| Forumi Horizont | Gjithsej 289 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit » Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)
Eshte jashtezakonisht shume kenge e bukur cupka.
Ritfolk kane stilin e tyre (kishin) qe ne krahasim me gjithe krijimtarine e muzikes pop-rock shqiptare eshte i vecante!
Ritfolk - Deshire dhe Heshtje (Kliko per te shkarkuar)
Tej dritares është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina
qyteti nis e del prej vetes
në rrugë bredhin klube e makina
Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm
s'është e thënë të jem as vet' i dytë
me miq të rastit po më mbushet nata
një vënd do gjej ku të çlodh sytë
Kam ftohtë e s'të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës sime
si zogj të bardhë e të verbuar
mbërrijnë tek ti.
Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë
e unë, me sytë pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë
që solle ti…
E di pse hesht hija ime
e di që lotët s'flasin kurrë
prandaj dëgjoji dhe fjalët e mia
në heshtje këndojnë dhe ata si unë
Pas pak ngadalë do të iki
që lotët të shkoj ti fshij diku
këtu pranë, mbase atje larg
pas pak ngadalë do kthehem unë
Kam ftohtë e s'të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës sime
si zogj të bardhë e të verbuar
mbërrijnë tek ti.
Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë
e unë, me sytë pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë
që solle ti…
| Gjithsej 289 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit » Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.