ju them pershtypjet e mija.


Postuar nga Eria datë 17 Janar 2010 - 17:13:

The Twilight Saga New moon,me pelqeu,por se di kisha pershtypjen sikur prisja dicka me shume...megjithate me pelqeu


Postuar nga cecilia datë 17 Janar 2010 - 22:00:

Me ne fund e pashe 'Avatar'.
Edhe nje here filmi tregoi se gjithcka vjen nga qenia njerezore,si shkenca,kerkimet,teknologjia etc ashtu edhe shkatarrimet,luftrat dhe pushteti...
Filmi kishte disa misione si qellim...Por ne fund te fundit drejtesia,inteligjenca fisnike fitoi...Imagjinata e realizatorit ishte pa kufi...Nuk e kupton se kane kaluar 3-ore dhe ti shikon akoma per te kuptuar akoma me teper...Ishte vertet film i mrekullueshem.


Postuar nga SmoKer datë 18 Janar 2010 - 00:16:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Me ne fund e pashe 'Avatar'.
Edhe nje here filmi tregoi se gjithcka vjen nga qenia njerezore,si shkenca,kerkimet,teknologjia etc ashtu edhe shkatarrimet,luftrat dhe pushteti...
Filmi kishte disa misione si qellim...Por ne fund te fundit drejtesia,inteligjenca fisnike fitoi...Imagjinata e realizatorit ishte pa kufi...Nuk e kupton se kane kaluar 3-ore dhe ti shikon akoma per te kuptuar akoma me teper...Ishte vertet film i mrekullueshem.



E shoh qe nuk qenkam vetem un qe thote qe eshte film i arrire ))

Kot nuk po ben gjith ata pare ky film , me duket se eshte i dyti i te gjith koherave per nga fitimet qe po sjell.


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2010 - 00:34:

Hehhh...

Me kaq reklame sa po i bejne, me speciale, dokumentare, intervista, prezantime, ne mes te nates, te dites, te mengjesit, etj., normal qe do beje leke. Nuk ka film te me reklame te tille verdalle. Nese e meriton ose jo kjo eshte pune tjeter, por kur nje film ka kaq reklame normal qe do fitoje.

Nuk duhet harruar qe kinematografia eshte industria e dyte amerikane (ne mos gaboj, pas industrise se armeve). Keshtu qe i intereson te thithe sa me shume leke nga bota me super reklame dhe krijimin e mitit per nje film.


Postuar nga cecilia datë 18 Janar 2010 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hehhh...

Me kaq reklame sa po i bejne, me speciale, dokumentare, intervista, prezantime, ne mes te nates, te dites, te mengjesit, etj., normal qe do beje leke. Nuk ka film te me reklame te tille verdalle. Nese e meriton ose jo kjo eshte pune tjeter, por kur nje film ka kaq reklame normal qe do fitoje.

Nuk duhet harruar qe kinematografia eshte industria e dyte amerikane (ne mos gaboj, pas industrise se armeve). Keshtu qe i intereson te thithe sa me shume leke nga bota me super reklame dhe krijimin e mitit per nje film.



Fajtor nuk jam dakort me ty ne nje pike,nuk ka te bej reklama hic,kur nje film ja vlen,ja vlen...thuaj c'te duash ti edhe une...Ky film ishte interesant ne dy pika: e para qe misioni qe kishin si qellim humanet (bashkoj dhe shkencen ketu) dhe e dyta qe mu duk me interesante ishte se njerezit shpiken 'avatarin' per t'iu afruar dhe kuptuar jashtetokesoret...por kur avatari kuptoi se qellimi i humanizmit ishte t'i zhdukte komplet, ai reagoi dhe reagoi shume ashper edhe pse ishte handikap...ne fund cfare mesuam?
Une te pakten mesova se qenia humane ben gjithcka si per mire ashtu edhe per keq...


