Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)


Postuar nga qershor13 datë 23 Mars 2004 - 19:14:

Hasanbelliu: Jam kundër gjyqtarëve të huaj

Presidenti i Teutës nuk e shikon të nevojshëm gjykimin e huaj në ndeshjen e dytë me Dinamon.

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, në një deklarim për "Sportin shqiptar" është shprehur se është kategorikisht kundër caktimit të gjyqtarëve të huaj për ndeshjen e kthimit të kupës me Dinamon. Siç dihet, ka qenë presidenti i Dinamos, Delijorgji, ai që e ka nxjerrë në "vitrinë" këtë kërkesë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së parë në Tiranë, ku blutë fituan 2-1. I pyetur për këtë, presidenti i "djemve të detit", Edmond Hasanbelliu, ka replikuar: "Gjyqtarët e çfarëdolloj ndeshjeje të kampionatit tonë apo të kupës nuk mund të përcaktohen sipas dëshirës së presidentëve, por sipas rregullave që aplikohen për të gjithë. Ne kemi zhvilluar disa ndeshje me Dinamon dhe nuk e kemi kontestuar gjykimin, ashtu siç ka bërë Dinamoja. Kësisoj, nuk kemi pse të kërkojmë gjyqtarë të huaj për ndeshjen e dytë çerekfinale të kupës. Nëse do të bëhej fjalë për gjyqtarë të huaj, ata të ishin vendosur që në ndeshjen e parë në Tiranë. Pra, më duket absurde që vetëm në ndeshjen e kthimit, që do të luhet mesjavën tjetër në "Niko Dovana", të gjykojnë gjyqtarë të huaj." Nga ana tjetër, presidenti Hasanbelliu është shprehur se duhet treguar më tepër respekt për gjyqtarët tanë, të cilët, pavarësisht mangësive që mund të kenë, i kemi pranuar të gjithë në fillim të sezonit. Për sa i përket paraqitjes së Teutës në ndeshjen e parë çerekfinale të kupës, Hasanbelliu është shprehur: "Ekipi është paraqitur mirë, por mund të bënte edhe më shumë në këtë ndeshje. Gjithsesi, rezultati i parë premton për një kualifikim në ndeshjen e kthimit. Pavarësisht humbjes me Tiranën, unë besoj te forca e ekipit tim. Futbollistët janë të vendosur të "luftojnë" deri në fund të kampionatit, për të arritur zonën evropiane," - shton Hasanbelliu.


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 111 112 113 114 115 116 117 118 119 [120] 121 122 123 124 125 126 127 128 129 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.