Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Donne con le gonne (1991)
Regjizor: Francesco Nuti
Skenari: F. Nuti, Ugo Chitti, Giovanni Veronesi
Aktore: F. Nuti, Carole Bouquet, Gastone Moschin
Eshte nate e thelle. Renzo zgjohet i rrethuar nga tyta armesh te policise. Po çfare ka bere Renzo? Kete e spjegon avokati ne gjyq (Gastone Moschin), duke filluar nga momenti qe Renzo njohu Margheriten e deri ne momentin e gjyqit. Renzo atehere njohu nje vajze kryeneçe, feministe, te lidhur me grupe reaksionaresh te vitit '68. Ashtu i turpshem, Renzo ndihmon Margheriten ne disa raste, duke rrezikuar dhe veten. Por rastesia i lidh pergjithmone, ndersa me kalimin e viteve raporti i çiftit ka boshlleqet e veta. Jemi ne vitet kur divorcet rriten dhe liria e femres çon shume familje ne krize. Megjithate Renzo nuk dorezohet dhe kerkon te gjeje ekuilibrin e duhur qe Margheriten mos ta humbe kurre, qofte dhe duke e lidhur me zinxhire.
Historia ka plot skena per te qeshur, aq sa shumica jane ne youtube, por Nutit i mungon ajo fytyra qesharake e filmave te tjere (ndoshta shenja e depresionit qe e kap ne vitet '90).
"Donne con le gonne" jane grate me fund, moda qe lindi kur femrat filluan te jene te lira. Ndersa historia nga pikeveshtrimi i nje burri ben qe kritiket ta konsiderojne filmin mizogjen.
E bukur mbyllja e filmit, qe le nje shije romanticizmi dhe devocioni qe shpesh injorohet nga brezi i ri:
"Questo non fu altro che un ennesimo episodio della loro storia. Una lunga storia che gli vide protagonisti di ulteriori abbandoni e di nuovi incontri, perennemente e caparbiamente alla ricerca di un'armonia che forse non faceva più parte del loro tempo. Comunque una cosa è certa! Quest'uomo e questa donna erano destinati ad amarsi, e se voi preferite a lottare, fino alla fine..."
Fragment:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.