Postuar nga AngelDevil datë 18 Janar 2010 - 00:57:

po ca subjekt aman... tipik amerikan na e nxorren qe dhe ne te ardhmen dhe ne 1 bote ireale do jene ata qe do kontrrollojne gjithcka pffffffffffffffff

mua e di ca me kujtoj boten e virtuales internetit forumeve per disa persona jo per te gjithe sigurisht... kur nen nje nickname e mbas 1 avatari jemi njerez te tjere njesoj si dhe ai te filmi pra dhe kur jemi pa kembe ecim vrapojme, e kur jemi duke qare qeshim etj etj dhe kur hapim syte ne mengjes nuk e kuptojme jetojme realen apo virtualen deri sa vjen 1 dite dhe e kuptojme qe realiteti eshte me i rendesishem dhe virtualje humbje kohe... pra subjekti qe kot fare

ah po teknologjia qe te linte pa fjale PORRRRRRR qe kinematografia nuk eshte efekte speciale o njerez duhet te kete emocione njerezore e une te ai film nuk e gjeta... pashe vetem teknologjine e fantazine lulet kafshet xhunglen e personazhet e avatarit ....asnje emocion tjeter


Postuar nga BIONDIA datë 18 Janar 2010 - 01:06:

mua thjesht sme pelqeu me bani me dhimbje koke kur dola isha si e hutuar ...miliarda per nje film te tille ? ate q ethote filmi qe filmi qe qenia njerezore ben gjithcka e dime vetem se ky film na e boni ick me te sheqerosur...


Postuar nga SmoKer datë 18 Janar 2010 - 01:07:

Fajtor , ti doja te shikoje se cfare teknike dhe efekte jane perdorur ne kete film , ky direktor ka kalur te gjith kufinjte dhe ka krijuar nje krijese saqe dhe njerezit e kane zili

Nje nga arsyjet qe e kritikuan ishe sepse njeriu tradhetoj qenien e vet per kete avatar , krijese tjeter.

Te sugjeroj ta shohesh sa me pare dhe besoj se do bindesh .


Postuar nga AngelDevil datë 18 Janar 2010 - 01:09:

aman ca krijoj krijesa te fantazise ... e ku qe emocioni ketu booh... sy veshe duar kembe ... ah po kishte shtuar bishtin qe dikur e kemi pasur bile e menyren e te berit seks e kishin njesoj si humanet ... kujtova se fantazia do ndryshonte pak ne ket pike hahahaha


Postuar nga cecilia datë 18 Janar 2010 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Fajtor , ti doja te shikoje se cfare teknike dhe efekte jane perdorur ne kete film , ky direktor ka kalur te gjith kufinjte dhe ka krijuar nje krijese saqe dhe njerezit e kane zili

Nje nga arsyjet qe e kritikuan ishe sepse njeriu tradhetoj qenien e vet per kete avatar , krijese tjeter.

Te sugjeroj ta shohesh sa me pare dhe besoj se do bindesh .



Smoker, duhet te themi pse e tradhetoi? Ketu eshte e gjithe pyetja...


Postuar nga SmoKer datë 18 Janar 2010 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
aman ca krijoj krijesa te fantazise ... e ku qe emocioni ketu booh... sy veshe duar kembe ... ah po kishte shtuar bishtin qe dikur e kemi pasur bile e menyren e te berit seks e kishin njesoj si humanet ... kujtova se fantazia do ndryshonte pak ne ket pike hahahaha




angel , mua ke duket teper sexy kjo ))


Postuar nga AngelDevil datë 18 Janar 2010 - 01:14:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


angel , mua ke duket teper sexy kjo ))



po sepse eshte humane... por imagjino si do te duket ajo 3 metroshja me ato duar te frikshme e me ate bishtin te culo hahahaa

nejse se bej shaka... une e thashe filmi me jep me shume emocione kur nuk futet teknologjia ne mes por njerzit dhe ato qe thone ata ne skenar apo ne mimike fytyre ....

Ky me shume mu duk film per adoleshenta qe luajne playstation gjithe diten

p.s. fytyra te foto i ngjan shume 1 mace persiane shife ne google


Postuar nga SmoKer datë 18 Janar 2010 - 01:17:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


po sepse eshte humane... por imagjino si do te duket ajo 3 metroshja me ato duar te frikshme e me ate bishtin te culo hahahaa

nejse se bej shaka... une e thashe filmi me jep me shume emocione kur nuk futet teknologjia ne mes por njerzit dhe ato qe thone ata ne skenar apo ne mimike fytyre ....

Ky me shume mu duk film per adoleshenta qe luajne playstation gjithe diten

p.s. fytyra te foto i ngjan shume 1 mace persiane shife ne google



edhe un per vete do e kisha tradhetuar vendin tim per kete ciken ketu lol


Postuar nga AngelDevil datë 18 Janar 2010 - 01:19:

po aman se ma kujtove patriotizmi amerikan a kishte vend te avatari aman ja kishin fut kodra mbas bregut pfff

p.s. ske faj ti se ke ngel te ato talebanezet e vogla e i ke harru cikat shqyptare ske faj po te duket avatarja seksi :p


Postuar nga SmoKer datë 18 Janar 2010 - 01:20:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
po aman se ma kujtove patriotizmi amerikan a kishte vend te avatari aman ja kishin fut kodra mbas bregut pfff

p.s. ske faj ti se ke ngel te ato talebanezet e vogla e i ke harru cikat shqyptare ske faj po te duket avatarja seksi :p



lol


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2010 - 01:28:

Siç e thashe me pare, me terheq ana teknike dhe regjizoriale. Se ve ne dyshim qe James Cameron eshte regjizor i mire dhe filmi mund te jete i bukur. Por po pompohet ne menyre boterore duke thithur shuma astronomike lekesh.

Te them te drejten akoma s'ma kap truri si mund te harxhohen 200 apo 300 milione dollare ne nje film, kur Shqiperia mezi gjen 2 milione per nje film duke trokituar ne dyert e shteteve perendimore. Kineastet e vegjel mezi arrijne te gjejne 30 mije euro per nje kortometrazh.

Industria e kinemase po thith gjithe leket drejt Amerikes, Nje film i ndershem do ishte pa reklame fare, me goje mbyllur, e atehere duhej pare a nxirrte leket e veta. Kam dyshimin se reklama e ketij filmi tejkalon kufijte llogjike dhe hyn ne territorin e propagandes per interesa ekonomike. Ndryshe nuk do ishte lavderuar tani, por pasi te kishte ikur nga kinemate. Ti do paguaje 100 fishin e biletes per te pare Avatarin krahasuar me nje film Europian apo Shqiptar?


Postuar nga BIONDIA datë 18 Janar 2010 - 01:35:

skam cte them mo i tha Faja te gjitha dhe cuditerisht jemi ne nje mendje gje e rralle kjo


Postuar nga cecilia datë 18 Janar 2010 - 01:41:

Fajtor bileten e bleva me gjysem cmimi. Se ndryshe s'do ta kisha pare...Une prape do insistoj tek mesazhi qe kaloi filmi dhe jo tek politika e saj...

Mesazhi qe me kaloi mua filmi ishte se qenia humane eshte me e poshter se kafshet e egra...Kaq dhe pike.


Postuar nga Fajtori datë 18 Janar 2010 - 01:52:

E thote dhe Matrix ate ide. Njerezit jane virusi me i rrezikshem per planetin. Duan te kontrollojne çdo aspekt te natyres dhe krijojne shkaterrimin e qenive dhe specieve te tjera.

Prape mendoj se Avatar do ishte interesant, edhe pse zakoni i krijimit te filmave kolosale qe perfundojne te jene me kukulla nuk me ka terhequr ndonjehere (duke filluar nga Star Trek).



P.s. Ne mjekesi ka nje test qe mat fantazine e njeriut, ku i kerkohe te vizatoje qenie jashte tokesore. Njerezit me mungese fantazie krijojne alienet te ngjashem si njeriu. Artistet krijojne qenie te reja dhe kane fantazi pa fund. Nga ky pikeveshtrim filmat qe krijojne aliene te ngjashem me njeriun tregojne mungesa te theksuar fantazie. Por njerezit ato duan se alienet e vertete (qe mund te kishin forma çfaredo) nuk do i shihte njeri.

P.p.s. Deri me sot filmi me i pasur i botes ishte Titanic. Krijuar gjithmone nga James Cameron, kushtoi 300 milione dollare dhe ka fituar 1800 milione.


Postuar nga Katilesha datë 18 Janar 2010 - 15:47:

Nuk kisha mundesi ta shihja kete AVATAR, por do ta shkarkoj e do ta shoh thjeshte per kuriozitet, per kete famen qe mori, qe mua me duket " e tepruar" kur behet fjale vecse per nje film me kukulla.

Anyway sot po degjoja ne radio qe disa te rinj qe ishin mblehdur me facebook ( a dicka e tille) , kishin vrare veten pasi kishin zbuluar qe qyteti Pandora i permendur tek filmi AVATAR nuk ekzistonte. Te rinjte kishin qene fan te ketij filmi dhe si duket e kishin marre si nje realitet por qe ishte shprehur ne menyre tjeter...etc etc.


Postuar nga kotka datë 18 Janar 2010 - 20:11:

oh kam pare shume filma keto kohe:

"It's complicated"
"Leap year"
"Youth in revolt"
"No country for old man"
"The proposal"
"Managment"
"Julie&Julia"
"The Ugly Truth"
"Raging Ball"

My favorite of course si grua qe jam eshte "It's complicated"


Postuar nga AngelDevil datë 18 Janar 2010 - 20:41:

the ugly truth qe shume i bukur ... vajta e pashe 2 here ne kinema


Postuar nga kotka datë 18 Janar 2010 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
the ugly truth qe shume i bukur ... vajta e pashe 2 here ne kinema


po shume i bukur ejnxhi ,
shume per te mesuar se c'duan meshkujt dhe c'duan femrat me ne fund, sa ndryshim te madh qe kemi.


Postuar nga Roi datë 19 Janar 2010 - 00:43:

Avatar

Me ne fund e pashe dhe une,nuk i rezistova dot tere asaj reklame e te perfoluri qe ju be,sado qe personalisht nuk jam aspak i terhequr nga filma te ketij lloji,po thjesht per te pare kufirin se ku ka rritur teknologjia sot (pasi ky film per kete gje beri me shume te fliste ). Psh filmin Star Wars as qe e kam marre ndonjehere mundimin ta shikoja,kurse The Lord of the Rings e lashe pergjysem se mu duk teper irreal, per femije !!
Si teme,dhe Avatar eshte dicka e ngjashme,pa ndonje interes te madh,sado qe nuk perjashtohet mundesia qe ne nje galaksi te larget te ekzistojne qenie dhe ambiente te tilla ! Ne fund te fundit njohim vetem galaksine tone ...dhe ate e jo tamam,njehere thone ne Mars ka uje,pastaj s'ka ..pastaj ndoshta...pastaj...buuu

Per t'iu rikthyer filmit,dola ne konluzionin me te cilin shkova per ta pare ! Ja vlen te shihet thjesht per persosmerine e arritur nga teknologjia dhe te efekteve speciale,sidomos pjeset kur marinsi amerikan (i materializuar ne trupin e nje alieni) fillon te eksploroje ate shumllojshmeri biodiversiti te planetit te ashtequajtur Pandora ! Bimet me ato ngjyrat e forta e te ndezuara, kafshet,gjallesat e ndryshme,ata kuajt (apo tip drgojsh) fluturues... duke qene se e pashe ne kino me 3D,efekti ishte goxha pozitiv,mese i kenaqshem...Here pas here hiqja syzet te vija re ndryshimin, dhe ndryshimi ishte se me 3D te dukej sikur cdo gje zhvillohej me afer,efekti eshte krijuar ne menyre te tille qe ta beje spektatorin te ndihet pothuajse prezent ne film,ose sdq sa me prane tij edhe se shpeshhere me dukej sikur aktoret rrinin pothuajse pezull...sikur te ishin mbi nje skelerine nga ku po aktronin...ndoshta ka nevoje dhe teknologjia 3D per permisime te metejshme,por ne total,nga kjo pikpamje filmi ngelet goxha mahnites !!

Historia paksa banale ! Tokesoret,te terhequr vetem nga bota materialiste ku komandon dollari e egoizmi,jane gati te shkaterrojne nje planet ku mbizoteron harmonia perfekte midis njeriut me njeriun e me natyren dhe ku njerezit duken sikur jetojne me parimet e Budes

Marinsi amerikan i derguar per te luftuar, perfundon te udheheqe pikerisht popullsine aliene "armike" kundra marinsave te tjere,per me shume dhe dashurohet me nje vendase,i gatshem te leje menjane konfortin dhe te ardhurat qe do i siguronte ky mision, e te zgjedhe nje jete primitive....histori teper e ekzagjeruar me pak fjale,cik shume made in Hollywood !
Gjithsesi filmi ka meriten qe ecen goxha rrjedhshem, 3 ore pothuajse nuk ndihen !


Postuar nga Eria datë 19 Janar 2010 - 00:54:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
the ugly truth qe shume i bukur ... vajta e pashe 2 here ne kinema



Perse flet me pak fjale,jam nisur disa here ta shoh por sme ka rene rasti...


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.